Berisha takon Majlinda Kelmendin: Mbretëresha e xhudos na bëri krenarë

4 Shtator 2013, 13:18Politika TEMA

Kryeministri në largim, Sali Berisha, priti në zyrën e tij Majlinda Kelmendin, pas fitimit të titullit kampione bote në xhudo.

Pas takimit me kosovaren, Berisha shkroi në Facebook se Majlinda është një mbretëreshë që na ka bërë krenarë.

“Të dashur miq, sot prita Majlinda Kelmendin, mbretëreshën e botës në xhudo dhe trajnerin e saj të shquar Driton Kuka. Fill pas Kosovës, Majlinda erdhi në Shqipëri për të ndarë edhe këtu me bashkëkombësit e saj krenarinë dhe lavdinë e kurorës së kampiones së botës në xhudo që mori në Brazil.

E falenderova dhe e urova Mbretëreshën shqiptare të xhudos në botë për suksesin e jashtëzakonshëm me të cilin ka bërë krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medaljonin në të cilin është e gdhendur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë me firmat e themelueseve të saj!” shkruan Berisha në FB./ep

9 komente në “Berisha takon Majlinda Kelmendin: Mbretëresha e xhudos na bëri krenarë”

  1. rb says:

    Ajo more Berishe ka garuar edhe per Shqiperine, por ju nuk i dhate asnje kacidhe, prandaj ajo u largua. Keshtu dhe mjaft shtangiste.
    Ju sportin nuk e kishit fare ne hesap.

  2. I the gje per Ramen? Qe per pak e bleu ndeshjen e saj?

  3. rb says:

    Urime nga zemra Majlinda. Vertet nderove kombin tend. Nuk te urova me lart se nuk desha te ngaterroj suksesin tend te jashtezakonshem me ngaterrestaret e vertete te sportit.
    Suksese!

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Shyqyr qe nuk do te jete kryeminister, pra kjo ka rendesi per c’do shqiptar.

  5. mergim tari says:

    Ashtu eshte o Sali,

    Sic rrine bashke e mira dhe e keqja
    edhe
    KRENARIA DHE TURPI bashke jane
    edhe
    MIRESIA DHE VRASESI bashke rrine

    Keshtu eshte kjo bote qe per fat tani na jep mundesine qe faqebardhin dhe faqeziun ta shikojme edhe ne fotografi

    1. hasan says:

      Koment i goditur.

  6. Nene tereza duke u lutur “o zot cfar i le keta njerez kot”.. shume bukur.
    Suksese cupkes nga kosova.

  7. sali berisha says:

    i kam than majlindes ,,,a ma xhudon pak ramen ,,,hahhhhahhha sa kam qesh imagjinoni 2 metra piktor ta xhudoj majlinda ,,hahhhhahhhhha perpara sb

  8. Neorealizmi says:

    Ku ka gosti dhe aheng, qylaxhiu nxiton te jete i pari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje