Gjendet i varur në qeli njeriu që tronditi Amerikën

4 Shtator 2013, 10:27Politika TEMA

Ariel Castro, njeriu që tronditi Amerikën, është gjetur i varur në qelinë e tij.

Castro mbajti peng tre femra në shtëpinë e tij për më shumë se një dekadë deri në maj të këtij viti.

Ai i mbante viktimat të lidhura me zinxhirë dhe i përdhunonte vazhdimisht.

Ai ishte dënuar më 1 gusht me burgim të përjetshëm pa të drejtë falje plus 1 mijë vjet.

Shtëpia ku ai kreu krimin makabër është shembur.

Ish- shoferi i autobusit të shkollës rrëmbeu Michelle Knight, 32 vjeç, Amanda Berry, 27 vjeç dhe Gina DeJesus, 23 vjeç mes viteve 2002- 2004.

Megjithëse ishte dënuar për këtë krim të rëndë, Castro nuk ishte nën mbikëqyrje për mundësi vetëvrasje.

Castro madje pati lindur edhe një vajzë me një prej vajzave që mbante peng.

Pasi gjykata dha vendimin për të, Castro deklaroi se ai nuk është një monstër. “Jam i dhënë pas seksit, por jam person normal,” tha ai.

“Nuk jam i sëmurë dhe nuk kam varësi ndaj seksit,” shtoi ai.

Ai tha se nuk kishte në plan të rrëmbente vajzat, por veproi i nxitur nga pengmarrja e parë.

Ai tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë./ep

3 komente në “Gjendet i varur në qeli njeriu që tronditi Amerikën”

  1. hana says:

    e kane varur, keta soje nuk e varin kurr veten .

  2. liri a vdekje says:

    paste terhequr kemben zvarre dhe per sali vicidolin

  3. berati says:

    yyyyy nje plere me pak shume mire ka bere dhe shume e zgjati bile krimineli.s’ka meshire dhe keqardhje per kto lloj kopilash kto jane jshteqitja e amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje