Shqiptartët "pushtojnë" Lubjanën

6 Shtator 2013, 15:03Sport TEMA

Mijëra tifozë shqiptarë kanë shkuar në kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjana, për të përkrahur Kombëtaren shqiptare, e cila sonte mbrëma do të përballet me Slloveninë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Po ashtu grupi i tifozëve ‘Tifozët kuqezi’ në mënyrë të organizuar kanë udhëtuar drejt Lubjanës, për t’i përkrahur të përzgjedhurit e Xhani De Biazit.

Shqipëria si asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër kualifikimit në ndonjë eveniment ndërkombëtar.

Ndërsa me një fitore eventuale ndaj Sllovenisë, përfaqësuesja kuqezi do t’i shtojë dukshëm gjasat për kualifikim në ‘Brazili 2014’.

Slloveni – Shqipëri do të nisë në orën 20:30, ndërsa pas katër ditësh kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Islandës.

5 komente në “Shqiptartët “pushtojnë” Lubjanën”

  1. xhimi says:

    Jam ne lubjana…ketu asnje nuk e ka mendjen tek ndeshja e futbollit po tek kampionati i basketeshte i yniball it.stadiumi

  2. Wendy-B says:

    Qenka vape ne Lubjane .Van Dami qe po mban flamurin se duroka dot vapen.
    Suksese cunave te kombetares.

  3. antonio says:

    Or ti xhimi!
    A mund te na perkthesh ne shqip se cfare eshte ky
    -“..kampionati i basketeshte i yniball it.stadiumi..”???
    Ketu po flitet per shqiptaret e jo SHKIJET si ty!!!

    1. lukas says:

      O tope po ta vije trurin ne pune do ta kishe kuptuar.Nga shpejtesia Xhimi ka shtypur tastieren gabim. Ca hyjne shkijet ketu?

  4. shkodrani londer says:

    Antonio, me duket se Xhimi eshte serb shqipfoles, kshu qe mos ja ver re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje