Tremben sllovenët, sa shumë shqiptarë në stadium!

5 Shtator 2013, 15:00Sport TEMA

Mediat sllovene kanë ngritur alarmin se ndeshja mes Sllovenisë dhe Shqipërisë mund të transformohet në një ndeshje “në shtëpi” për përfaqësuesen shqiptare. Konfirmimi vjen edhe nga ana e Federatës Sllovene, NHS, e cila ka bërë të ditur se janë shitur të gjithë biletat për sektorin e miqve, rreth 2400 të tilla në impiantin “Stozhice” të Lubjanës, që ka një kapacitet prej pak më shumë se 16 mijë vendesh.

“Biletat janë shitur mjaft mirë, ato që ishin caktuar për tifozët shqiptarë janë shitur të gjitha. Nëse ndeshja do të luhej tani, stadiumi do të kishte mbi 10 mijë spektatorë të pranishëm, ndoshta mund të luajmë në një impiant të mbushur”, konfirmoi për mediat sllovene zëdhënësi për shtyp i NHS, Matjazh Krajnik. Sipas sllovenëve, kjo do të thotë se në stadium do të jenë 2400 tifozë shqiptarë. Por, shifra e vërtetë, sipas tyre nuk është kjo, pasi rrezikohet që stadiumi të jetë i ndarë përgjysmë mes dy tifozerive, me shqiptarët që kanë siguruar bileta edhe për pjesë të tjera të stadiumit, jo vetëm për sektorin e miqve. Këtë fakt ua ka konfirmuar edhe Kliton Bozgo, transmeton Shqip, i cili ka bërë të ditur se vetëm ai personalisht ka marrë kërkesa për qindra bileta për këtë sfidë.

“Kërkesa për bileta mes shqiptarëve është jashtëzakonisht e madhe. Vetëm mua gjatë ditëve të fundit më kanë telefonuar rreth 300-400 bashkëkombës, duke më kërkuar bileta. Por nuk vijnë vetëm nga Shqipëria, ata do të vijnë nga e gjithë Europa: Belgjika, Franca, Austria, Italia… Është e vështirë të thuash se sa tifozë miq do të jenë në tribuna, por është e sigurt se do të jenë mbi 3 mijë”, ishin fjalët e ish-futbollistit të përfaqësueses shqiptare, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar pikërisht në Slloveni. Fjalët e Bozgos kanë alarmuar sllovenët, pasi ish-sulmuesi u ka kujtuar se e njëjta gjë ka ndodhur në Oslo, ku Shqipëria fitoi 1-0 përballë Norvegjisë. “Kur Shqipëria luajti në Oslo, ishte një numër i madh tifozësh. Pas ndeshjes, trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, u ankua se ai nuk e dinte se ku po luante, në fushën e vet apo në Tiranë”, ishte thumbimi i Bozgos. Mediat sllovene kanë kujtuar se edhe në ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, një situatë e tillë ishte përsëritur me tifozët miq, pasi në stadium ishin dëgjuar vetëm thirrjet nga tifozët e ekipit kundërshtar, të cilët kishin qenë më të shumtë në numër se ata vendas.

14 komente në “Tremben sllovenët, sa shumë shqiptarë në stadium!”

  1. wwwanticeeeennnn says:

    në zvicër,në stadiumin e lucernës ishin ndarë 2/3 për shqiptarët 1/3 për zvicerianët!!

    1. xhimi says:

      Vetem se ne zvicer ishin dy ekipe shqiptaresh kender njeria tjetres.

      1. Argita_B says:

        E njejta gje ndodhi dhe ne 2003 ne Gjeneve, dhe ne ekipin zviceran nuk kishte ljtare kosovar me duket ne ate kohe.
        Entuziazmi qe sjell kjo ndeshje kontribn te ritjen e atdhedashurise se qindra mjra shqiptareve anembane botes.
        Kjo tregon se Shqiptaret e dashurojne Shqiperine, po jan lodhur duke degjuar vetem gjera negative per te.
        Forca Albania

  2. Agimi Detroit Michigan says:

    Duke e lexuar me endje te madhe deri ne fund…prap se prape nuk me mrijohet fare ideja (asnje lloj informacioni sado te vogel…ne kete shkrim ) se kur luhet ndeshja Slloveni – Shqiperi.

    1. Sali=Geddaf says:

      Agim, ndeshja luhet neser ne oren 20:30 me oren Shqiptare,, nese ske ku ta shohesh shif kete linkun se do e japi ndeshjen

      http://www.feed2all.eu/

      ose http://atdhe.to/ dhe http://albsport.eu/

  3. Rodrigo says:

    Ndeshja luhet neser dt. 6 shtator ne oren 20:30 Gimo

  4. x says:

    Ne jemi bere me keq se kinezet edhe ne Okinawa kishte shqiptar LOL

  5. gentian says:

    Forza Shqiperia!!

  6. fieraku4u says:

    NUK KA REZULTAT TJETER, PERVEC FITORES PER SHQIPERINE

  7. aleksandri i madh says:

    Forca kombetarja kuqezi. Duam fitore. Duam te shkojme ne Brasil dhe pike. Duam braziliane dhe pike. Duam kalpirinja dhe pike. Duam karnavale dhe pike.

  8. lili says:

    Shume bukur,perles futbollit ma ne fund bota po e kupton se sa shume shqiptare jemi! Bravo kombtares qe na nderon keshtu.

  9. CAMI says:

    Forca SHQIPERI se na dogji malli.
    Forca Cuna jemi me ju
    Forca edhe ju djem e vajza TIFOZE SHQIPETARE se SKUADRA JONE ka nevoje edhe per JU.
    RROFTE SHQIPERIA e SHQIPETARET kudo qe ndodhen,kjo eshte nje ndeshje qe na BASHKON te gjithecve.

    Forca ALBANIA.

  10. A says:

    Kudo qe ka shqiptare si ato te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Lugina e Presheve dhe Sanxhak ne Serbi, Cameri ne Greqi dhe te diaspores sporti na bashkon, ne nje kohe qe politikanet kurva dhe pusht/tetaret na ndajne, na percajne, na shkaterrojne, na ngatarrojne, na intrigojne, na spiunojne, na vjedhin,na grabisin, na percmojne dhe etaloni i ketyre pushtave eshte SALI BERISHA. I cili eshte tradhetari dhe jashteqitja me e keqe e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje