Këtu nuk ha kush burg pse vret njeriu, jo më lopa

3 Shtator 2013, 18:51Politika TEMA
Këtu nuk ha kush burg pse vret njeriu, jo më lopa

Një rast i pazakontë ka habitur opinionin publik në Gjermani.

Një grua 60 vjeçare ka dalë përpara gjyqit, e akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Ajo në fakt nuk ka bërë gjë, por lopa e saj ka vrarë një kalimtare.

Çfarë ka ndodhur?

Një grua 57 vjeçare është gjetur e vdekur në një nga fushat e Dillenburg.

Trupi i saj kishte disa kocka të thyera dhe plagë të shumta të brendshme.

Prokuroria thotë se lopa ka vepruar e nxitur nga instinktet e nënës për të sulmuar kalimtaren.

Nuk kishte shumë kohë që lopa Verona ishte bërë nënë.

Pronarja Maria Gerda G. nuk e ka lidhur siç duhet lopën e saj, duke e lënë të lirë.

Në arrati ajo kishte lindur viçin, çka e kishte bërë shumë agresive.

Policia madje përdori një helikopter për të gjetur Veronën.

Maria hedh dyshime për versionin e policisë.

Në total ajo mund të dënohet me pesë vite burg./ep

8 komente në “Këtu nuk ha kush burg pse vret njeriu, jo më lopa”

  1. nina says:

    atje ka ligje dhe per me teper zbatohen

  2. shvejk says:

    Te therret dhe te behet byftek, te perbrendeshmet te behen kukurrec. Keshtu do vene mend lopet e tjera.

  3. joni says:

    pomir o miqet e mi ne jemi ne vend te dyt mbas gjermanise

  4. paradox says:

    Pse eshte e cuditshme? I zoti i kafshes eshte pergjegjes per kafshen dhe ketu ne UK nqs nuk e mban qenin te lidhur kur je jashte shtepise dhe qeni sulmon dike, ligji e thote qarte pronari shkon ne burg. te cuditshem jeni ju ne Shqiperi qe nuk njihni e nuk beni ligje qe komuniteti te ndjehet i sigurt.

    1. tomorr says:

      pothuajse te gjithe njerezit jane te siguruar per shuma deri ne 20-50 milion euro.. sidomos familjet me femije e kafshe shtepiake…

  5. d.gorezi says:

    Edhe tek ne egziston nje ligj i tille:kur kapet dikush ne fshat me hashash,denohet kryeplaku.

  6. Bibi Lushi says:

    Nje qeveri e forte e kap leprin me qere… thone. Se perndryshe ndodh si ne gjithe keto vitet e demo…kaotise ku lepri tallet me qeverine dhe i tregon bibilushin.

  7. Krasta says:

    Pra te mbash pergjegjesi,per punen qe ben.KESH apo CEZ te njoftoje qytetaret kur nderpret energjine elektrike ose kur e leshon ate,sepse ndryshe na vret,na demton paisjet,na djeg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje