SKANDALI/ Makthi i një emigranti me policinë e korruptuar rrugore në Shqipëri (FOTO)

4 Shtator 2013, 20:56Politika TEMA

Ka mjaftuar një ankesë e një emigranti shqiptar në Itali, që emisioni investigativ “Fiks Fare” të zbulojë detaje të korrupsionit në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur ankesën e një emigranti, i cili sapo ishte kthyer Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar se si, pasi qytetari paguan paratë, arrin të marrë dokumentet e automjetit.

 

Në ditët e fundit të muajit gusht emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga Mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës, e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës së tij, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor të kryeqytetit e kanë sorollatur emigrantin shqiptar për t’i kërkuar para në këmbim të dokumenteve.

Pasi i kanë bllokuar patentën dhe pas qëndrimit për 4 orë në komisariat emigranti është drejtuar përsëri në derën e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës.

Atje, në sportelin e rojës, ka kontaktuar me një efektiv të kësaj policie, i cili i ka premtuar se do ta ndihmojë për të marrë dokumentet.

Polici ka dalë nga sporteli dhe është ulur në një kafenetë që ndodhen pranë këtij komisariati, ku ka pohuar se në këtë periudhë të gjithë policët e qarkullimit marrin ryshfete pasi me ardhjen e qeverisë së re askush nuk do të guxojë më t’u bjerë në qafë qytetarëve.

Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të penalizohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit.

Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozon një rrugë tjetër zgjidhjeje, atë të ryshfetit.

Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t’i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur.

Takimi lihet për ditën e nesërme kur emigranti do të marrë patentën e tij italiane, vetëm pasi të bëjë pagesën.

 

Biseda e emigrantit në sportelin e komisariatit të policisë së qarkullimit rrugor, Tiranë

Qytetari – Dëgjo tani se s’kena bërë ndonjë faj o burrë, se do nisem për në Itali pasdite.

Polici 1 – Rrugë e mbarë kudo që të vesh! Po unë tani…

Qytetari – Çfarë faj kemi bërë ne?

Polici 1 – Unë e dorëzoj edhe… kjo është puna ime sa ta dorëzoj.

Polici – Tani muhabetet e tepërta janë fukarallëk thotë populli.

Qytetari – A bukur!

Polici – Ça është bërë, është bërë, s’bëhet fjalë fare.

Qytetari – Mirë, mirë, hajt.

Polici – E ka bërë procedurën.

Polici 1 – Unë ta bëra procedurën dje në komisariat, gjobën e të gjitha. Edhe e refuzove, është puna jote, është e drejta jote. Unë me ty e mbylla në momentin që nuk të çova në kallëzim.

Qytetari – Ne ta dhamë dokumentin të lutem.

Polici 1 – Tani përse ta kanë hequr dokumentin, ti e di vetë arsyen pse ta kanë hequr.

Polici – Punonjësi i policisë të kërkon.. dhe ti mbas kodit rrugor shqiptar je i detyruar t’i japësh…

Qytetari – Absolutisht.

Polici – Dokumentet.

Qytetari – Ja jap unë absolutisht.

Qytetarja – Ja dhamë dokumentet në dorë.

Qytetarja – Po si u bllokoka dokumenti thjesht për nji, për dritat.

Polici 1 – Nuk të bllokohen për dritat dokumentet, do kishe marrë një gjobë sa e thotë kodi rrugor, pesëmbëdhjetë njëzet mijë lekë gjobë. Po të kishe paguar gjobën, do ikje, po po të kundërshtosh punonjësit e policisë rrugore…

Qytetari – Ej, a s’je t’u na i dhënë (patentën) tani ju?

Polici 1 – Jo s’ta jap dot unë, s’e vendos unë.

Polici – Si jepet ajo (patenta)?! Është futur në sistem. Kjo këtu, kjo seria këtu është futur në sistem.

Qytetari – Po.

Polici – Dhe s’ka shanse me e bo.

Polici – Është procedura.

Qytetarja – Çfarë duhet të bëjmë?

Polici – Do bëjmë të pamundurën.

Qytetari – Pa shife njiherë ishalla.

Polici – Të vejë ta dorëzojë njëherë atje ajo, të marrë numrin e protokollit edhe ta marrim neve.

Qytetari – Të falenderoj shumë!

Polici – Po është problemi që nuk bëjmë dot punë sot se jemi me vonesë. Këtë punë e mbarojmë nesër në mëngjes, nesër në orën 10 tek prefektura. Sepse është procedurë. Të gjitha patentat e huaja amerikane, jashtë kufirit mer polici vendos gjobën në vend, bën procedurën, e dërgon në prefekturë dhe prefektura vendos.

Qytetari – Po ne ta lamë ty.

Polici – Po mirë tani e di unë.

 

Pas bisedës në sportel, efektivi i policisë e takon emigrantin në lokalin pranë komisariatit.

Polici – Tani me dy llafe të thashë, do t’i nis në prefekturë, këto nisen nesër. Sot nuk nisen.

Qytetari – Po.

Polici – Se me c’dëgjova unë qenka me lejë ai. Do i nisim nesër atje. Më dëgjomë mua kam oficer tridhjetë vjet. Policët duhet ta gjenin shumë shpejt muhabetin aty. Edhe juve s’duhet nxituar edhe ata s’duhet të ishin nxituar. Tani stresi shko atje, hajde këtu, për çfarë, për hiçgjë.

Qytetari – Si do ia bëjmë? Sa lekë do ai që të…

Polici – Tani më dëgjo mua, nuk kam ardhë për pazare, kam ardhë për burrëri. Unë do t’i bëj dokumentet shpejt.

Qytetari – Po.

Polici – I çoj në polici tani, i firmosin atje, i firmosin në prefekturë, i futim në sistem, do bëhet shkresa. Do t’ia nis prefekturës nesër në mëngjes me zarf. Po deshe ta jap dhe doraz. Të ta jap doraz ta çosh në prefekturë dhe në prefekturë unë do të marr ne telefon dikë e t’i them ai është miku im. Jepja patentën. Jo patentën, po siç do niset patenta me zarf do vijë këtu. Këtu do ta jap me… Kjo shkresë niset këtu vjen përgjigja nga prefektura. Unë do t’i them… a kupton e të fala. Vër një gjobë simbolike se gjobën e ke nga njëqind deri në tetëqind euro ta dish.

Qytetarja – Po, po, po e lexoj. E lexova.

Polici – Ai mund ta lejë dyqind mijë. Ai mund ta lejë dyqind thashë, mund ta lejë treqind, mund ta lejë njëqind sa është. Varet nga ata. Ky është muhabeti im në mënyrë miqësore dhe shoqërore.

Qytetarja – Ta dimë dhe ne se sa pak a shumë.

Polici – Ça të them unë tani, unë i thashë edhe këtij, u ula për burrëri dhe për miqësi. Meqë komunikuam, ti je familjar. T’i them X-it atje me një fjalë që të vejë gjobën të mos dënojë, jo t’i mbash të dyja se i merr të dyja. Ke…

Qytetarja – Gjobën edhe dënimin.

Polici – Bravo! Ke dhe gjobën nga njëqind deri në katërqind mijë lekë, ke dhe dënimin nga gjashtë muaj, minimalja heqje patente deri dy vjet. Tani do të të them këtë po të mos dënohesh sepse po u dënove, ajo kartela jote do t’i vejë Ministrisë Transporteve italiane.

Qytetarja – Po. Edhe një gjë tjetër, më fal se po ta them. Tani, kanë që të bëjnë gjithë këtë nam vetëm për një thjesht, nji mosmarrëveshje që ne ia dhamë në dorë të na sorollasin ne ato, gjithë këto procedura. A është e drejtë kjo gjë?

Polici – Për mua s’është e drejtë nuk është as e arsyeshme.

Qytetarja – Kjo nuk është diçka që ne nuk u ndaluam dhe nuk u dhamë dokumentet?

Polici – Bile e di çfarë më thanë ata tani mua, të dy ata?

Qytetarja – Po.

Polici- Ajo femra tha… nga goja.

Qytetarja – Po sepse i mori dokumentet.

Polici – Po në rast se ju kanë kërkuar një pesëmijë lekëshe jazëk ju qoftë. As gjobë nuk do kishit marrë. Mbas 15 shtatorit këta do marrin lekë, nuk ka shanse. Ose do vijë ky apo t’i do futesh me rrip, pa rrip në Shqipëri. Dëgjoni Edi Ramën çfarë ka thënë, për tre muaj, normale. Policit nuk i kërkon llogari kush tani, më kupton dhe më mirë thotë po marrë një pesë mijë lekësh tani.

Qytetari – Si do bëjmë tani? Si do e marrë atë…..

Polici – Do marrësh një gjobë vetëm për dritat. Për shkeljen që ka bërë.

Qytetarja – Vetëm për këtë shkelje asgjë tjetër… Ne nuk është se nuk ndaluam.

Qytetari – Vetëm që nuk kishim ndezur dritat.

Polici – Do ishte njëqind herë më mirë të kishit gjetur gjuhën e përbashkët.

Qytetarja – Ne nuk është se nuk i dhamë dokumentin,se aty e ka bërë për shkelje dokumenti, dokumentin ia dhamë vetë ne. Ai u largu me dokumente.

Polici – Qartë. Shiko! Kodi rrugor është sikurse e ka Italia. Kodi rrugor i joni është marrë nga shtetet europiane. Dhe thotë drejtuesi i mjetit është i detyruar të dorëzojë dokumentet, të mos lëvizë fare nga timoni. Në Shqipëri të ndal ai dhe del drejtuesi i mjetit. E ka fajin policia, e ka fajin qytetari këto muhabete ikën. Tani unë pa universitet i kam edhe ata punonjësit  e policisë ata ndoshta janë gabim e kupton nuk ju ka punuar logjika. Po edhe ju jeni të nxituar, nuk keni gjetur gjuhën e

përbashkët. Problemi është të bëjmë më të mirën dhe më të mundshmen sa më shpejt.

Qytetari – Unë sot mbasdite iki në Itali.

Polici – Do bëhet procedurë se e kanë futur që dje në sistem.

Qytetari – Po si t’ia bëjmë?

Polici – Po u fut në sistem nuk ka shanse me e heqë njeri. Po qe se nuk e kishte mbushur që dje, ateherë e dija unë se ç’bëja unë pastaj.

Qytetari – Në çfarë ore takohemi nesër?

Polici – Hajde në orën 9.00.

Qytetari – Tani përfito nga rasti lekët do t’i jap unë, bëje si për djalin tënd dhe…

Polici – Unë nuk e dua pesëmije lekëshin tuaj. Unë e marrë kafen time tek një firmë ndërtimi, tek një biznesmen.

Qytetari- Tani edhe njëherë të lutem duhet të jem nisur që në mëngjes sot unë.

Polici – Tani më dëgjo mua unë do ta marr sot po e morri përsipër. Ore është problemi kështu edhe po qe se do të të falë për… heqjes të patentës do të të kërkojë më shumë nga dora, jam shumë, jam shumë… 28 000 lekë, 30 000 lekë.

Qytetari – Hajt mo dyqind mijë lek… janë shumë more burrë..

Polici – Jo më kupton nuk ta bëra… Për ty, për ty o për ty, jo për mua.

Qytetari – Po sa pra?

Polici (shfryn, merr dikë në telefon) – Hë mo çfarë bën? Do vish lart o? E mo do të iki ky në Burrel se nesër i ka kalamajtë  edhe do të iki në Itali d.m.th i ka prerë dhe biletat e tragetit. Ë? Po, po, po, dakord. E lamë për nesër.

Polici – Më dëgjo mua çfarë po të them, keni për të ikur sot.  Unë do t’ju marr në telefon nesër në mëngjes do t’ju them merrni kalamajtë edhe hajdeni këtu 2 minuta për të marrë atë (patentën). Nuk është ai sot, si procedurë do jetë ai se nuk bën. S’vij se nuk bën, nuk jepet kështu. Vete në burg tjetri për patentën tënde. Ai thotë hajde këtu, patentën… Ai nuk thotë i ke marrë 100 000 – 200 000 lekë, i ke marrë, i ke marrë 1 milion, 2 milion lekë e ja ke dhënë, duke menduar se ti je jashtë. Ik sonte e të marr unë në telefon hajdeni merreni. Ju marr unë në telefon dhe kur të vini e keni gati.

59 komente në “SKANDALI/ Makthi i një emigranti me policinë e korruptuar rrugore në Shqipëri (FOTO)”

  1. KULMI. Te jem si Tahiri vallahi i shkarkoj nga i modhi deri tek me i vogli, spastrim total. ueeeee

    1. Argita_B says:

      Kam pasurte njejtin problem, refuzova te gjitha shantazhet e policise, i thashe ta gezoni patenten time dhe do tju denoncoj per trafîk patentash ne vendin qe jetoj. Policet i zuri frika dhe me kthyen dokumétat ne vend.

    2. Ripjellje says:

      Patjetër, pse çfarë kujtove ti se do bëjnë partizanët sa të zbresin nga mali?

    3. anonim says:

      a mendon se zgjidhet problemi me shkarkimin total te te gjitheve. Po ata qe do t’i zevendesojne a nuk mendon se do te bejne te njejten gje? Mllefi asnjehere nuk eshte keshillues i mire

    4. juliano says:

      Pa merak vlla xhani kane per te leviz te gjith keta gogolat rrugor te sali ram berishes dhe kane per te ardh xhepista e edi rames me shkolle,keta do te te vjedhin me lezet mbajeni mend

  2. england says:

    Bazhibozuket e Hysniut dhe Saliut.Cfare policesh derra nga mendja,dhe nga trupi.Shpresojme gjithcka te ndryshoje rrenjesisht nga 9 shtatori.

  3. Sojlliu Elbasanit says:

    Policet e Mul Nokes dhe Sali Shpellarit.Medet o vend ku ke rene.

  4. refleksioni says:

    Pa patur procedura per ndalim ne rruge, pa patur ndershkim per policet qe nuk ndjekin procedurat nuk ka per me pa hajr asnji ne Shqiperi.
    Ne Angli policia pasi te ndjek me makine ndal pas teje per me mbrojt shoferin nga mjetet e tjera ne levizje, e pasi te kane future targen ne sistem atehere te afrohen per te te folur se perndryshe po te jete shoferi kriminel apo I kerkuar duhet te sillen me procedure tjeter apo te therresin police me arme; sa per dritat jo te ndezura, te bejne vetem shenje qe ti ndezesh dhe aq, nuk ta lejon kodi te vesh gjob per aq gje. “rrofte” katunarlliku I berishes qe ka sjell ne pune idiot dhe djaj qe perdhunojne qytetaret perdite

  5. 2n2=4 says:

    Turp Turp pthuuuu njerez pa moral….

  6. fieraku4u says:

    KJO ME KA NDODHUR MUA DISA HERE…ME NDALUAN NJEHER, GJOJA SIKUR NUK JU PERGJIGJA THIRRJES SE POLICISE PER TE NDALUAR MAKINEN NE RRUGEN RROGOZHINE-LUSHNJE.

    KAM QENE NE SHUME VENDE TE BOTES, POR POLICA ME QESHARAK NUK KAM PAR NDONJEHER NE JETEN TIME….ME BENIN PRESION NGA TE GJITHA ANET QE TE ME MERRNIN LEKE.

    1. Elsa says:

      Keta policat e qarkullimit rrugor ngelen te gjithe duke i marre leke shqiptareve kot (kapin ata shofere qe jane te rregullt se shoferet e tjere qe u xhirojne gomat para syve nuk ndihen se kane frike , jane bere si ata lypsaret, turp te kene, jane dhe te pa edukate mbi te gjitha.

  7. sofra says:

    Montazh, kishte frusho gjate gjithe kohes dhe tek 200 mijlekshi ora ndryshoi shifrat me 2 sekonda dhe tik takun ne nje ritem te chuditshem…
    falangat kriminale, te udhehequra nga krye koka e hakmarrjes per drejtesi Edvin Rama, urdheruan edhe nje here poliagjentin chakuli per te perbaltur sherbetoret e popullit.

    jane te lutur zoterinjte :
    Artur Rrahmani
    Ardian Pollo
    Ermal Beqiri
    te chvleresojne materialin filmik.

    1. banor i Tiranes says:

      Me vjen keq per viktimen e policis rrugace. Policia rrugore keto dite eshte turrur si qeni ne vreshte per te bere ndonje leke se do vije shteti?? Sa turp! para 5 ditesh te premten po vija ne rinas dhe Ylvi(nuk di a jam i sakte per emrin) Myftaraj (vellai Veli Myftarit ..ceshtja pashaportave..ish ne MPB)ne ndaloi dhe nuk jepte dokumentat per 5000 leke te vjetra pse preka ndareset e rruges dhe thosh ke shkelur rregulloren e sinjalistikes….kur mori 5000 lekshin isha ne rregull?? Mu duk i pire…. por friken e kishte “se na kontrollojne me kamera” Ndersa ke kolaudimi i makinave(me duket se eshte me kocesion) po nuk ju le 30.000leke te vjetra ke kroskoti nuk kalon, OK??? Dio mio. Kur do zhduken keta lapanjose nga shteti.

  8. Altin says:

    Hahahahahahahahahahahahahah

  9. Arjani says:

    Policet u marrin ryshfete qytetareve se duhet tu cojne pare shefave qe i mbajne ne pune. Cdo polic ka nje kuote gjobash qe duhet te vere dhe nje kuote rryshfetesh qe duhet tu jape shefave nga te cilat duhet te mbaje edhe per vehte.
    Sidoqofte, nuk besoj se historia e gjobave ne rruge si sebep per rryshfet do zhduket.

  10. cimi says:

    te njejten gje me ndodhi edhe mua ne rugen diku aty ne pa aritur ne lezhe nuke kisha ndezure dritat ndesa ripin e kisha ven dhe isha shume ne regull por per dritat nuke i dija qe duheshin ndezur se skemi asnje informacion pore polici duhet te jepte nje kshille per dritat e jo te vinte gjobe keta polic nuke duhet jene me ne dtyre qe shfrytezojne rastin e te kerkojne para

  11. hasan says:

    Policet qe nga 90-ta e prapa jane sjelle me qytetarin si gjobvensa personale.Pra jane te nje lloji e te nje kalibri.Jane paraziter me te shumtit sepse duhet menduar qe ka dhe police qe kane vene jeten ne rrezik me kriminelat.keta lloj ,jane quajtur budallenj nga Muli.Te behet reforme,te hiqen te gjithje moshat e vjetra e te zvendesohen me djem te rinj.Vetem djem te rinj.

  12. Tani says:

    Fytyra te shemtuara,njerez shpirt liq,ne djall vafshi te gjithe ju qe mundoni njerzit e thjeshte.Pyll i mbushur plot me derra kjo toka jone,kur do vi ajo dite qe ndreqemi dhe ne si gjithe europa.

  13. fred says:

    e njejta gje me ndodhi,ne vore,pasi polici me ndaloj,se isha me makine me targa te huaj duke qene ne lajnen e majte duhej te prisja dy lajnat te shkoja tek polici,po me e bukura ,kur I thash se sisha shpejt me tha ecje ngadale ,edhe pse jane dy tabela nese shkoni nga durresi ne tr,ne nje ure kembesoresh,kur dihet se sa duhet te jete tabela me rregullore mbi token ,por fatmiresisht e per fat te keq e pash tabelen dhe e ula shpejtesine,po me e bukura ndodhi kur me ndaluan,njeri bente me sy e tjetri te fortin.pasi me kerkoj letrat se keshtu I quajti,i dhashe patenten nderkombetare sekisha pashaporte te huaj,mi mori te dyja dhe me tha te shkoja ne polici te henen,por donte dhe patenten e vogel,mire patenten po me cte drejte me mban pashaporten,megjithese USA,po te fortit cti besh,si perfundim ,me 50$ shpetova ja futa skisha kohe si ky djali se me keq do ja beja,ne doni te dini kush jane policet I keni cdo dite postbllok 10 km rreth vores,here me kamer here pa,po me te tille njerez mos prisni te behet ai vend.Sa per kuriozitet bej 1000 km,rruge ne jave bredh gjithe USA e kam nje gjobe ne 10 vjet,ne SHqiperi e mora per 24 ore.

  14. Cami. says:

    Ne Shqipni ja fusin njoni tjeterit.
    Por me u bukura eshte,se edhe gezojne.
    HAJDE LESHARAPI HAJDE……..
    PITH TE NONES CA BOHET!
    Njerez pa karakter e dinjitet.
    Me pak fjale skrementi.
    Pthuuuuuuu legena e derra lluci e llumi…. Halera.

  15. IP says:

    Sapo jam kthyer nga Shqiperia. Te nesermne e arritjes u nisa drejt e tek varrezat, tek vari i prinderve. Me ndaloi policifare kot. Ne 17 vjet jashte s’kam asnje shkelje te rregullave te trafikut. Me ndodhi e njejta histori. Ndoqa keshillen e nje kalimtari, Pagova shume para qe me ktheu patenten. Trishtim i madh ngado qe shkela ne Shqiperi.

  16. agron loka says:

    ….thjeshte bashibozuk!!!!

  17. alban4eva says:

    e njejta gje me ka ndodhur edhe mua vjet ne shtator, ne rrugen Fier-Kolonje. nuk kisha ndezur dritat, me marrin patenten dhe dokumentat e makines.

    -hec e merri neser me komision”-, hajde merre vesh ca qenka ky komisioni. shkoj te nesermen ne komisariatin e Fierit, nje kolibe nga keto kontenjeret, e trasformuar ne zyre policie, ku brenda 2 oresh iken dritat 6 here dhe nderpritej puna.

    dhe atje nja 4, 5 polica barkderra se bashku me nje police femer qe fliste sikur te ishte me dele ne fshat.

    te gjithe ishin shofera shqiptare me patenta te huaja, normale, keta “gjuhen” me shume, sepse keta jane per tu kthyer ne vendet ku punojne dhe jetojne. nuk shpetonte njeri pa te pakten 200 mije leke te vjetra. une dhashe 150 mije.

    sepse me thonin: – do te mbajme patenten 4 dhe dokumentat e makines muaj dhe 1 milion leke gjobe, zgjidh e merr. u detyrova te jepja 150 mije leke te vjetra shqiptare qe i mora mbrapsh te gjitha. ajo qe nuk kuptoj une, mire patenta, po dikumentat e makines perse i mbajne, eshte jashte cdo lloj rregulloreje..

    nuk kam pare e degjuar qe te te mbahet patenta per mos ndezje dritash, por qofte edhe per tejkalim shpejtesie. duhet ta tejkalosh shume fare shpejtesine qe te te mbahet patenta nga policia rrugore.

    vetem ne Shqiperi ndodhin gjera te tilla. urojme qe Rama ta reformoje krejt policine shqiptare, sepse me keta barinj te veshur me uniforme na kane pire gjakun kaq vite..!!

  18. alban4eva says:

    …” -Polici – I çoj në polici tani, i firmosin atje, i firmosin në prefekturë, i futim në sistem, do bëhet shkresa. Do t’ia nis prefekturës nesër në mëngjes me zarf. Po deshe ta jap dhe doraz. Të ta jap doraz ta çosh në prefekturë dhe në prefekturë unë do të marr ne telefon dikë e t’i them ai është miku im.
    Jepja patentën. Jo patentën, po siç do niset patenta me zarf do vijë këtu. Këtu do ta jap me… Kjo shkresë niset këtu vjen përgjigja nga prefektura. Unë do t’i them… a kupton e të fala. Vër një gjobë simbolike se gjobën e ke nga njëqind deri në tetëqind euro ta dish..”-

    a mund te me thote dikush, nese mori vesh gje nga ky shpjegim primitiv i ketij polici taleban???!! jam shume kurioz te dij cfare ka dashur te thoje pordhici albanistanez me ato qe ka thene..!!

    1. Arben says:

      Mendova se isha i vetmi qe s’mora vesh gje nga shpjegimi prej idioti i policeve alabake shqiptare, por paskam edhe shoke…

  19. Hasani says:

    Tahir hiqi keta minj edhe çoji ne internim!!

  20. FANE MIRDITE says:

    o derra ne kohe te socialisteve ne pushte me ka ndaluar polici i qarkullimit sepse nuk hapa rrugen ministrave te qeveris qe kalonin me sirena po une u hapa aq shume sa dola ne trotuare polici sa pa targat e huaja me ndaloj dhe bente si kaposh deti se ishte vlonjat thoshte se do thirrte grupin e gatshem se po kundershtoje policin po ai kurre si mori leket shikoni o derra sollet komunizmin per 50 vjet sollet 97 ishit ne pushtet per 8 vjet dhe nuk bete nje gje qe ju ta perdorni sot blete voten tani o derra po keni dy mundesi ose me te vertet do beni dishka ose ju pret ferri o derra nuk mbahet pushteti me shantazhe keto jane montezhe. komunista ju tregoj nje sekret nuk e beri ILIR META MARRVESHJEN me edvinin por miku i tij dibrani pra gruaja dhe vjerri TANI O DERRA POPULLI E PA TE MAJTEN DHE ME SHUME ISH KRYEBASHKIAKUN EDVIN SE QFAR I OFROJ POPULLIT nqf se nuk beni me shume se EDJATHTE DUHET TE LENI SHQIPERI PER 24 ORE FJALET JU VJE KOHA QE MBAROJNE DUHEN VEPRA SE 50 EURO QE MOREN SHQIPTARET PER VOTE JANE MBARUAR .

    1. agbi says:

      O derro , me fal , o Fane pa tunde pak koken dhe degjo me kujdes a bene kllu-kllu apo jo.

    2. ermir says:

      o fane palla o idjot njerz si puna jote e kane marre ne qafe vendin a e kupton se cfare po komenton mor debil,cfare lidhje kane komentet tuaja me shkrimin ne fjale,

    3. fidel says:

      ti qendro lart ne mal me birishen nese nuk te pelqejne ‘komunistat’

    4. tarkan says:

      O Fane Maloku, po pse re gjithe Shqipria qenka pagu sipas teje qe votuan me shporr Sali kriminelin. Normal qe ti e mbron se je nga ata derrat qe late malet dhe erdhet zaptuat tokat ketu ne Tirane. Flet dhe per komunizem ti, me komunist se Saliu jot qe del ne foto me kalamajte e Enverit ne Pogradec, e qe te gjithu ju Loket qanit si kalamaj kur dha gjoja doreheqjen diktatori Sali saqe tani keni fillu me i mbajt fotot varur ne mur. Normal se ju solli nga mali ne fushe po ju dhe pse keni 22 vjet ketu ne Tirane po kafshe do mbeteni me kete llogjike qe keni, RObsha malokesh !!!

    5. ORION84 says:

      Ti je thjesht nje islamik i merzitur qe flet shqip dhe qe nuk ha mish derri (normalisht) dhe qe duhet te rikthehesh perseri te shpella nga ke dale ?

      Pa kafshe si ty, shqiperia e shqipetareve do jete me e bukur dhe me me kulture!

      Ps: ishte baba islamiku jot saleshi qe futi kulturen e policit kriminel ne dem te popullit!

    6. Lusio De La Torres says:

      Kush esht superderr e kush flet. Ti nuk di me shkrujt dy rreshta mer taleban mirdite. U bone ti te gjykosh politiken.

  21. sokol says:

    te njejten gje me kane bere edhe mua keta duhet te vihen perpara ligjit jane thjesht njerez pa zemer dhe te pa afte
    jane nje funderrine e sistemit qe u ngrit

  22. alban4eva says:

    FANE MIRDITE,

    ke ngaterruar gazete. ajo gazeta qe do ti, eshte 55, ose RD-ja, atje shko, se atje e ke vendin..!!

  23. Bamke Qyllollari says:

    Hetoni te gjithe skemen.
    Hetoni shefin e qarkullimit Pogradec qe vendos gjoba personalisht.
    Ka vetem dy jave qe eshte emruar atje dhe po ben namin.
    Nje bastard nga Mati qe u thote pogradecareve qe do u q.. nanen juve qe nuk votut per Bacen Berishe.

  24. socialisti says:

    Kam mire une qe leviz me drita e rrip.sa te u jap shkas ketyre buthkirave qe per 5000 lek te cajne trapin.xham mbyll.hap xhamin nxirr dokumentat pa i kerkuar akoma ai.mbyll xhamin pa i fol hic.hapi ti marresh.mbylle prape.rregullo dokumentat.vendos sinjalin e nisu.

    1. ORION84 says:

      identik si une ?

  25. beso says:

    Rregulli i dritave te ndezura interpretohet si i do qejfi çdo polici.Mesa di une,ka nje rregull ne shume vende te Evropes per te mbajtur dritat ndezur ne autostrada dhe rruget principale te shpejtesise se larte(superstradat),keto te dytat kane limit 110 ne ore,ndersa ne rruget urbane/rurale,si ne Dajt,nuk ka rregull te detyrueshem per dritat e ndezura.Rrumpalle hesapi!

  26. sh-p says:

    Per shkarkime nuk asht as pak eveshtir, po te dojn i skarkojn te gjith sepse nuk duhen fonde. Na shqiptaret flasim shum per burrni,por na jena shum servila e te pa burra, vetem me ja fut njeni tjetrit jena.

  27. shkodrani says:

    keto ngjarje i ndollin te gjithe emigranteve kur vijne ne atdhe jam shofer qe nga viti 1977 per te ardhur ne shqiperi udhtoj rreth 2100 km po nuk shkele rregullat ste shqetson askush dhe ne mali te zi qe eshte rregulli te ndezen dritat 2 here qe kisha harru ti ndizja polici sme ndaloj por me beri me shenje qe ti ndizja dritat
    por 25 km nga moriqani (kufi) deri ne shkoder fillo nje stres udhtimi nga policia rrugore sa te shohif me targa te huaja te ndalojn pa asnje shkak e nxjerrin do petendime apsurde si sivjet qe me thonte ke shkelur vizen ndarse ne mes te rruges nje fantazi artistike e policit per te rjepur emigrantet keshtu qe qeveria e re punen e pare duhet te vene dore mbi keta bashibuzuk qe po mundohen te na merzisin ardhjen ne atdhe

  28. sh-p says:

    E kur thojn i mori para polict e postbllokut nje i pire me makine..jo para por duhet me u kthy edhe njeher me imarr edhe mbrapsht kta shkerdhata,keta trima qe me shputa ikena rra ne 97..dhe nuk kan guxu me te pa as ne sy.

  29. tani says:

    Sa komente beni burra .solucioni me i shpejt pagoni 5 mij lekshin dhe udhetoni tè qete .jo se mua me pelqen keshtu por eshte realitet né shqiperi keshtu qe eshte e kot qe komentojme dhe prishim gjakun kot .ky eshte vendi yn keshtu funksionon .shpresojme tè ndryshoj dicka né tè ardhmen por e shof tè veshtire pasi policaat po ata jane nuk eshte se rama ka shkopin magjike

  30. Genti says:

    Kur do ti heqin keta ordinera se na e nxin jeten…

  31. Nen drejtimin e sali shpellarit keshtu ka funksjonuar gjithcka 8 vitet e fundit – policia, prokurorija, gjykatat, spitalet, komunat, bashkit e te gjitha drejtorite. Rama po ti hetoje te gjith keta hajdutet qe kane pasur keto poste, duke marr parasysh se cfare rroge kane pasur, do te habiten sesa leke kane vjedhur dhe cfare pasuri kane vene. Tu sekuestrohet pasuria dhe paret te shkojne ne banken e shtetit qe tashme eshte bosh.

  32. fred says:

    E SHETITA GJITHE SHQIPERINE,NGA KAKAVIJA NE HAN HOTIT NGA MURIQANI RIVEREN DERI NE SARANDE,NUK PASH NJE TABELE MBAJ DRITAT NDEZ,AS SHQIP AS NE ENGLISH,SI TA DIJE NJERIU I SHKRETE???!!!!!

  33. shiaksi says:

    ne e dim shum mir se policet ne shqiperi jan te korruptuar mjer ate qe ndalojn ,se pa e fresku mir nuk rrin keta ,shpresojm se kjo qeveria e re ka per te ber dicka ne ke te drejtim

  34. amerika armiku me i madhe i shqiptareve says:

    ky eshte sistemi demokratik qe vendosi europa kurva plak dhe amerika prostitut turpin ta mbajne keta se minjte e pusetave si politikanet tane qe sduan vendin e tyre skan faj i detyrijne dhe pse turp te ken qe pranojne qe te turturojne popullin e tyre se token shqiptare se gjen gje po populli gjynaf me vujte

  35. sh-p says:

    O shijaku kur flet per policet e shqipnis asht turp me perdor fjalet korrupsion,kultur,edukat,shkoll,e shum te tjera, sepse ata jan ma keq se lypsat jan si mi qenefesh.

  36. Meri says:

    E tmerrreshme,kurrupsion dhe injorance bashke,keta injorante mendojne se kush eshte jashte i bjen parat nga qelli?per keta polic qe i torturojne e i lodhin njerzit fizikisht e psikologjikisht nuk duhet te kete meshire as edhe nji njeri:

  37. besnik says:

    Korrupsioni ne policine rrugore eshte bere flagrant dhe ne Elbasan ku shefi qarkullimit rrugor nji person I quajtur Avdul Halluca nga Tropoja u ka marre drejtuesve te autonjetet leke ne menyre flagrante.Ai nuk ka turp e as ndien fare pergjegjesine ne ate detyre.Para disa diteve I mori nji njeriut te gjakut tim 200 mije leke ryshvet .Kete gje e beri, pasi e gjobiti ne fillim me 50 mije leke per shpejtesi ne rrugen Elbasan Peqin,me pas e mori ne zyre e I tha, ne qofte se do qe te mos bllokojme maqinen me jep 150 mije leke.Pas shume presionesh qe I beri I mori edhe 150 mije leket dhe e lejoi automjetin pas 2 diteve.Turp turp per kete njeri qe I thote vetes oficer policie.Ja ky eshte shefi I qarkullimit rrugor ne Elbasan qe na I thojne dhe Bace!!C`mund te presesh nga ky person antiligjor qe vepron ne kete mynyre arbitrare pa I hyre asnji gjemb ne kembe.Ky njeri me vese te keqia
    Besniku

  38. titi says:

    qarkulli rrugore eshte komisariati me i korruptuar ne policine e shtetit, te gjithe jane aty ne saj te korrupsionit qe bejne dhe lidhje me partine shtete PD-ne.
    Ata jane te lidhur si rrjete merimange me njeri – tjetrin, duke filluar nga shefi i komisariatit, shefat e tjere me poshte prurje e klaneve te fuqishme per te mbrojtur njerzit e tyre dhe per te marre pjesen nga cdo shef apo polic. Askush nuk flet aty per ligj dhe zbatimin e tij, por per perfitimet qe marin dhe qe duan te shperndajne. Nje SHKB inegzistente ku qytetaret bejne denoncime per korrupsionin e policise rrugore dhe anje veprim nga kjo e fundit. Duke vazhduar tek komisioni,merini me radhe kete njerez shifni CV-ne e tyre dhe do ta nxirni vete perfundimin. Si qytetar falenderoj TV Top Chennel qe ne vazhdimesi ka denoncuar keto skuta korruptive dhe lutem qe te vazhdoje te ivestigoje me tej kete komisariatt dhe do te shini se sa i madh eshte ajsbergu i korrupsionit ne cdo drejtim. Vetem para disa muajesh u be freskim i policve rrugore me policie te tjere dhe menjhere ato erdhen prape aty ku ishin ne baze te rryshfetit. Qeveria e re ne qofrte se nuk ja ndryshon faqen kesaj policie familjare, klienteliste dhe te korruptuar nuk duhet te rij ne pushtet asje dite, pasi e ka HUMBUR BESIMIN E SHQIPTARVE QE VOTUAN NDRYSHIMIN. ATA JANE HAJDUT ME UNIFOREM DHE TE LIGJERUAR NGA KY PALO SHTET QE PO LARGOHET.

  39. Beni venezia says:

    Dritat eshte e detyrueshme me i ndez ne atostrade e superstrade gjate dites e ne qytet e ka rregullorja e qarkullimit me i ndez 1 ore para se te errét e me i fik 1 ore mbasi te zbardhe drita,ME I THENE ATIJ POLICIT QE E KA NDALUAR,DHE GJOBA SI QENKA 800 EURO?PO ME BE NDONJE SHKELJE ME TE MADHE NE QARKULLIM SA QENKA GJOBA SIPAS POLIC NENQ….IT 300mije EURO.
    Ato hajdutat e policise shqiptare si thone se i kemi rregullat e qarkullimit si italia?
    PO NE ITALI SHOFERI KUR SHKEL RREGULLAT NUK I JEP LEK POLICIT ME SHKU E ME PI BIRRE E ME HAR QOFTE,(ja zenshin fytin)PO NDERSHKOHET ME GJOBE,HEQJE PIKESH NE PATENTE etj…etj… SIPAS SHKELJES SE KODIT TE QARKULLIMIT.

  40. lezha says:

    Metoda e policise shqiptare:bere shkelje sado te vogel,te mbajne dokumentat dhe te kerkojne 15000-20000 leke te reja per te ti kthyer prape pasi te paguash.Me qindra e mijra njerez jemi qe e kemi perjetuar kete gje si njerezit ne shqiperi ashtu edhe ata jashte dhe shqiptaret e kosoves dhe maqedonise etj.

  41. gjergji says:

    Tung të gjithëve !
    E kam vuajtur edhe vetë të gjithë këtë histori.
    Lexoj edhe bashkëkombasit dhe bashkëvuajtësit e mi dhe them me vete “o sa turp me kenë shqiptar”!
    Personalisht kam jetuar jashtë shtetit dhe nuk kam patur asnjëherë prob me policinë rrugore, këtu nga Tir në Vl të ndalojnë 10 herë policat rrugorë.

  42. gentian says:

    Fajn ne rradhe te pare e kemi vete, qe kemi mesuar çdo zyre, me lek!kur ke te drejte nuk ke pse te paguash! dhe kur ke gabim paguaj gjoben, e rri urte!Prandaj te gjithe si shoqeri, te kundershtojme te padrejtat, çdo gje rregullohet, edhe Policat mesohen, te mos kerkojne lek si lypsat!dhe jo te gjithe emigrantat,merren me Prostucion, e droge! qe bejne gabime e paguajne,Policat te korreptum, Emigrantet qe punojne,e nxjerrin lekun me djerse, e din çdo te thote vlera e lekut, vetem halet jan ata qe nuk din asgje, vetem te shkatarrojne shoqerin!

  43. FANE MIRDITE says:

    o derra ju ka bere shume agresiv kjo fjala demokraci sepse ne kohe te sotme sot e ke neser se ke. ju jap nje keshill o derra ndryshoni kushtetuten se i keni deputetet keshtu qe do e mbani dhe 50 vjet te tjera nqf se nuk keni mundesi atehere mbyllni ndonje takim te psikologu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje