Mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë duke krijuar një gjykatë të re, Gjykatën Supreme.
Kjo nismë kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe një numër prej 93 votash.
Burimet për Shqiptarja.com saktësojnë se pritet që të krijohet te Gjykata e Lartë një seksion i veçantë kushtetues që të merret me vendimet që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e interpretimin kushtetues, duke krijuar në këtë mënyrë një institucion të vetëm, Gjykatën Supreme të Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese gjykon si shkallë e katërt dhe gjyqtarët e lartë dhe kushtetues s’kontrollohen nga askush.
Tradita shqiptare ka vite që mbart tre shkallë gjykimi, që kanë në fokus të shqyrtimit shkeljen e të drejtës dhe në rastin e shkrirjeje së Gjykatës së Lartë me atë Kushtetuese, Kodi i Procedurës Penale do të pësonte ndryshime të mëdha jo vetëm për dy gjykatat.
Ajo do reflektohej dhe poshtë te nivelet e tjera të gjyqësorit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një reformë tërësore në gjyqësor, shkrirjen e gjykatave të tjera siç është ajo e gjykatës së Krimeve të Rënda me atë të Apelit, bërjen nul dhe të disa emërimeve në limitet e fundit të mazhorancës. Ndërsa lëviz çështja e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Faktit, e cila me ligj pastaj merr fuqi, që do të sillte dhe gjykimin e politikanëve nëse ata merren nën hetim, deri më tani nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë.
Në favor të shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka dalë dhe shoqata e avokatëve penalistë kohë më parë, të cilët kërkonin krijimin e një Gjykate të bashkuar. Burimi brenda mazhorancës saktëson se krijimi i Gjykatës Kushtetuese u bë pas ardhjes së pluralizmit, por në kushtet kur Shqipëria ishte pa Kushtetutë dhe operonte me dispozita Kushtetuese. Në mungesë të Kushtetutës, marrëdhënien mes institucioneve kushtetuese dhe arbitrin mes tyre duhej ta bënte një institucion tjetër ligjor.
Në këto kushte u krijua Kushtetuesja, e cila pasohej më poshtë nga Gjykata e Kasacionit(E Lartë), gjykata e Apelit e Gjykata e Faktit. Por nuk është vetëm Shqipëria ajo që po shkrin dy gjykatat më të rëndësishme në vend.
Janë Britania, Italia, Gjermania, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Greqia, Maqedonia, Suedia, Danimarka etj, pa llogaritur këtu SHBA ato që kanë një Gjykatë Supreme, të bashkuar.
KJO ESHTE NJE REFORME E GUXIMSHME QE DUHET BERE SA ME SHPEJT SI CE KANE EDHE SHUME VENDE TE TJERA DEMOKRATIKE,NE QOFTE SE OPOZITA NUK DO TREGON SE ATA NUKDUAN QE NE SHQIPERI TE SUNDOJE LIGJI PORKRIMINALITETI.
Gjykata e Lartë e përkthyer në anglisht do të thotë Supreme Court. Nuk e kuptoj krijimin e një gjykate vetëm sepse do t’i japësh një emër të huaj. Ed Rama po krijon dhe një grup njerëzish për të ndihmuar në krijimin e dokumentave në gjuhën letrare shqip, sepse sekretarët nuk dinë të shkruajnë dhe janë me 8 vjeçare…..Gjykata supreme me gjykatësit e korruptuar…..Tingëllon shumë bukur….!
mos u tremb , mira travestili!
O Fatmir, i shkreti ti sa i trashe qenke. Tamam njerez si ti i duhen Rames te rrije ne pushtet rehat.
Mira, Gjykate e Larte ne anglisht perkthehet High Court, besoj je dakord me kete? Supreme Court ne USA eshte ajo qe do te krijoje dhe Rama pra nje gjykate shume e larte” nese do te mund te shpreheshim keshtu. Me shume se nje reforme e vertete une kam pershtypjen qe Rama do qe ne kete menyre te fshije komplet gjykatesit e Gjykates se larte nga detyra, sepse duke mos ekzistuar me Gjykata e Larte, edhe gjykatesit e saj mbeten jashte gjykates se re qe do jete Gjykata Supreme. Problemi eshte qe per te bere kete reforme u dashkan 2/3 dhe nuk e di se ku do i gjeje Rama votat.
“o Korab”,perkthimi jot vlen per malet,jo per gjykatat..Nqs fut ne google “THE HIGHT COURT” ajo qe del eshte THE SUPREME COURT..Ne asnje vend te globit s’existon nominimi qe i jep ti sipas perkthimit “mots à mots”…,ndaj Mira ka te drejte…Kam dhene nje pergjigje me poshte duke komentuar qe s’ka lidhje CEDU me “pengesat” qe sjell GJ.K ne lidhje me vazhdimesine e recoursit ne Strasbourg..S’vazhdova arsyetimin se prisja “pergjigje justifikuese”…Persa i perket vendeve qe u eshte referuar,ja kane fut kot….Italia qe e njoh sh mire e ka Gj.K ku eshte percaktuar dhe objekti i saj,ashtu sic ka dhe La Corte Suprema di Cassazione…as me G.B s’ka lidhje….Arsyeja e kesaj gjykate eshte se ligji themelor nganjehere krijon “ngerc” dhe duhet interpretuar…Te “Ne” eshte akoma me e nevojshme,ndryshe Sala te shet det e toke “me cmim favorizues”… Nqs Rama e ben per te spastruar Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese,le t’ja fusi me top…biles te mbeshtetet dhe ne kallezimet e mia ne Prokurorine e Pergjithshme ne lidhje me emerimet e fundit dhe te heqe jo vetem “ata”,por dhe Nishan-kamarjerin…Nqs do te beje “shpikje”,le ta beje ne fushen e vet,se ne kete fushe s’eshte kompetent as ai dhe as “XHAFerr-intriga”…
Ne DREJTESINE SHQIPTARE DUHET TE KRYHET NJE REVOLUCION I TERE!!!
Sali Berisha,ku ARMIK I RREZIKSHEM I SHTETIT SHQIPTAR,,ka SHKATERRUAR CDO GJE KETU dhe ka vene MILITANTET OSE USHTARET E VET,qe kane dhene PROVA RE NDYRA NENSHTRIMI DUKE MBAJTUR ANEN E KRIMIT!!!
KATARSIS I PLOTE!!!
TE PASTROHEN HAURET E AVGJISE ME LUMEJ SI DRINI!!!
NUK KA LUM,QE TE LAJE KRIMET DHE PADREJTESITE E “DREJTESISE”tone berishiste!!!
britania nuk ka shkrire dy gjykatat me te rendesishme, thjesht shtepia e lordeve si gjykata me e larte ne vend u quajt gjykata supreme. ne praktike eshte e njejta gjykate po ne teori me privilegje me te pakta. kurse gjykata e apelit nje shkalle me poshte se ajo supreme ose ajo qe ne shqiperi quhet gjykata e larte vazhdon me te njejtat funksione si ne forme dhe substance dhe nuk ka plan te shkrihet me gjykaten supreme.
per PS kjo reforme perben nje shanc te mire per reforme dhe spastrime qe te zhvasi dhe ajo nje llokme nga gjyqsori. pra te krijohet nje fare balance e nevojshme midis pozites dhe opozites
Eshte imediate shkrirja e Gjykates Kushtetuese me Gjykaten e Larte, pasi gjykata Kushtetuese aktualishte po gjykon si gjykate e shkalles se katert duke dale mbi objektin e saj si garantues i Kushtetuetes se RSH. Gjithashtu gjykata Kushtetuese po gjykon te gjitha ceshtje penale dhe civile qe udhetojn drejte Gjykates se Strasburgut pasi eshte e detyrueshme qe qytetaret shqiptar te konsumojn te gjitha mjetet ne RSH. Ne mendojm se krijimi i nje Gjykate Supreme apo Kasacioni do te jet nje pushtet garant i gjyqsorit ndersa nje kolegj i vecante i kesaj gjykate te mari atributet e gjykimeve per garantimin e dispozitave kushtetuese.
Ke te drejte per nje pjese te komentit,ne lidhje me Gj.K si “shkalle e katert”,sado qe objekti eshte i ndryshem nga “3 shkallet” e gjyqsorit…,ndersa persa i perket detyrimit ligjor per te ezauruar te gjitha mjetet brenda R.SH ,kjo s’ka lidhje me GJ.K…duhet ta dish qe “Strasbourgu” eshte shprehur ne lidhje me kete ceshtje..Personalisht i kam dergur ceshtjet nga GJ.L ne ECHR dhe jane deklaruar “admissible” sipas art 34,35 te KEDNJ…(6).. Nqs “pjesa me e madhe” i drejtohen GJ.K ,me shume e bejne me shpresen per “te mbaruar pune sa me shpejt ketu”,ne vend qe te presin Strasbourgun qe penalizon Vendimet e Gjykatave te ndryshme qofte dhe per proceset e sterzgjatura(ITA),nderkohe qe vete i ben “terkuze”…
NUK JAM JURIST POR DUKE MARR PARASUSH LEVIZJET E FUNDIT QE JANE BERE NGA SERVILI I SALIUT KETO KOHET E FUNDIT THEM QE ESHTE SHUME E DOMOSDOSHME KJO LEVIZJE
Reforma e gjykatave te larta eshte kyci i suksesit te te gjithe reformave dhe ndryshimeve ne Shqiperi.
Pa kete reforme rrenjesore,te gjitha ligjet dhe aktet e qeverise per rilindjen e vendit do te behen nul nga gjykatat e larta ekzistuese.Keto gjykata jane sot komplet ne doren e Berishes.Jane te mbushura me maloke te ndyre e pa nivel,qe si kompensim per sherbimet ndaj Saliut,kane licensen te bejne baterdine me te drejten dhe me qytetaret pa mbajtur asnje lloj pergjegjesie.
Gjykata e Kasacionit qe nxorri te pafajshem Mediun e Gerdecit,Lulin e mbi 200 milione eurove te rruges,dhe qe nxorri te pavertete ate qe njerezit e pane me ze dhe figure ne videon e Metes eshte per te gjithe shqiptaret gjykata simbol e padrejtesise,e korrupsionit dhe sherbimit servil ndaj pushtetit.Le te shkrihet sa me pare te jete e mundur sepse vetem emrin ti degjojne njerezit dhe ju kujton te gjithe bemat,skandalet e gjobat qe kane bere me vendimet e tyre te njepasnjeshme.
Megjithese nuk jam jurist,mendoj se ideja eshte shume e mire.Jane nje ushtri me gjykates te te gjithe niveleve te cilet kane vene pasuri marramendese ne Shqiperi.Jam plotesisht dakord te behet nje reforme radikale ne gjyqesor.Tu jepet fund emerimeve partiake.Presim zhvillime te reja.
Une nuk mund te bej koment asnji fjale, persa i perket ligjestatures ,sepse nuk kam mbaruar per drejtesi,por per fizike,dhe me vjen shum keq vetem per Salen !!!!!Aman ,ai njeri cfare do te thote ? Po shkaterrojne shtetin qe une me aq mund e ……shkaterrova!!!? Nuk e di ,,,por do te problematiset jashte mase njeriu i dhjere .Per te tjerat,,,,,,mbare e kollaj , iu befte kesaj qeverie megjithmend serioze .
ishalla del dicka e prokopise ….gjykatesit ne radhe te pare duhet te ken dipllomen e NJERIUT .
Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme. Por ajo duhet te behet me konsesus nga te gjithe aktoret politike dhe jo nga nje pale dhe akoma me e emosdoshme duke u konsultuar me specialiste dhe institucione europiane. Pse? Pasi ne vame kohe qe kerkojme te hyme ne europe dhe si rezultat ne duhet te qasim kushtetuten europiane dhe jo ate anglosaxone. Pasi kjo do te sjelle perseri probleme ne drejtesi. Te kthehem ne fillim, reorma ne drejtesi e njeanshme eshte per interesa. Mos harojme se struktura jone sociale eshte nje strukture klanike dhe ne kemi probleme me veten tone. Une kenaqem qe ju jepni mendime. te gjitha ato jane shume te vlefshme n.q.se dikush qe ka ne dore ti lexoje.