Vazhdojnë DESHMITE për mjeken e dëbuar nga Berisha: Është me pasoja kjo çështje

4 Shtator 2013, 11:12Politika TEMA

Gazeta Dita ka vazhduar të ndjekë historinë e mjekes Margarita Kostaqi, një mjeke e zonja, që u dëbua nga Tirana pasi iu bë një mbledhje e organizatës së partisë, ku mjeku Sali Berisha ishte më i zëshmi në kritikat ndaj saj.

Margarita ka vdekur dy vjet më parë, por historia e saj vazhdon të jetë e mbuluar me mister.

I shoqi i saj, Milto Kristaqi ishte mjeku personal i Mehmet Shehut dhe pas vetëvrasjes së tij nisën një seri kritikash, ku u përfshi edhe e shoqja.

Kolegët e Berishës dhe të Margaritës nuk preferojnë të flasin për këtë histori, ndërkohë që dokumentet e asaj kohë, siç e pranonte edhe vetë Margarita, janë zhdukur.

I pyetur se përse në atë mbledhje, që nisi për Milton, u morën edhe me Margaritën, një mjek thotë: “Po si të them, ndoshta u grumbulluan të gjitha”.

Mjeku B.S thotë se historia e Margaritës është me pasoja.

“Ajo është përjashtuar nga partia në 82-shin. I keni hyrë një valleje që do të thyeni qafën,” thotë ai.

Mjeku M.J, edhe pse ishte anëtar i organizatës së partisë, nuk sqaron se çfarë akuzash u ngritën ndaj Margaritës.

“Nuk e di, nuk kam qenë në asnjë prej këtyre mbledhjeve. Thjesht kjo ngjarje bëri bujë se Margarita ishte mjeke shumë e mirë. Por ju kot e keni nisur këtë histori, sepse nuk do të nxirrni gjë në shesh, sepse pothuajse është e pamundur të nxjerrësh gjë nga kjo histori. Dokumente nuk ekzistojnë, ata që e dinë mirë këtë punë nuk flasin. Kështu që them më mirë ta lësh fare, për të mirën tënde them”, i drejtohet ai gazetares.

I pyetur se përse të gjithë mjekët e pyetur kanë frikë të flasin, M.J thotë: “Nuk di ç’të them, por unë për veten time janë në një moshë që nuk e mbaj dot drurin moj vajzë. Le që ti nuk do nxjerrësh gjë nga kjo histori sado që të këmbëngulësh”.

Kurse ish- drejtori i spitalit, R.K thotë se i ka miq të dy palët dhe nuk do të plekset në këtë histori.

Gj.C, mjek i Byrosë, i pyetur për këtë çështje, thotë: “Po ju pse më pyesni mua, pyesni Saliun për këtë punë. Ai e di”./ep

44 komente në “Vazhdojnë DESHMITE për mjeken e dëbuar nga Berisha: Është me pasoja kjo çështje”

  1. Daniel says:

    Ekziston frika,pasi populli e kupton se ne keto 23 vite nuk ka trimfuar demokracia,por vazhdimi i partise shtet me drejtus Sali Berishen,por kete here veshur blu. Kjo eshte vepra qe la pas Ramiz Alia,me shume mjeshteri.Nje diktature edhe me e keqe,qe te eleminon ne rruge ne menyre mafioze.

    1. faximile says:

      Fakti qe nukduan te flasin,
      kane thene mjaft.dmth. ngjarja qenka
      e vertete dhe Saliu si servil ka grire dhe ka prere.

      1. Pilo lala says:

        Nje kafshe e pameshirshme, kjo eshte fytyra e Berishes

    2. Argita_B says:

      Nuk kane nevoje te germojne 30 vjet me pare per te vertetuar se Berisha ka larguar nje mjeje nga puna, 21 janari eshte akoma teper i fresket dhe u vrane 4 te pafajshem.

  2. METI says:

    Perse nuk flet monstra te pakten ne f.b. me fansat.

    1. Pilo Lala says:

      Edhe monstra e Perdhunimit Kastro, tregoi cdo gje.
      Sot vari veten ne qeli.
      Do ndodhi kjo gje ne kete rast me Sali Doktor Rrumpallen?

  3. Arber says:

    Titulli i sakte do ishte. ” Pse ish koleget e Berishes kan frike te
    flasin”

    1. LORA says:

      Jam dakort me titullin qe propozoni.
      Une mendoj se ata nuk flasin sepse jane te inkriminuar dhe per me teper, duhet te jene pjese e intrigave qe u thuren kunder Margarita dhe Milto Kosataqit.Vetemkeshtu mund ta shpjegoj suksesin e pandalshem te prijesit te tyre,dr.dhjeramanit,dora vete.
      Ta quash kete shpure mjekesh mafie, eshte shume pak;per mua jane GESTAPOJA klinike e shqiptareve.

  4. viktor hoti says:

    Ketyre antikomunisteve te fala nga Vacllav Havel -viktor Hoti

    1. majlinda says:

      @ Viktor ke te drejte. Gjynah e quajtkan edhe MARGARITA

  5. sali berisha says:

    sa jane shtuar vetvrasjet tani qe mori piktori pushtetin,,,,perpara sb

  6. busho says:

    Keta halabako-mjeke jane intelektuale? Asgje tjeter, vecse kufoma te mbetura gjalle qe vetem vegjetojne… TURP!

  7. dinjiteti says:

    pra shqipetare ne shqiperi ka frike po ka frike te flashesh e te tregosh cka ndollur,a e kuptojme more bashatdhetare qe njerezit kan panik te permendin doktor berishen .kemi te bejme nga ata qe e njohin te shkalluar ne shkalles me te larte te psiqiatrise. kuptohet fare lehte pse keto 22 vjet vendi mbahet ne tencion,duke shtuar se gjithmone nga mbapa jane dhe presionet e fqinjeve duke patur me shume te dhena per PELICILINEN.KY ESHTE PSEUDONIMI QE SALI RAM BERISHA KA NE BEOGRAT.

    1. Tirona says:

      Keta mjeke kon frike te flasin se jon implikuar ne kete mesele.

      1. Pilo lala says:

        Ikni ore me gjithe ato pseudonime.
        Sa;i Berisha e mbajti me force pushtetin, ai nuk eshte agjent i askujt, por i lepin bythen cdo njeriu qe e mban ate ne pushtet.
        Te gjitha keto gjoja lista jane fabrikim i Berishes.
        Keto bejne rremuje dhe corodisin njerezit e thjeshte.
        Ky i ka rregulluar dosjet per 23 vjet per qellimet e veta.
        Vetem kjo metode e ka mbajtur ne pushtet, theshethemet.

  8. Malo says:

    Fatekeqesia e ketij vendi eshte indiferentizmi i tejskajshem i intelektualeve. E falnderoj kete gazetare qe e ka sjelle persosmerishte figuren e mjekeve indiferent se smepelqen ti quaj frikacake te pa formuer. Vetem kur te flakim tej friken dhe indiferentizmin kolektiv do te mund ta shikojme veten tone si komb i qyteteruar. Ky indiferentizem eshtye burimi kryesor qe ushqen korrupsjonin, krimin e organizuar, padrejtesin shoqerore, dhe ushqen thashethemexhijt, matrapazet, dhe “drejtesine” tone antiligjore.

  9. Zgerbonja perballë... says:

    Jo kotë ne veprën e tij gjiganteske,Molier merret dhe tallet me mjekët duke i diskredituar ata ne jete te jeteve!Keta mjek shqiptarë gojëmbyllur dhe mjeku Sali Shpellë Berisha, duhet të flisnin, të benin trasparencen dhe te kuptonte Sovrani perse politika nxiste interrnimet,burgosjet,vrasjet sepse ne kohe te Ramizizmit,ishte e shkruar:” Politika ne plan të parë!” Kush e bente politiken si Sekretar i KQPPSH? Kush e largoi Kinen,ne të vertet dhe perse sabotoi lidhjen e kerkuar me Gjermanine,sot zemra ekonomike e Europes?…Kush e solli në drejtimin e komunisteve të PD,Sali Berishën?Lidhja Alia,Berisha ka rrenje të pastra zhvillimi kriminal ne Paris me 1979. Koha kur kurohej atje Hysni Kapo, i kujdesur vetem nga nje mjek; por që Alia e ndryshoi duke thirrur per “ruajtje” Sali Berishen dhe per te maskuar kete thirrje edhe nje mjek tjeter qe di ose nuk di gje per “Komplotin e Parisit” mbi te cilin me kete titull po shkruhet dhe nje liber…Edhe pse erdhen dy mjeke te tjere nga Tirana,nacionalkomunisti Kapo nuk arriti te vdiste as ne Tirane,sikurse u takon njerzve qe “mjeket” u dinë dhe fundin.Ai vdiq ne Paris.Alia siguroi një vend në pasardhjen e Enverit,pasi konkurenti tjeter me i forte,ishte M.Shehu! Familja e Kapos e ka denoncuar dyshimin tek Enveri i cili besohet nga autore të huaj se ishte i kapur dhe lënë te shkruaj “Vepra”,që ne vitin 1972 kur pesoi infarkt… Letrat e komunisteve nga baza se Ramizi u be shume i qeshur kur dhe”Mali Cikes,koken uli!”,si dhe ankesa e V.Kapo,pershpejtoi reaksionin zinxhir të eleminimeve dhe Banda e Beogradit ne Tirane,arriti ta eleminoje dhe M.Shehun i cili ka lene nje “proverbiale” per te kapurin mat,(UDB nuk urdheroi eleminomin e Hoxhes,per arsye të diskreditimit te bandës,por atij i mori pushtetet…dhe intensifikoi ashpersisht luften e klasave,ku hyn kjo zonje mjeke e njohur! Banda operonte me finese; per te bere si shqiperinë që Kosova te mos shkeputej, por të thosh “jam mire me Titon!” Prof.Prievec ne librin”Luftrat ne Jugosllavi” e pranon nje fakt te tille ku Beogradi kish ne krah te Hoxhes njerz te tij te rekrutuar qe ne kohe te luftes dhe sidomos,pas Konferences se Bujanit(dhjetor ’43-janar ’44) per vetvendosje te Kosoves,gje qe Beogradi e hodhi posht menjehere! Berisha pasardhes i emertuar ne Beograd;i Alisë, ne ato vite rrevolte studentesh ne Prishtine dhe irredentizmi kosovar, ka nxjerrë me urdher thikën dhe ka vrare qytetare duke interrnuar si kete mjeken e njohur!…Fakti qe as Alia,por as Berisha kurrë nuk perkujtuan vrasjen nga UDB ne Gjermani të Jusuf Gervalles, Haxhi Zekës etj, tregon qartë raportin e tij me Beogradin se ndryshe si mund te shpjegohet? Ndonje kosovar atdhetar mund të na e komentoi kete te vertete;pa spekullime dhe mbajtje qendrimesh….Kosova po zjarrmonte, kurse Shqiperia ne vitet ’80 i “vetvriteshin” dhe vdisnin larg shtepisë udheheqsit politikë!…E shkuara nuk kthehet,por ajo sherben për të kuptuar dhe mosgabuar!…

  10. prof.doc.idiot.ramy says:

    Si shpjegohet?
    Deshmoi shoshori. Per nje vit vdiq.
    Deshmoi margarita. Per nje vit vdiq.
    Me duket se po me kruhet dhe mua. Thashe shume me duket.

    1. pejgamberi says:

      Fshihu pas Gaxhoit se e hengre tullumin edhe ti. Akoma nuk e ke marre vesh qe ASGJE nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptare? Qe kur sadisti gjakatar gjirokastrit Enver Hoxha mbolli faren e te KEQES dhe na la pas DEMONET e Partise se Punes per te vazhduar kauzen bolshevike. Per te vrare, per te vjedhur dhe per te mashtruar miletin.

    2. ff says:

      idiot ramy
      ne menyre misterioze kane vdekur dhe sahan lepires te salit,si arbnori,gazidede,spahia,hajdari,zhulali

    3. N Shabani says:

      Prof.doc.idiot.ramy mos u tremb ti se nuk ka ku ta dije ai se kush je, pastaj ne jemi shume nuk na vret dot te gjitheve sa komentojme ketu por qe eshte njeri i rrezikshem kjo dihet, kujdesi duhet por ra nga kali tani dhe i duhet te ruhet per veten e tij tani nga krimet qe ka bere. Kush e di se nga se ka vdekur Margarita, na fute ne mendime tani.

  11. butrinti says:

    u dhjefsha mu ne mjek qe kan qen ,paskan frike keta ,jo mor jo se vetem frikacaket dhe njerzit pa ideale ,kan frike . Se Enver hoxha ,futi sa e sanjerez neper burgje “me faj e pa faj ” Por ata “fajtoret “i mbrojten deri ne fund idealet etyre ,edhe pse u pushkatuan edhe pse u internuan ,,,kurse keta turp eper faqe te zeze paskan frike nga everteta ..cfare shpirti do te jepni ,more puthadorsa …pu pu ca race qe jemi

  12. sh-p says:

    O mjek ju xene se keni folur per ket histori..deri sa thoni nuk mpleksemi,masandaj pse keni frik..sot jemi ne demokraci.Ja pra qe nuk ka pas krisma,pse thoni degjuam krisma.

  13. populli says:

    Shkurt fare: Cdo dite qe kalon ,cdo fakt qe del ne drite,verteton
    se Sali Berisha eshte KRIMINEL

  14. sherifi says:

    Per mendimin tim mereni kote me keto gjera te vjetra,
    Sali berisha nuk duhet te gjykohet per keto probleme qe jane te vjetra, ai duhet te gjykohet per gjemen qe i ka bere ketij vendi qysh kur ishte president ne v.1992-1997, qe dogji shqiperine,shkaterroi ushtrin,policine,shikun,te gjitha institucionet,dogji dhe gazeten “Koha Jone”,u vrane mbi 4000 njerez,dha urdher duke qene kryetar i keshillit te mbrojtjes qe te sulmohej jugu me avionet e ushtrise.
    Edhe kur erdhi ne pushtet ne v.2005 per faj te hajdutit fatos nano,perseri te njejten gje vazhdoi,qysh nga shitja e pasurise kombetare dhe deri tek gerdeci apo 21 janari.
    une kame mendimin se shumica e ketij populli po e presin diten qe berisha do te perballet me drejtesin e vertete,jo me kte drejtesi qe eshte sote.

  15. prof.doc.idiot.ramy says:

    Nastradin.
    Qe paske nderruar emrin ne pejkamber sot.
    Ti ke qene ne burg nga 44a ne 90ten. Ti nuk e ke jetuar farw atw sistem. Si themi ne shqipetaret, te iku per shalesh. Ti mund te na flasesh mirw se cfare ndodhte ne burgje. Sidomos me sapunin. Se cfare ndodhte jashte ne e dime me mire se ty se e jetonim vete.
    He tme rruash more djale.

  16. Sa ‘ Margarita’ ka ne kurriz Shpellari!…
    Une them qe Shpellari ka me ja spjegu sebastionit, si e man mend, po s’e man men, sebastiani ka te drejt me thone shi sa t’poshter, merren me ca cikerima t’qelbta, dun t’ma heqin pi zemre doktor Kasheun qe marrte ditet e te tereve
    Qente le te lehin, ne me doktorin, perpara!
    Sa per joleget e Shpellarit, keshille te mire kan dhone, se ne folim kur s’vyen me, prandaj jemi ketu ku jemi , ne shpellen-Ferr me Shpellarin!
    E meritojme!

  17. aranit bregu says:

    Fiks @sherifi, ashtu mendoj dhe une. Per zullumet e komunizmit qe eshte implikuar Berisha pergjegjesi kane dhe ish te persekutuarit qe e ndoqen verberisht ne vitet 90 dhe ketej pa ia bere biografine mire, ata kishin te drejten morale te percaktonin kush ishte ”i kuq” dhe kush ishte disident ne ato kohe qe kishin influence. Pasi u konsolidua, Berisha ua futi shkelmin dhe atyre te shkreteve. (Ka kopjuar Enverin ne vitet e pasluftes)

    Por ajo qe me ben pershtypje e s’i ka terhequr vemendje njeriu, e qe une per here te pare e degjoj termin ”I DEBUAR” !!! Ne komunizem? kush te linte te dilje jashte shtetit? Pse nuk u internuan po u debuan???
    Atehere po te debonin te benin nder. Nuk na thuhen te gjitha ketu.
    Pastaj, normale tani qe u zhvesh Saliu e u plak do i biem te gjithe si trima. Nderkohe qe gjemen na e beri ai, jetoi, mbreteroi dhe i ra ketij populli ne kurriz pa meshire per 23 vjet.

  18. kameniku says:

    kujt ja mban te flasi sali berisha eshte nje kriminel shume i fuqeshem
    edhe pse e humbi pushtetin ,njerzit do kene frik te flasin
    vetem shteti i se drejtes munde ta fut ne qeli zullomqarin.

  19. Berlin says:

    Njerez mos u boni merak fare se tani do ja tregoi Edi atij te gjitha puna eshte vetem se kush ja thote edit tere keto gjona te papame ?

  20. Adnan Kastrati says:

    Si koleg i te dyve mund tjua tregoje une historine. Sali Berisha ka qene nje enverist i terbuar, nje antar i devotshem i PPSH, sekretari i organizates sone.Nje malok i ardhur ne kryeqytet qe kerkonte me te gjitha mjetet konsolidimin si dhe shperblimin per Partine e Punes qe e solli nga shpellat e Tropojes dhe e beri mjek ne Tirane. Zonja ne fjale ishte nje mjeke e respektuar qe filloi te merrte repartin e kateterizimeve, nje repart qe e kerkonte Sala Maloku. Ne kete moment Sala shfrytezoi te qenjen e bashkshortit te saj si mjek i Mehmetit dhe e akuzoi ne mbledhjen e organizates si e mpleksur ne veprimet agjenturore te bashkshortit. Ka qene Sali Berisha qe doli me propozimin per internimin e tyre ne qytetin e Kavajes. Nje gje duhet te dije lexuesi: Sali Ram Berisha per te arritur qellimin e tij kalon edhe mbi kufoma. Shikoni vetem zhdukjen e familjes Haklaj, sa femije te vegjel la pa baballare, sa nena i la pa bijte e tyre. Por Kerrnaja nuk do tia fali Sal Ram Berishes gjithe ate gjak qe ka derdhur ne Tropoje

    1. Shpetimi says:

      Ti nuk je Adnan Kastrati dhe kjo kuptohet nga cilido qe e njeh ate. Mos abuzo me emrat e te tjereve.

  21. pa emer says:

    Fashisti sali enver hoxha berisha te vihet para gjyqit per gjenocid kunder njerzve.Te gjithe ata qe kane ushtruar gjenocid kunder njerzve te vihen para drejtesise.

  22. koci says:

    Ka dhe do te kete urra qe do te deshmojne per cka bere Berisha ndaj kolegeve gjate kohes qe ka qen sekretar partie ne fakultetin e mjekesise dhe ata qe ngurojne te flasinse kane frike kam bindjen se kane thene me shume nga te tjeret se thone nje te vertete rrenqethese per te se ka shkaktuar tmerr tek koleget qysh heret se ashtu eshte gatuar qe per karriere e per te qene prane byroisteve ,nuk pyeste per asnjerin,por me vjen keq per Ylli Popen qe e ka perkrahur ne degdisjen e zonjes MArgarite qe Saliut t,i betej radha si mjek i Kadriut se sic dukej zbulimet serbee donin prane ministrit te brendshem.Duke mesuar kete histori rrenqetheseqe i ka shkaktuar Saliu kesaj te ndjere ma merr mendja se jo vetem cdo shqiptar i thjeshte,por dhe militantet ,por dhe femijet e tij do ta lekundin respektin per te .Saliu sicduket e ka negjak ndjenjen e karrieres dhe arritjen e qellimeve me cdo mjet duke shpifur per kedo kundershtar dhe duke eleminuar edhe me pushke kundershtaret e vet.Per kete njeri s,duhet te kete asnje pike dyshimi qe eshte i rrezikshem dhe kriminel rruge qe e ka te lindur dhe qe s,e ndal asgje vec qe duhet nje prokuror burre e nje gjykates qe mund ta ndale ate nga rruga e krimit qe e ka filluar ne rinine e tij duke hyre ne bllok ia pa hajrin dge sic duket magjistricat e Makbethit i kane thene profetcite e tyre se do behej presiden kryeminister dhe Kryetar i i perjetshem i PD.kUJDES NGA KY NJERI s,DUHET TOLEROJE MAZHORANCA E RE E TE PERFITOJE KY NJERI QE I MBULOI NJE HERE KRIMET E 97 ESmOS E TOLERONI ME SE POPULLI UA DHA MUNDESINE QE KRIMI DHE KRIMINELET TE NDESHKOHEN

    1. ale says:

      Kjo do te jete sfida e shekullit per Kryeministrin e ri. Nuk e di perse na u be gjaku uje Ne shqiptareve! Tani i dime te gjithe kush eshte sali berisha dhe te gjithe ata qe i shkojne mbrapa dhe bejme sehir, falenderojme z.Brace ne fb e gazeta e te tjere, bejme komente e llogje ketu, shfryhemi e mjaft… Ne 91shin zemerimin tone nuk e nxorem tek ata qe na poshteruan per 40vjet, por nxorem duke shkaterruar ato qe vete ndertuam,ato qe na jepnin buken e gojes. Rrezuam nje dulle prej bronxi dhe vume nje llulle prej verteti. Ndoqem te njejten menyre si para 40 vjetesh duke i shkuar mbrapa liderit te ri me sy mbyllur,duke besuar ne ate qe thoshte Ai dh jo ne ate qe ishte me te vertete e qe teseren e partise e hodhi me 20 dhjetor.Edhe sa do rrime me frike ne bark e te na qeshi gjithe dhe? Nuk na ka ngelur me as vend i afrikes per tu krahasuar. Po humbim vlerat tona si popull,kete ja them me shume intelektualeve se sa te tjereve.Deri tani na kane qeverisur politikane horra, me shtresen e servilave dhe hajdutave, pjesa tjeter inegzistente. Atdhetare duhet REVOLUCION vetem ai e zgjidhe problemin, presion te madhe tek prokuroret gjykatesit dhe keta te fundit te cilesohen nje soj si ktriminele e PD se.Cdo gje tjeter eshte humbje kohe. Une jam gati.

  23. Fanolist says:

    -Nuk ka patur e nuk ka demokraci ne vendin tone,njerezit nuk flasin, nuk prononcohen sepse nuk ka demokraci nuk ka drejtesi.
    -Keshtu edhe per rastin ne fjale,heshtja tregon se demokrat-demagogu i madh eshte me faje te medha ne tere historine e tije.
    -kur te kalbet ky atehere do te binden servilet, mercenaret, idiotet dhe tere fundrinat se kush qe SALIQEVIQI.

  24. Rita says:

    S”ka asgje te frikshme kjo histori sot !!!!E frikshme dhe e peshtire eshte qe behet publike pas 21 vjetesh “demokraci ” e pluhrarizem !!!Cfare te kuptojme me friken e deshmime te tilla qe jane aq te shumta sa zor se i numeron dikush !!!

  25. A says:

    Gjersa keto kane qene mjek te spitalit te Tiranes burre + grua bile per me teper edhe anetar partie, dihet se ne cilen organizate baze partie dhe byro partie te spitalit kane bere jeten e partise. Keshtu s’eshte problem per te ditur kush kane qene pjese dhe anetare te ketyre organizatave partie, per me teper shumica e tyre jane gjalle.
    Kjo dihet pas ngjarjes se vetvrasjes se Mehmet Shehut, direktiva e ardhur nga Enver Hoxha dhe KQ i PPSH ishte qe keto si cifte mjekesh te internohen ne qytetin e Kavajes. Kjo per ta ishte fat se kavajsit nuk i shikonin te persektuarit si te deklasuar.
    Kurse lubia komuniste qe i ka dalur ngjyra ne te gjitha drejtimet si maskara, vagabond, horr shteti etj, etj, eshte ngritur ne mbledhjet e partise dhe ka thene, mbasi kerkonte te dilte me komunist dhe konseguent komunist se shoku ENVER HOXHA: “Nuk eshte internim qe ti dergojsh kete cift mjekesh ne qytet si eshte Kavaja, por ato duhen te dergohen per internim ne fshatrat e Myzeqese, ku balta ne dimer eshte deri ne gju”. Ky ishte mendimi i nje maskaraj qe kerkonte te dilte me komunist se Lenini dhe Stalini.
    Por kjo mbledhje e rezoj kete mendim te Sali Birish Shpellarit, sepse mendimin e ka dhene KQ i PPSH-se per ne Kavaje. Tung.

  26. lol says:

    une them t’i integronin ne canada ku eshte bora deri ne gju…

  27. Parimi says:

    I ka shume te ngjashem me vehten e vet njerezit qe ka mbajtun dhe mban afer Berisha.

  28. tanit says:

    Njerzit kane frike te flasin,sepse Sali Berisha ka ndertuar nje pushtet banditesh ne sherbim te familjes se tij.
    Sa te jete gjalle ky perbindesh me fytyre gjysem njerezore,Shqiperia dhe populli shqiptar do vuajne nga banditet, te cilet vet populli, per habi, vazhdon ti votoj!!

  29. Bill says:

    Dr Margarits ja njoh sh mire familjen.Durrsake qytetare qe nga koha e romakeve.SB do ta kete pasur sh zili, krahasuar shpellarizmin e tij.

  30. Nga Australia says:

    Po me vjen shume keq per kardiologen Dr Margarita Kostaqi. Nuk e dija qe kish nderruar jete. E kam patur pedagoge ne Fakultetin e Mjeksise dhe, me vone, gjate specializimit per kardiolog. Do e kujtoj gjithnje me respekt.

    Sala dihet se kush eshte, nje pjelle e kelysh i perdhunimit politik midis Nexhmie Hoxhes dhe Ramiz Alise. Pasi u vra Mehmet Shehu (edhe ky nje kriminel komunist) me kujtohen pershperitjet ne kliniken e kardiologjise qe Sala (ky komunist dhe sekretar i Partise se Dhunes) e kishte goditur e ofenduar barbarisht Dr Margariten. Pas mbledhjes ajo qe komplet e depresuar, deri sa nje dite, u zhduk papritmas, pa nam e nishan.

    Sala, edhe ne korrik/gusht te vitit 1990, kur ererat e lirise dhe te ndryshimit kishin perfshire gjithe Europen lindore, perseri, si sekretar i perbetuar i Partise se Dhunes, e mbante dhomen e kompjuterave te repartiti te kardiologjise te kycur me 3 brava nga frika se mos ne, qe nuk ishim anetar te partise se tij perdhunuese, mund te shkruanim trakte kunder idhujve te tij te diktatures komuniste. Kur erdha ne kete ane te botes nuk u habita fare kur mesova se miqte me te ngushte te Halit Bajramit (agjentit qe hyri ne Shqiperi me banden e Xhevdet Mustafes) ishin Ramiz Alia dhe Sali Berisha (babe e bir)!

    Pika me kritike me te cilen do te matet qeveria e re do te jete fakti ne se kjo qeveri do arrije t’ia jape drejtesise kriminelin Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje