Masakroi tre persona teksa po pushonin buzë detit, ndërsa policia shqiptare as guxoi t’i përmendte emrin.
Madje zyrtarisht asnjëherë nuk është thënë se Delin Hajdaraj është autori i masakrës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku gjetën vdekjen Serdi Bajlozi, Diana Ademi dhe Sokol Isufaj.
I vetmi i akuzuar dhe arrestuar për këtë ngjarje nga policia është Leo Osmëni, ku sipas dëshmive, roli i tij në këtë ngjarje është vetëm nxitës, dhe jo autor i vrasjes.
Qoftë në ditën e ngjarjes, por dhe në ditët në vazhdim, policia kurrë nuk ka përmendur se i dyshuar si autor i kësaj masakre, është Delin Hajdaraj.
Pas ngjarjes, emri i tij nuk u shpall në kërkim e ndoshta për këtë 22- vjeçari ia ka dalë të kalojë i qetë kufijtë e Shqipërisë.
Por një muaj pas kësaj ngjarje është Interpol që publikon foton e 22- vjeçarit Delin Hajdaraj.
Fotoja e 22- vjeçarit është publikuar në faqen ndërkombëtare të personave në kërkim, ndërkohë që kërkimet për të për momentin sipas burimeve të policisë shqiptare janë duke u kryer në Greqi.
22-vjeçari Hajdaraj, dhe pse ishte person me precedentë penalë për ushtrim dhune, shpërndarje dhe përdorimin e drogës, ia ka dalë të largohet nga Shqipëria edhe pas kryerjes së një krimi kaq të rëndë.
Sipas burimeve të besueshme, shpallja në kërkim e Delin Hajdarajt është bërë pesë ditë pas ndodhjes së krimit, ndërkohë që emri i tij si autor i vrasjes së trefishtë është përmendur nga media që ditën kur ndodhi ngjarja.
Masakra ku humbën jetën 3 pushues ndodhi në fund të muajit korrik, në ambientet e resortit privat “Kalaja” në Vlorë.
Sipas policisë, objektivi i sulmit kanë qenë një grup të rinjsh nga Fieri.
Dalin Hajdaraj dhe Leo Osmëni janë futur në brendësi të plazhit, ndërsa 22- vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi plazhistët./l.ç
nuk ka lidhje lajmi pasi si e gjithe policia edhe interpoli nuk ben perjashtim nga katastrofa e perditeshme, personat qe punojne aty perfshi edhe shefin jane butake te papare.
kte skandal dhe plot te tjera i dime,qe ke propabilitetin me te madh per te vdekur ne shqiperi e dime,,qe fajtori dhe krimineli nuk ndeshkohen kurre i dime,por problemi eshte kur do marri fund ky ankth qe i ka zene njerezit dhe i ka bere me stres te dalin lirshem ne rruge,,???
KUR TE DENOHET SALI BERISHA.
Lajmi me detyron te ndaje nje episode ‘komedie’ te erret qe u krijua me nje mik i cili teksa i bllokuar ne trafikun e cmendur te vlores ne kto dite vere shikon nje polic ngjitur me xhamin e hapur te makines, dhe i lodhur komenton me nje fare ironie policin me barkun e stermadh:ja edhe policia shtetit.Ne cast replikova: deshe te thuash mafia e shtetit! Sa mbarova fjaline perfaqesuesi i mafias se shtetit teshtiu!U shuajt nevoja per diskutime apo komente te me tejshme!
po ai kulici nipi i kulicit qe vrau ballerinen…
e harruan fare mediat ate???
Delin po ky ku e la motren qe ja ngacmoni si do bej ajo pa ty.
vetem une e bej Interpolin siç duhet.SP
Shtet i piste…Jeta e njeriut ne kete shtete s’ka fare vlere.
nuk esghte per tu habitur qe nga ana e policis tone nuk jepet emri i personit qe ka bere ate masaker…..se pari policet tane, ne fillim mendojne se si te nxjerrin perfitime nga vrasesit dhe….lexojeni mire emrin e personit te kerkuar…..eshte nga veriu dhe perkon me shumicen e atyre qe mbushin radhet e policise…..
Ishalla shpetofte nga policia gjakatare greke.
Eshte bire nene, nje nene i qan shpirti per te dhe se ze gjumi naten.
Ishalla qofsh me fat si Ilir Kupa dhe jo pa fat si Marjan Kola!
ndersa une i them pac fatin e atyre qe more ne qaf me doren tate