Historia e pazakontë e një të burgosuri lufte

3 Shtator 2013, 19:02Politika TEMA

Një ushtar britanik, që u lirua nga një kamp me të burgosur të Luftës së Parë Botërore në Gjermani për të parë nënën që po i vdiste, e mbajti premtimin e dhënë ndaj Perandorit gjerman dhe u kthyer sërish në burg.

Siç raporton Daily Mail, kapiteni Robert Campbell, 29 vjeç, u kap nga forcat gjermane pak pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë në korrik të vitit 1914.

Por pas dy vitesh qëndrim në burgun e Magdeburg, ai mori një lajm se mamaja e tij, Louise ishte duke vdekur.

Ai i shkroi një letër Perandorit Wilhelm II, duke iu lutur që ta lejonte të shkonte në shtëpi për të parë mamanë edhe njëherë.

Për çudi, lideri gjerman i dha lejen e kërkuar, duke e lënë të lirë oficerin britanik për dy javë, me kusht që të kthehej.

E vetmja garanci ishte fjala e tij si oficer.

Ai u kthye në shtëpi dhe kaloi një javë në dhjetor të vitit 1916 me mamanë që po vdiste nga kanceri.

Më pas ai e mbajti premtimin dhe u kthye në burg, ku edhe qëndroi deri në vitin 1918, kur mbaroi edhe lufta.

Historia e jashtëzakonshme është zbuluar nga historiani Richard Van Emden, 48 vjeç./ep

9 komente në “Historia e pazakontë e një të burgosuri lufte”

  1. Ehh iken ato kohera kur fjala e robit peshonte. Tani ka vetem pleh gjithandej.

  2. MadMax says:

    ne ate kohe fjala kishte vlere dhe burri e mbante fjalen jo si sot qe nuk besohet njeri.
    krahasoni nano legenin qe iku nga burgu dhe theu ligjin dhe ne e votuam kryminister se sa peshe i ka fjala .
    perendimi eshte shoqeria me e zhvilluar ne bote dhe gjermanet ishin njerez me ndjenja edhe pse ne lufte .njeri i perkryer shembull i qyteterimit britanik.

  3. qwe says:

    Ja pse keto kombe drejtojne boten.

  4. ARUSHA says:

    KETE BESE KA PATUR GJITHMONE I GJITHE POPULLIYNE SHQIPTAR QE E KANE PERSHKUAR EDHE TE HUAJT NE KUJTIMET E TYRE KETU 500 VITE ME PARE !

  5. xhimi says:

    Po kemi pase edhe ne Ago Ymerin!

  6. Piruni says:

    Shqiptart nuk e kuptojn dot kte veprim
    Sepse ata nuk dijn te luftojn
    Ata dijn te bejn krime
    Edhe ne luft ata kriminojn

    1. Korabi says:

      Laj gojen kur na permend ne shqiptareve. Nje histori te tille, ne shqiptaret e tregojme per Ago Ymerin (shqiptar ky meqe ra fjala). Por ti ske si ta dish se nuk je shqiptar.

  7. petrit says:

    Shqiptaret prej shekujsh,jane denigruar,dhe poshtruar barbarisht,nga pushtuesit e huaj.Ku u jane sulur si perbindesha,per te shperbere identitetin e popujve te shqiptarizmit..por kurre nuk ja kane arritur,qellimit te tyre mizor..Por ne pasardhesit e -Ilireve- mundem ti mbijetojme terrorit te barbareve shekullor,ne saj te -Beses- se dhene njeri tjetrit..Brez pas brezi,shqiptaret kane ruajtur me fanatizem trashegemine e para ardhesve tane-Ilir- une e perkufizoj; Se ne ate popull,ku -Besa-eshte primare,aty lulzon,kultura e thelle qytetare,humanizmi,toleranca,karakteri,dhe morali ne shkallen me te larte..Besa-per ne Shqiptaret,eshte dhe do te mbetet,simboli I nje Virtuti thelbesor qe ne kemi..

  8. Krasta says:

    Kur ne vendin tone do te kemi ne krye te shtetit nje burre ose grua qe ti thote vetes burre te mbaje fjalen qe ka premtuar ne fushate per zgjedhjen e tij,atehere do te themi se jemi bere evropiane te vertete , se shqiperia do te kete shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje