Pamvarsisht se merkatoja europiane është mbyllur që në datë 2 shtator, zërat e merkatos nuk ndalen për Erjon Bogdanin, bomberin kuqezi që nuk ka ende një kontratë për sezonin e ri dhe akoma është i lirë për të vendosur.
Duke qëndrruar te lajmet që mbërrijnë nga merkatoja italiane, raporton asport.info, Siena mund të mendojë për një rikthim të ish lojtarit të saj që ka qëndrruar gjatë në Toskanë, por që tashmë është në kërkim të eksperiencës së fundit të karrierës: flitet për sulmuesin e kombëtares shqiptare Erjon Bogdani. 36 vjeçari nga Tirana nuk ka gjetur akoma një skuadër për këtë sezon dhe është gati të rikthehet te klubi bardhezi, por duhet të mundet ndërkohë edhe konkurrenca e fortë e Leçes, që në ditët e shkuara ishte hedhur në sulm për ish sulmuesin e Rexhinas dhe Veronas, që kërkon ti bashkangjisë Fabricio Mikolit lojtarin e kombëtares shqiptare, me puljesët që kërkojnë ringjitjen e menjëhershme në Serinë B dhe eksperienca e Bogut mund ta ndihmojë shumë për të arritur këtë objektiv.
Ende nuk ka folur vetë Bogdani për të ardhmen e tij, tashmë ka ardhur momenti që të vendosë në mënyrë që të qëndrrojë ende në lojë për një vend në kombëtare në këtë moment deciziv për Shqipërinë e De Biasit.
Koha e bogdanit iku bashke me idhullin e tij s berisha LE TI BEJN nje ceremoni dhe ……..
Bogdani ka dhene shume. Eshte rekordmen si shenues i kombetares. Ai na ka nderuar kombin. Mos e pleksni sportin me politiken. U be kjo prandaj sporti yne lengon.
Bogu duhet respektuar. Sikur te mos ishte nenvleftesuar nga H.P. Brigel, qe nuk e thirri per shume kohe per kapriço a s’ di se pse, tani ai mund te numeronte mbi 25 gola.
Bogu mbase duhet prane kombetares edhe pasi te largohet nga futbolli i luajtur.
Mendoj se dhe per nje vit ai mund te jap, pasi ka luajtur tere keto vite ne nivele te larta. Nuk ka rendesi tek cili ekip shkon. Le te zgjedhe vete.
Suksese Erjon…