De Biazi: Jam i mërzitur jo me skuadrën, por me mënyrën si erdhi humbja

7 Shtator 2013, 15:28Sport TEMA

Xhani De Biazi, si asnjëherë tjetër që nga periudha kur ka marrë drejtimin e përfaqësueses sonë, ka qenë shumë i mërzitur.

Jo me skuadrën, por me humbjen, për nga mënyra se si erdhi.
Dje, Xhani besonte më shumë se kurrë se “djemtë” e tij nuk do të kishte dalë pa pikë dhe humbjen as që nuk e kishte menduar. Të paktën këtë e kishte theksuar edhe përpara ndeshjes. Shqipëria e De Biazit edhe pse në pjesën e parë nuk ka qenë në nivelin që pritej, në të dytën është shafqur si një skuadër e madhe. Ka zotëruar lojën, ka krijuar raste, por vetëm goli i ka munguar dhe për shkak të meritës së portierit Samir Handanoviç që pa dyshim dje ka qenë shpëtimtari i Sllovenëve.  Në intervistën pas ndeshjes, Xhani kërkonte të paktën edhe një pikë për tifozët e shumtë shqiptarë që kishin mbushur stadiumin.

– Mister, e prisnit një humbje në këtë mënyrë?
– Jam shumë i mërzitur. Nuk kishim për të humbur, erdhëm për fitore, minimumi të kishim marrë dhe një barazim, për mënyrën se si shkoi ndeshja. Megjithatë, kështu e ka futbolli. Kundërshtari ju ndëshkoi me një gol nga goditjet standarte, atëherë kur nuk e prisnim.  Pritëm një skuadër më agresive ndaj luajta 4-5-1. Me sa pashë me paraqitjen që Sllovenia bëri në fushën e lojës nuk ishin kështu, ata bënë vetëm një gjuajtje, në pjesën e dytë.

 Ju vjen keq, apo mund të kishit bërë diçka ndryshe për të marrë qoftë edhe një pikë?
Ne bëmë lojë të mrekullueshme, por ata kanë një portier të madh. Jo më kot Handanoviç luan te Interi dhe ai na “anuloi” golat tanë. Në pjesën e dytë ne luajtëm shumë mirë, madje nga rastet dhe loja që ne bëmë duhet  që të kishim shënuar 2 gola dhe loja do të kishte tjetër rrjedhë.
Tifozët prisnin të paktën një gol, ata ishin të shumtë dhe e kanë mbështetur skuadrën për 93
minuta…
Më vjen keq edhe për tifozët sepse ata na kanë mbështetur shumë. Të them të drejtën më vjen shumë keqë që ne pësuam një humbje sepse luajtëm në “shtëpi”. Stadiumi ishte i mbushur plot me shqiptarë të cilët besuan që nga fillimi dhe deri në fund, por neve ndoshta na ka munguar edhe fati.

 Çfarë duhet të kishte bërë skuadra juaj më mirë që ta kishte fituar ndeshjen?

Nuk kam se çfarë t’u them djemve, skuadra luajti shumë mirë dhe ata meritojnë vlerësime
sepse treguan shpirt gare dhe me lojën që ne bëmë sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, duhet
që të kishim dalë me fitore.

 Tashmë rrezikojmë shumë…

Rrezikojmë që të jemi edhe në vend të gjashtë

 Sllovenia duhet harruar, nga ndeshja e radhës në Islandë, çfarë do të kërkoni?
Në Islandë do të shkojmë për të treguar vlera dhe që jemi një skuadër që sillemi si t ë mëdhenj
në fushën e lojës. Shpresoj që atje të kemi edhe fatin me vete./Sport Ekspres

12 komente në “De Biazi: Jam i mërzitur jo me skuadrën, por me mënyrën si erdhi humbja”

  1. tuco says:

    copo paste se ma hoqen mesazhin: mos enderroni kot sepse edhe sikur te kapet vendi i dyte (qe nuk ka mundesi te ndodhe)nga grupi i jone nuk shkon asnje skuader ne play of sepse eshte grupi me i dobet .kjo gje nuk behet publike per arsye marketingu.gjithsesi ndeshja e djeshme tregoi qe ne nuk kemi kellqe te pakten edhe per 4-5 vjet.tung

    1. hashim toska says:

      Tuco grupi B është më i dobët se i yni. Aty i dyti ka momentalisht 10 pikë, kurse 3 tjerët kanë nga 9 pikë. Kundëershtarët janë aq të barabartë saqë nuk besoj që do të mund të shkëputet shumë ndonjëri nga ta.

      1. raimond vlonjati says:

        Trajner i dobet __Ok e filloi lojen gabim , por tie shikon qe s’po ecen loja dhe ekip eshte shume i hapur …
        …Atehere nga stoli ku je cou ne kembe dhe jepu detyra _-Folu qe mesfushoret mbrojtes te rine me prane mbrojtjes…

        Po ashtu beje nderimin menjehere kur shikon qe sulmuesi jot esht ei paralizuar –…Dhe ndryshoje skemen e lojes ,kur e shikon qe ekipi poloz nje loje krejt te c’organizar, mos prit te vije pjesa e dyte
        per te ndryshuar menyren e lojes

        Pastaj, ky nuk njef sulmuesit –Cani eshte i ngathet dhe ai mund te lozi kur ka edhe nje sulmues tjeter ne krah, por vetem nuk loz dot Cani

        Duhet te dalin ne sulm me pasa te shkurtera tek njeri tjetri ne emnyre qe te mos humbet topi, dhe per kete duhet ti qendrojne me prane njeri tjerit qe te lidhen me lehtes –Jo i qendorjne larg njeri tjetrit dhe e humbin topin me njehere

        Ky De Biazi duhet tu thote cunave qe te mos gjuajne nga larg, se jemi ne nje ndeshje te veshtire dhe aq me teper kur je ne humbje nuk gjuhet nga larg se humbet aksionin

        Dhe ne ndeshje te tilla nuk ka rendesi kush e ben golin, ka rendesi qe te lozin pa egoizem –Golin kushdo qe ta beje , eshte merit e egjithe e kipit, jo e individit

        Nejse, do zoti fitojme kunder Islandes

    2. antonio says:

      Trajneri italian vendosi te luaje me skemen 4-5-1,me sulmues CANI-n,qe eshte i pa afte totalisht per te luajtur me kete skeme i vetem ne sulm!!!
      Atij i mungon TRIBLIMI,SHPEJTESIA E SHKATHTESIA dhe ne kete ndeshje ai ishte komplet JASHTE LOJE!!!
      Ishte GAMIMI FATAL i trajnerit,qe e kuptoi me vonese kete fakt!!
      Pesimi i golit ne pjesen e pare ishte prap FAJI I TRAJNERIT,sepse skuadra jone LUAJTI SHUME HAPUR,me repartet e shkeputura nga njeri tjetri dhe MBROJTJA rreshtohej ne nje vije!!!
      Gabimi i trajnerit ishte se ne pjesen e pare lojtaret tane vendoseshin TAKTIKISHT GABIM,duke luajtur secili PER VETE,AFER NJERI TJETRIT,duke lene HAPESIRA TE MEDHA KUNDERSHTARIT!!!
      MOMENTI I GOLIT e verteton kete aq sa duket sikur ekipi yne perbehej nga AMATORE!!!
      GABIMI ME I MADH I TRAJNERIT TONE:
      MORALISHT ekipi ishte futur ne fushe me MENDJEMADHESI TE TEPRUAR,FIZIKISHT U TREGUAN TE LODHUR,LOJA DREJTOHEJ POTHUASJ GJITHNJE NGA KRAHU I DJATHTE KU LILA dhe ROSHI nuk krijuan ASGJE!!!
      NE LOJEN NE AJER,ne pergjithesi DOMINONIN SLLOVENET!!!
      MOMENTI I GOLIT:
      -Pervec MBROJTJES,FAJIN ME TE MADH E PATI PORTIERI BERISHA!!
      Ai nuk e ndoqi gradualisht levizjen e kundershtarit,ishte vendosur keq ne PORTE,MAJTAS DHE PARA,aq sa me gjithe SHTATIN E TIJ TE LARTE nuk arriti te grushtonte topin!!!
      PERFUNDIMISHT:
      -PERGJEGJESINE PER KETE DESHTIM TE PAMERITUAR TE EKIPIT TONE NE SLLOVENI E KA VETEM TRAJNERI DE BIAZI!!!
      EKIPIT I MUNGOI STRATEGJIA NE LOJE ,NDAJ U HODHEN NE AVENTURE,QE NE PJESEN E PARE,kur kundershtari u tregua mjaft i MATUR,ndonese luante ne fushen e vet!!!

  2. Guxhua says:

    Ekipi luajti disi i palidhur. Sulmuesit ishin pika me e dobet. Vila nuk me ka pelqyer fare. Duhet juajtur ngjeshur ne mesfushe me lojtaret e sapogrumbulluar si ndeshjen e fundit miqesore.

  3. shoqja says:

    O “Guxhua”! Po ku ma gjete kete Vilen o lali? Megjithate, mendoj se difekti jone ishte se nuk beme lojen me pasime te sakta te shkurtera. Kjo eshte loja jone. Pasimet e gjata “alla Cana” s’bjne gje tjeter vecse dorzojne topin tek kundershtari. Dhe nje gje tjeter: talenti Kace duhej vendosur mesfushor sulmues dhe jo te riparonte gabimet e mesfushoreve te tjere dhe te mbrojtjes. Duhet pranuar, harxhuam shume energji por nuk “ndertuam”. Dicka….shkateruam!

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne te gjitha boteroret,ne perkohesisht kemi qene “ofer” kualifikimit,por ne mbyllje,pergjithesisht jemi rreshtuar ne vendin e parafundit.
    Keto shkalle qe kerkojme te kalojme,nuk jane per kembet tona !
    Tani jemi ne fazen e fundit,ku talentet nga Kosova,po i kerkojme nga shtetet europiane,jane duke shteruar dhe ne Kosove,ne Shqiperi ka mbi 10 vjet qe nuk dalin talente.
    Federata e futbollit dhe shteti shqiptar duhet te mendojne seriozisht per investimet e infrastrukures se futbollit per femije.
    Epoka Duka,po zgjatet pertej mundesive,duhet te largohet se bashku me Kryeministrin Berisha.

  5. loni says:

    C’fare thote ky trapi mo?Ne paskemi bere loje te mrekullueshme? Ne pjesen e pare ne beme vetem nje gjuajtje ne porte dhe ne fund u mundem nga nje ekip qe gjate gjithe ndeshjes beri vetem nje gjuajtje ne porte. Kjo tregon se cfare lesh taktike ke pasur per kete ndeshje Z.Trainier.Nuk e meriton rinovimin se kemi humbur 11 pike per shkak te gabimeve taktike tuaja.Kemi humbur 6 pike kunder Zvicres e Islandes sepse ty nuk te mbushej mendja qe Ujkani nuk vlen as per te ruajtur pulat e jo me porten e kombetares.Humbem 2 pike ndaj Norvegjise me gol ne min e 83 se ti pate frike dhe fute mbrojtes ne vend qe te vazhdoje e sulmoje per te shenuar golin e dyte.Dje humbem 3 pike pasi ti luajte me taktike sikur po luaje kunder Brazilit e jo kunder ekipit te parafundit ne grup.Pate frike te luaje me 2 sulmues.

  6. Argita_B says:

    Na loni ne na shqeu lepri….Shqiperia ndodhet qe prej periudhes qe drejtohet nga De Biazi ka arritur renditjen me te larte ne Fifa, rezultatet flasin per te.

  7. ardi says:

    ke te drejte antonio cani eshte kot me mnire te therriste sadikun sesa mori kete germadhen.edhe bogdani po te ishte do bente dicka.sadikun nuk e mori se nuk po loz,po ky ka kaq muaj qe nuk po loz dhe katania e hoqi dhe po strevitej vetem ndersa sadiku po stervitet me ekipin e tij.ik o de biazi se sdole gje edhe ti na le salihin ne stol per te futur ate kalin e keputur CANIN

  8. Albann says:

    Gjithmone ne ndeshjet e fundit na ndjek “FATI I KEQ”.Na qepet ky fati i keq ne ndeshjet e fundit dhe s na leshon hahahaha.
    A nuk ka ardhur koha qe trajnereve tu kerkuhet qe ne 6 ndeshjet efundit te marin te pakten 50 % te ndeshjeve rezultat pozitiv nese duan te rinovojne? Nese njerezit besojne qe ndeshjet e fundit FALEN apo SHITEN a nuk duhet bere sfida pikerisht te keto ndeshje???
    A duhet qe dikush ti thote De Biazit:Ej ki kujdes se ndeshjet e fundit “FATI I KEQ” ne ndjek gjithmone SHQIPERINE dhe ti duhet ta sfidosh ate???
    Duke nisur qe sot te shohim sfiden

    DE BIAZI 0- 1 FAT I KEQ

  9. alban4eva says:

    jemi larg futbollit te vertete. plus qe nuk kemi fuqi ekonomike per te paguar nje trajner te vertete. doni te futemi ne boteror apo europian??
    merrni Kapelon, Trapatonin, Lipin…
    po ata kerkojne shume pare, dhe ne nuk e kemi ate mundesi. plus qe federata e futbollit shqiptar drejtohet nga kasaper qe nuk e dine cfare eshte topi..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje