E gjithë bota sportive, por jo vetëm ajo, flet për të.
Bëhet fjalë për Gareth Bale, që theu rekordin botëror duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë, pasi u transferua tek Real i Madridit për 100 milion dollarë.
Lojtari me origjinë nga Uellsi mbërriti sot në Madrid, ku iu nënshtrua analizave mjekësore.
Mediat britanike raportojnë se ai do të fitojë 256 mijë sterlina në javë.
Më herët, 24 vjeçari deklaroi për mediat: “E di që shumë lojtarë flasin për dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e ekipit të ëndrrave, por e them me ndershmëri se ëndrra ime është bërë realitet”.
Ndërkohë opinioni diskuton me zjarr nëse uellsiani do të plotësojë pritshmëritë e shumës gjigande që është paguar për shërbimet e tij.
Politikanët ziejnë nga fakti se Spanja e zhytur në krizë bën shpenzime të tilla marramendëse.
Dhe në mes të gjithë këtij debati, mediat angleze kujtohen për të treguar diçka për vetë lojtarin.
Ai mund të jetë më i shtrenjti në botë, por është shumë i thjeshtë dhe larg luksit dhe shfrenimit.
Njihet si një njeri i qetë që nuk ka etje për të shpenzuar, pavarësisht se paga ia lejon një gjë të tillë babait të një fëmije.
Në vend të klubeve dhe restoranteve, preferon që të shijojë vaktet me familjen e tij.
Në celularin e tij nuk ka asnjë numër telefoni të ndonjë personazhi të famshëm dhe rrallë tërheq vëmendjen e femrave kur del jashtë.
Është i lidhur me Emma Rhys- Jones që prej vitesh dhe ajo është dashuria e fëmijërisë së tij.
“Natyrisht ti blen makinat që pëlqen, por kjo nuk është një karrierë e gjatë. Më e rëndësishme është që të mos i çosh dëm paratë,” deklaronte ai kohë më parë.
Stili i tij i jetesës është në kontrast të fortë me atë të kolegut të tij, Ronaldo, të cilit i ka zënë vendin si lojtari më i shtrenjtë në botë.
Thuhet se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është një operacion plastik në veshë, për t’i tërhequr pak pas.
Së fundmi raportohet se nget një Porsche, një sinjal i vogël se edhe atij mund t’i hyjë në qejf stili i jetesës së futbollistëve.
Por personi që dikur i çoi rrobat e tij për t’i larë tek mamaja pasi i ishte prishur lavatriçja duket se akoma e ka atë ndjenjën e përulësisë, që i ka dhuruar kaq shumë fansa.
Bale i shtohet kështu listës së gjatë të lojtarëve që kanë thyer rekord duke u bashkuar me klubin e galaktikëve.
Megjithatë askush nuk kushton sa ai, djaloshi i thjeshtë nga Uellsi./ep
Bravo Tema! Model qe duhet promovuar
Absurditeti ne kapitalizem,nje futbollist fiton 256 mije sterlina ne jave,pse luan shume mire futboll,dhe per ironi te fatit,nje pastrues rrugesh dhe plehrash,fiton as 1000sterlina ne muaj.Kjo nje padije njerezore shtetformuese,jo…….por nje loje e kapitalizmit te eger qe keron te injoroje me c’do forme e cmim nje pune te ndershme dhe shume te domosdoshme per ambjentin ku jetojme.Nese luk luan nje futbollist,nuk bie rrufeja ne hale,por nese nuk pastrohet qyteti nga plehrat e dites,shoqeria do te trubullohet nga bakteriet qe nuk kane te ndalur,pale era e qelbur e tyre qe nuk te lejon te dalesh per jashta dhe jo te sodites natyren.
Dallimeve maramendese ne paga ne mes njerezve i duhet dhene fund nga poltikat e dites.
Bota ka nevoje per dashuri mirenjohje dhe jo per rendje pas parase qe nuk e meriton.
Sontaxhet e fundit po e vertetojne kete pakenaqesi te popujve ndaj poltikave te rendjes pas parase e pushtetetve pa kufi,por dhe per pandeshkimin e autoreve te krizes financiare duhet tu thuhet ndal,se vullkanin e popujve askush nuk e ndal.
shume dakort me ty
edhe ky per lesh ka per te shku.
Te lumte,o njeri!Pune,pune,pune!Te lumte!
king fare
DJALOSH FANTASIK KA PER TE SHKELQYER NE SPANJE
Eshte lojtar i mire but overpriced “i mbivlersuar”
past fat mbase nuk del deshtak si Torres apo kaka
vetem nje favorizim ka qe luan ne kampionatin spanjoll
ku luhet me but ne krahasim me futbollin ne angli
Nje gje me frikson te reali me ardhjen e tij mos fillon xhelozia mes lojtarve sidomos me
CR shpresoj jam gabim
per aq kohe sa nuk kishte baste dhe loto ne futboll edhe lojtari vetem se nje cope vrapuesi ishte ne fushe…
———
ta dija qe behej futbolli keshtu do te isha bere futbollist, fundja nuk do te isha i shkelqyer por sikur edhe i 100’ti po te isha ne rralle do te merrja ca miliona…
—
jete muti, kjo e futbollit sot, 256 000 sterlinga ne jave, nje rob nuk i merr per te jeten aq…
—
keshtu eshte kur futbolli eshte kthyer ne biznes per mafiozet spekullues te industrise se biznesit te basteve…
Bale sot fitoi 10 milione euro nga spitali Sanitas ne Madrid vetem qe te kryente analizat mjeksore. keshtu e ka kapitalizmi. Dikush ka lindur me kemishe e dikush ska buke te haje. Anyway. Shume urime kombetare kuq e zi. Duam 6 pike ne dy ndeshjet e ardhshme. Gjithmone kuqezi.
pas 2 apo 3 vjetesh do kthehet dhe ky ne shtepi falas si kaka…
normal, per shkak te kesaj bote te ndyre, shohim foto femijesh te vdekur nga sulmet kimike….te rrenqethin mishin ato krijesa te pafajshme qe dukej sikur flinin…..pse duhet te jetojme keshtu… kur na nevojitet ajer uje diell dhe dashuri per te qene te lutmur……….bote e ndyre
Une e kam shprehur hapur antipatine per BALASHIN ,edhe pse mediat bejne me dije se ai eshte djale i mire .
Nuk eshte kjo vlera reale ,por me EUROT qe shpenzon presidenca e REALIT ,eshte puna e saj.
Nga ana tjeter nuk jam i qarte se ne cilin pozicion luan ky KOBI ,MYNXYRRA ,DENGU me PLACKA ,se keshtu me rezulton i SHQIPERUAR nga ANGLISHTJA ,MBIEMRI i tij .
Kam mendimin se edhe KAPOSHI i REALIT RONALDUA do ta shikoje si nje kercenim kete SHATIN ,jo me shume per aftesite teknike ,se ky nuk e arrin dot RONALDON ,por me shume per IMAZHIN MEDIATIK qe mund te terheq pas vehtes BALJA ,per shkak te konstruktit te tij fizik .
Varet nga ana tjeter ,se ne cilin pozicion do ti pershtatej ky skemave te ANCELOTIT .
Tjeter gje eshte ajo qe REALI ben gabim qe shet OZILIN ,qe pavaresisht se cfare them une ndonjehere qe e anatemoj ,jo per performancen por per te tjera gjera ,ai OZILI eshte lojtar inteligjent.
REALI me OZILIN po ben te njejtin gabim qe beri BARCELONA qe e dha FREE DAVID VILLAN dhe mbajti GAGACIN dhe GOJACIN ,ALEKSIS SANCEZ .
Me sa duket ADOLESHENTI 70 VJECAR PEREZ me kete shume kolosale EUROSH ka dashur qe ti beje karshillek BARCES per NEYMARIN ,qe ky i fundit ,per mua po “PERSEKUTOHET ” tek BARCA dhe nuk po i jepet si hapesira e duhur ,por edhe POZICIONI ku ai jep me shume .
Me sa duket trajneri argjentinas i BARCES nuk do qe NEYMARI te mare nga lavdia e MESSIT .
E kam thene qe e pelqej shume NEYMARIN se luan nje lloj te vecante futbolli ,ai eshte SHUME VIZIONAR ne fushen e lojes .
Drejt totila ta meshtes mendimin dhe pse jam i ri ne kete faqe i kam ndjekur me vemendje opinionet tuaja
Respekt i nderuar