Ambasadori i Iranit ankohet për strehimin e muxhahedinëve. Berisha: Ishte thjesht akt humanitar

3 Shtator 2013, 18:35Politika TEMA

Kryeministri në largim, Sali Berisha, priti në një takim ambasadorin e ri të Iranit në Shqipëri, A. Majid Mozafari, që iu ankua kryeministrit, duke thënë se nuk do donte që Shqipëria të bëhej strehë e muxhahedinëve iranianë.

Berisha i tha se ky ishte një veprim thjesht humanitar.

“Nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritetet shqiptare,” tha Berisha.

“Ne jemi të përkushtuar t’u krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar”./ep

4 komente në “Ambasadori i Iranit ankohet për strehimin e muxhahedinëve. Berisha: Ishte thjesht akt humanitar”

  1. LORA says:

    Iku Hillari Klinton,,,,,,erdhi dergesa e pare e muxhahidineve.
    Iku Philip Reeker,,,,,,,,erdhi dergesa e dyte e muxhahidineve.
    Ja,eto ishin “qellimet humanitare” te para zgjedhjeve,nga brekedhjeri i historise se 23 vjetve te fundit ne Shqiperi.Nuk e besoj qe ambasadori i nje shtetit te fuqishem si Irani,te mos e dije nje te vertete kaq te thjeshte.Duhet qe misioni diplomatik ta beje qe ti pararende ketij problemi per Qeverine e Re te pas 9-shtatorit.

    1. plaku says:

      LORA
      Me vjen keq por une kam mendimin se edhe qeveria e re do te beje sic beri Sala per pranimin e muxhadidineve. Mendoj se do beje mire sepse Amerika eshte aleati yne strategjik. Ne kete bote si kudo eshte merr dhe jep ose siç i thone : Njera dore lan tjetren.

      1. LORA says:

        Ti Plaku je ithtar i botes se te gjunjezuarve,kurse une e botes se partneritetit.Keshtu qe nuk kemi pikepjekje per te dialoguar se bashku.Turqeta.

  2. taleban sali berisha says:

    muxhahedinet ishin vellezerit e sali islamikut dhe ky jashteqitje i strehoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje