Asnjë nga drejtuesit aktualë të PD-së nuk i kanë të sigurta zyrat në selinë e re të kësaj partie.
Burimet brenda selisë blu saktësojnë për Shqiptarja.com se të përjashtuarit e mëdhenj nga pasja e një zyre në selinë e re të PD janë kryetarja në ikje e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e PD-së Jozefina Topalli, ministri në ikje i Financave dhe Sekretar i Përgjithshëm i PD Ridvan Bode, sekretarët e tjerë të PD, përjashtuar Sekretarin e Organizimit Flamur Noka që po merret posaçërisht me sistemimin e zyrave të partisë në pritje të fillimit të sesionit të ri parlamentar, që për herë të parë pas tetë vitesh e gjen PD në opozitë.
“Zyrat e drejtuesve të lartë të PD, nënkryetarëve dhe sekretarëve por dhe zyrat e tjera janë në ristrukturim të plotë. Por dhe pas ristrukturimit, do jenë në dispozicion të sekretarëve dhe nënkryetarëve e zyrtarëve të tjerë vetëm atëherë kur të zgjidhen nga Kuvendi apo Këshilli Kombëtar. Praktikisht sot janë pa mandat nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka tetë vite që është zgjedhur nënkryetare dhe nuk është rizgjedhur para katër vitesh, duke vijuar në këtë post pa mandat. Po kështu dhe Ridvan Bode dhe sekretarët e tjerë, përjashtuar nënkryetarin Astrit Patozi, i cili e ka dhënë vetë dorëheqjen nga postet”, nënvizon burimi brenda PD.
Sipas tij, përjashtuar kryetarin e dorëhequr, Sali Berisha, dhe deri diku dhe nënkryetari Astrit Patozi si dhe gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, të gjithë drejtuesit e tjerë, përfshirë dhe gjithë anëtarët e kryesisë së PD, janë pa mandat pasi kanë tejkaluar të gjitha afatet statutore për t’u rizgjedhur./A.XH
Kush ngjitet me teper se sa duhet, bie me poshte se sa deshiron. Jam kurjoz te di ne se Jozi do ti kete akoma te gjashte bodyguardet ?
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg
Se mos na e gjen gje, doktoreshen e shkencave politike, mor amani ??!!!
@plaku..sa here shof kete foto pyes veten, pse 3 bodyguard mbrapa, ( ata 2 anash i kuptoj) e vetem nje perpara ?
Ik mer ti se s’merrke vesh fare nga keto pune. Ato e bojn me radhe dhe ndrohen sa here qe lodhen. Ata qe jane anash pshm. tani po bojn pak pushim….
Lajm shume interesant. Tu jap cadra Avokati i popullit, derisa tu ristrukturohen zyrat!!! Po sa familje shqiptare s’kane me cfare te jetojne???
Le ti kthehet zanatit te vjeter,te shkojne te shiku,ata munde ti japin zyre edhe dicka me teper,ashtu sic e ka hake plaka k…. arrogante.
tani qe shkruaj ne news24 po flet idiotiky eshte perseri* KRYEMINISTER *PO BEN BILANCIN E PUNES SE VET PO NUK FLET PER GERDEC NUK FLET PER 21″! JANAR NUK FLET PER PAPUNESINE NUK FLET PER KORRUPSIONIN nuk flet vjedhjet e familjes se tij nuk flet per 3 milion euro rryshfet te argites apo shkaterrimet e bregdetit nga allyshverishet e dhenderrushit po ai nuk flet per shitjen e armeve nga zoti imami apo shkterrimin e lumejve pyeve ky njeri vetem di te shaje e te ofendoje te tjeret po ky mori fund dhe nuk kthehet me mos u kthefte nje kujtim i tille
epopeja e maskarenjve