Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, tashmë është zyrtarisht një lojtar i Çelsit të Londrës. Pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, Eto ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë një vjeçare me blutë e Londrës.
Sipas mediave britanike, Eto do të përfitojë 9 milion euro në sezon, plus bonuset nga fitimi i titujve të mundshëm dhe rendimenti i tij.
Eto do të rigjejë tek Çelsi trajnerin e tij të vjetër, Hoze Murinjo, i cili këmbënguli për ta sjellë kamerunasin në Londër.
Eto hyri në historinë e futbollist si lojtari më i paguar, duke qenë se merrte plot 20 milion euro në vit tek ekipi rus i Anzhit. Por, për shkak të krizës, Anzi vendosi që ta linte të lirë kamerunasin, i cili tashmë do të nisë një aventurë të re./b.l
ETOO ,ishte bere tmerr i LA-LIGES ,aq sa edhe KASIJASI ,kur ky iku tha ate shprehjen proverbiale :
ETO, ishte bere tmarri i portierve ,shyqyr qe iku .
Besoj se do te ringjallet tek CHELSEA ,sepse MURINJO ,do te mundohet qe ti nxjerre maksimumin sepse ne RUSI ka bere qejf .
Shpresoj qe te mos i kete humbur instiktet .
PREMIER nuk eshte si la liga dhe rusia ishalla e sheh si rezerve te pare ndoshta