Kanë qenë të habitura mediat suedeze me zgjedhjen e Loret Sadikut, i cili ka pranuar të luajë për Shqipërinë, duke refuzuar kështu Suedinë. Edhe pse disa herë e kishin hedhur si opsion Shqipërinë ato nuk e kishin pritur një vendim në sekondën e fundit. “Sadiku: Shqipëria tregoi më shumë dashuri”, “E përfunduar Sadiku i Shqipërisë dhe Sadiku zgjedh Shqipërinë”, ishin disa nga titujt e suedezëve, raporton “Asport”.
Ndërkaq komentatorët e shumë të kampionatit dhe kombëtares suedeze kanë qenë të bindur se Sadiku do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Ibraimoviçit. Mediat nuk kanë qenë në një mendje për vendimin e shqiptarit nëse ishte i drejtë apo jo. Gjithsesi për të, të gjithë janë në një mendje. Ekipi kombëtar i Suedisë ka humbur një talent të madh. “Ka fituar Shqipëria. Trajneri ynë u kujtua shumë vonë për të afruar këtë djalë”, shkruante dje Expressen.
FALEMINDERIT SADIKU……………..
HALLALL TA BOFT ZOTI TU BOFT RRUGA DRIT NE KARRJEREN FUTBOLLISTIKE, zoti ta shperblen kur mendon per kombin tend urime.
Shkelqyeshem,,,,por prap ja kam friken,,,nuk dihet se cfare do ndodhi ne momentin e fundit.
mire se vjen
Falimenderit LORET.Se bashku me LORIKUN do jesh YLLI i 1o miljon shqiptarve kudo ne bote.
Mirësevjen! Faleminderit!
Shume mire qe erdhi Loreti, qe ta blindojme njecike mbrojtjen , sidomos ne qender,
se aty kemi ngrene shume gola
Thank You Loret ! Edhe kujdes kunder Sllovenise se na duhet nje 3 pikeshe atje