Kukësi largohet nga Europa me kokën lart

29 Gusht 2013, 21:53Sport TEMA

Kukësi provoi të pamundurën por nuk ia doli mbanë të bënte historinë në transfertën turke ndaj Trabzonspor. Me krenarinë që i karakterizoi gjatë ecurisë në Europa Ligë, formacioni i Armando Cungut hyri në fushë me bindjen se nuk kishte asgjë për të humbur. Trajneri i nënkampionëve hedh pothuajse të njëjtin formacionet me takimet e tjera, me ndryshimin e vetëm se në të djathtë luan titullar Dritan Smajli. Në sulm Popovic është i vetëm, me Prognin dhe Hoxhën që mbështesin në krah. Dhe pa u nxehur mirë lojtarët në fushë, është serbi që në minutën e 11 dërgon kartolinën e tij për turqit duke shënuar golin e parë. Kuksianët në delir, gjendje që zgjat shumë pak, vetëm 3 minuta pasi braziliani Paulo Henrique vendos barazpeshën. Kukësi kërkon disa herë të rigjejë avantazhin, por porta e Kivrak mbetet e paprekur.

Madje Trabzonspor tregohet e rrezikshme me francezin Malouda, që mbetet rreziku kryesor për mbrojtjen e Kukësit. Është pikërisht ish futbollisti Chelseat që i jep epërsinë turqve në pjesën e dytë në minutën e 54. Takimi mer vetëm një drejtim dhe 10 minuta pas golit të dytë vjen dhe i treti. Është braziliani Paulo Henrique ai që plotëson dygolëshin personal duke vulosur dhe rezultatin përfundimtar. Me këtë humbje mbyllet aventura e Kukësit në debutimin evropian, ku nënkampionët e sezonit të kaluar shkruan historinë në futbollin shqiptar me kalimin e tre tureve në kompeticionet evropiane, gjë që s’kishte ndodhur kurrë më parë. Megjithatë Kukësi ka një shpresë për të shkuar në fazën e grupeve të Europa League, pasi Uefa ka vendosur se vendi i lënë bosh nga skualifikimi i Fenerbahce do të zgjidhet me short nga skuadrat e eleminuara në fazën Play-off./SS

9 komente në “Kukësi largohet nga Europa me kokën lart”

  1. mirel says:

    Kukesi mbaje koken lart, po mos u mburni shume para Flamurtarit.
    Jeni larg ende

  2. Gjon says:

    Super ndeshje cunat… sh here me mire se ketu…

  3. Billy says:

    Ore po cfare jeni tuj thane. Si nuk paska ndodhur kurre me pare?
    Kukesi arriti ne vendin e 79 ne Europe qe sidokjofte ashte nji sukses.
    Mirepo Flamurtari i Vlones me 1986 ka mbrrit i 16 ne Europe.
    Si qenka ma mire vendi i 79 se vendi i 16 ?

  4. Ajduti says:

    ha me koken larte 3 me 1

  5. Piruni says:

    Krenar por me era dhjere

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Kukesi dhe Skenderbeu ,pavaresisht skualifikimeve ,treguan shpirt te larte gare ,sidomos KUKESI qe ne pjesen epare dhe 15 te se dytes u shfaq ne TURQI SI NJE EKIP AUTORITAR dhe super i barabarte .
    Kam mendimin qe si HALILI i KUKESIT ne te gjitha ndeshjet ai per mua tregoi pjekuri te larte si TEKNIKE por edhe TAKTIKE .
    Te njejten gje do te thosha sot edhe per ORGEST SHEHIN qe u paraqit SPEKTAKOLAR si ne ODESA ndeshjen e pare ,por edhe sot si ne loje dhe ne kapjen e penalltive .
    kETO 2 EKIPE DUHET TE MERREN SI PIKE REFERIMI PER TRAJNERET DHE SPECIALISTAT E FUTBOLLIT NE SHQIPERI .
    Te DY TRAJNERET si CUNGU qe sic edhe e kam theksuar me pare DOLI LIS RRENJEDALE me DEGE TE TRASHA ,por edhe MIREL JOSA te cilin per hir te se vertetes ne 17 NENTORIN e viteve ’80 nuk e kam pelqyer edhe aq ,doli me shume se dhenderri i SHYQ RRELIT .
    KUKESI me ka befasuar me se shumti dhe ka mare shume me teper se c’pritej .

  7. Epirioti says:

    Pergezime Ekipit te Kuksit…. dhe 1 Kritike per Presidentin e Klubit…. Heres Tjeter mos Fol para Kohe, si fole kesaj Radhe se Shkon Ters….. Do ti Mundim Turqit,pak me me STIL Deklaratat

  8. alb_man says:

    shtriji kembet sa ke jorganin thot populli

  9. Kerpaci says:

    Kuksin e mundi euforia dhe besimi se Sala nuk do e dorezoj pushtetin e dhier. Nje mesim per te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje