Marrja në dorë e rendit publik dhe territorit të vendit, janë dy emergjencat e ditëve të para të qeverisjes së mazhorancës së majtë.
Kështu shprehet nënkryetari i aleatit kryesor të PS në qeverinë e ardhshme, Ylli Manjani.
Sipas tij, statistikat lidhur me këto dy çështje janë të frikshme dhe kërkojnë ndërhyrje imediate.
Por, kjo sipas Manjanit nuk do të thotë se jashtë fokusit të qeverisë do mbetet ekonomia.
“Ne jemi njerëz që komunikojmë, vijmë nga e njëjta parti, janë më të ngjizura gjërat sesa me PD dhe pse ka qenë koalicion i suksesshëm. Në dallim nga politika që ka servirur PD, e majta ka një traditë më ndryshe, ka më shumë debat. Kjo është një farë risie. Në një proces politik duhet të këtë edhe të tilla gjëra. PS-LSI ka një mandat të qartë politik, pasi rezultati i 23 qershorit është i ngjashëm me ’92, pavarësisht kontekstit që janë zhvilluar. Qeveria e re duhet të marrë direkt në kontroll rendin publik dhe territorin. Territori është plagosur rëndë, statistikat janë të frikshme”, deklaroi Manjani në një intervistë për Ora News.
Duke vijuar, ai ka thënë se çështja e fundit e SHQUP dhe kishës në Përmet, ishin çështje të sajuara publikisht për të shmangur vëmendjen nga privatizimet e fundit të qeverisë në ikje.
“Janë dhënë pa privatizim, pa kontratë, pa gjë dhe puset e fundit të naftës, ndërkohë që nuk merret kush me këtë. Por, raporti i prishur i shtetit me klerin duhet rregulluar. Ka dalë dhe çështja e xhamisë në Tiranë. Ndërtimet që u shërbejnë komuniteteve të caktuara duhen lejuar, por s’mund të bësh një xhami me kontribute nga jashtë. Duhet ndaluar me ligj, duhet të funksionojë me kontribute të brendshme, të vetë besimtarëve. Janë disa moment interesante që duhet të merremi me to”, deklaroi Manjani.
Sipas Manjanit, kryereforma në vend duhet të jetë ajo e ndërtimit të shtetit, duke vënë gjyqësorin mbi çdo pushtet tjetër.
Në funksion të kësaj, për nënkryetarin e LSI edhe Kushtetuta nuk është tabu, pasi ajo mbetet e tillë deri në pikën që ndihmon shtetformimin.
“Në Shqipëri kryereforma duhet të jetë ajo e ndërtimit të shtetit. Ne kemi një sfidë. Ndoshta kjo qeveri dhe për shkak të rezultatit spektakolar, ka shansin të fillojë reforma të mëdha, pikësëpari të pushtetit gjyqësor. Ky mandat zgjedhor është marrë për të bërë disa gjëra që nuk janë bërë ndonjëherë. Duhet të fillojmë të ndërtojmë shtet, të ndërtojmë gjykata mbi çdo pushtet tjetër. Një gjykatë ku të shkojmë të trokasim dhe të mbarojë gjykimi brenda një muaji”, tha më tej ai./b.l
O Yll..!
Une mundohem,sforcohem,dua te besoj ne ‘sfidat’ tuaja(dhe te qeverise),por ce do,sa te te shoh e degjoj ty,me vjen per te vjelle,ika…!
O Ylli Manjaku,
po Kisha Orrtodokse Greke
ne mes te Ministrive,
di gje te thuash se me cilat fonde u ndertua?!
Jo me fondet e besimtareve, por te shovinisteve greke!
prape ky kar…………..fili
Ju te LSI te vrisni dhe shpresen per te pas shtet
Po “Ylli” i LSI flet edhe serioz, paska patur suksese me PD , por nuk thote pse ju largua suksesit!!!! I paska pelqyer debati ne PS!!!!!!
Eshte e vetmja,ku i jap te drejte !
Me shqetson nje fakt,LSI-ja ne baze i ka te gjithe te punesuar,se bashku me PD-ne,tani drejtojne te gjithe sektoret jetik.
PS-ja po qe se do mbaje kete realitet,do jete e humbur.
Kjo mazhorance nuk eshte votuar,vetem per ndryshimin e kabinetit ministror.
Mos ndryshimi, do ta fut PS-ne ne korupsion,qe ne muajin e pare, demokratet, do ti joshin me “fitimet” e kapura ne vite.
Likja nga sukseset me PD u kthye ke e majta. Ai e di mire qe ne si popull genjehemi dhe harojme shpejt nga qe shofim endera me sy hapur dhe epresim çdo gje te mire nga te tjeret. Kaçi dhe Duka ikin djathtas dhe thone qe e gjejne veten te respektuar dhe qe mendimi i tyre eshte i vleresuar. Kujt i pershtatent mendimi dhe opinioni i tyre, te Majtes apo te Djathtes? Fjalet e bukura qe thote Ylli i dime dhe pa na i thene ai.Pikerisht se na mungonte drejtesia ja dhame voten te Majtes.
Rama duhet te kete kujdes se eshte i rethuar nga ujqer. Sapo ti nguli dhembet i pari te gjithe te tjeret do sulen per ta shqyer dhe do ta harojne debatin per te cilin Likja dhe Yllka u kthyen me te majten. Per ta debat do te thote vetem gjetja e menyrava per te arritur ate qe ata duan. Ne te kunderten do kthehen perseri djathtas.