Majlinda Kelmendi, kampione bote!

27 Gusht 2013, 22:33Sport TEMA
Majlinda Kelmendi, kampione bote!

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rio de Janeiro, duke e mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda.

Siç edhe u prit, Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja jonë.

Mirëpo, kjo nuk i bëri përshtypje xhudistes sonë e cila ishte plotësisht e koncentruar dhe e dinte shumë mirë se për çka kishte marrë pjesë në këtë kampionat. Gjatë gjysmës së luftës, Majlinda arriti ta hedh në tokë Mirandan me një ‘wazzari’ dhe pastaj e bllokoi atë në tokë deri sa gjyqtari i ndeshjes e shpalli fituese të finales.

Majlinda nuk i besonte veshëve të saj kur e dëgjoi dongun e përfundimit të duelit dhe pastaj kur e kuptoi se çfarë kishte arritur, filloi të kërcente dhe të festonte si e çmendur, e më pastaj shkoi për ta përqafuar trajnerin e saj, Driton Kukën.

Kjo është një fitore jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët anë e mbanë botës, pasi që sonte Majlinda nuk ka fituar vetëm për vete por për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur atë dhe e kanë mbështetur hap pas hapi.

Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar katër lufta. Fillimisht ajo me short u pozicionua në vazon A në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos.

Pejania edhe në luftën e dytë ishte e suksesshme pasi mundi francezen Priscilla Gneto. Ajo me sukses kaloi edhe sfidën e tretë duke mundur gjermanen Mareen Kraeh, ku doli edhe fituese e vazos A.

Në gjysmëfinale të kësaj gare, xhudistja nga Peja u përball me japonezen Yuki Hashimoto, të cilën arriti që me sukses ta mposhtë.

Pas kësaj fitoreje, Majlinda i hapi vetës rrugë për të garuar në finale me brazilianen Erika Miranda, të cilën e mundi për t’u stolisur me medaljen e artënë Kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në kryeqytetin brazilian Rio de Janeiro, në kategorinë 52 kilogramë

Ndërsa, nesër në kategorinë deri në 57 kilogram do të garoj edhe xhudisja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova. Edhe kjo e fundit llogaritet si favorite për të fituar medalje në këtë kategori.

33 komente në “Majlinda Kelmendi, kampione bote!”

  1. lavdosh says:

    Urime
    Na bene krenar me arritjet e tua
    Urime per me shume suksese

    1. op-ed says:

      Kosova ka 5 vjet shtet dhe nxjerr kampione bote. Trecereku i kombetares shqiptare dhe gjysma e kombetares zvicerane jane shqiptare te Kosoves. Aq sa te nderuar jemi me gjysmen me te mire te kombit, aq te turperuar jemi me gjysmen e kalbur te korruptuar fillimisht nga enverizmi, pastaj nga malokizmi, nanoizmi dhe perseri malokizmi. Edi Rama shpresa e fundit…

  2. Beni says:

    Urime Majlinda..tani kemi dhe kombetaren ne Futboll te shkojme perseri ne Brazil.Urime nderove Flamurin e Shqiperise.

    1. Doni ALBO says:

      Kjo pothuajse e ka te sigurt pjesemarrjen ne Olimpiaden e ardhshme ku do t’i mbroj prape ngjyrat e Shqiperise. ?

  3. Arberor says:

    Urime..suksese te metejshme.

  4. gentian says:

    suksese dhe urime me fitore te tjera Shqipe! Na nderove me vepren tate te gjithe si Shqiptar!

  5. raimondi says:

    WOW ! Bravo Majlinda !

    URIME PER FITOREN . Na nderove .
    Hera e pare qe marim nje medalje te tille

    Tani duhet te shikojme mbase mundim edhe Sllovenine ne futboll dhe jemi mire fare

    1. Shqip says:

      Majlinda garon për ngjyrat e flamurit të Kosovës tani.

      1. ylli rks says:

        Po zemra shqip i rreh o lale. Ku ka shqiptare qe nga Tuzi e Ulqini, Bujanovci e Presheva, Shkupi e Kumanova e mbar Kosova e Shqipnia, qe dyshon se Majjlinda Kelmendit nuk i rreh zemra shqip dje, sot e neser?!

  6. Eri says:

    Shume urime e nderuar Majlinda. Njerez te suksesshem si ju na bejne krenare. Uroj te degjojme lajme po kaq te bukura dhe per xhudisten tjeter.

  7. karlzajsjena says:

    forca shqipe.bravo majlida dhe suksese te metejshme.na beni te ndjehemi krenar ne shqiptareve kudo qe jemi.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Urime !
    Para se te shpallesh kampione,duhet te mundesh Majlinda Bregun,ish kampionen e Berishes !

    1. drinni says:

      Kendveshtrim Tjeter !

      E ke bere nje kendveshtrime te shkelqyeshume ?

  9. Medvegja says:

    Urime te sinqerta dhe vllazerore nga Medvegja per kampionen boterore Majlinda Kelmendin

  10. SABEDIN GERBOLLI says:

    E PO S’KA SI TE NDODH NDRYSHE. KJO ESHTE BILETE EDHE PER,KOMBETAREN TONE NE FUTBOLL,QE TU TREGOJM BOTES SE JO VETEM NE SPORTET INDIVIDUALE,SIÇ SHKELQEU MAJLINDA,QE NA BERI ME KRAHE TE HEKUURT NE BRAZIL DUKE U BERE KAMPIONE BOTE,DUKE NGRITUR NE PIDESTALIN E NDERIT FLAMURIN TONE TE MREKULLUESHEM, KEMI REZULTATE TE KALIBRIT BOTEROR,PO EDHE NE ATO ME TE NDJEKURAT, SIQ ESHTE FUTBOLLI,QE DO BEJME HISTORINE EDHE ME KOMBETAREN SE KUKESI JONE I DASHUR E TREGOJ VETEN,QE FUTBOLL,LUHET DHE ME NIVEL BOTEROR BILES,EDHE NE QYTETET E VOGLA TE SHQIPERISE.I LUMTE MAJLINDES,TANI RADHEN E KA KOMBETARJA PER BRAZIL 2014.URIME LARTE E ME LARTE,KOMBI JONE I SUKSESEVE,KOMBI JONE I LEGJENDAVE NE TE GJITHA FUASHAT KJO ESHTE SHQIPERIA KY ESHTE FLAMURI QE NA BASHKON NE TERE RRUZULLIN TOKESOR,URIME PARA PER FITORE TE REJA.

  11. majakovski says:

    Te lumte Majlinda sukse dhe te urojme shendet e jete te lumtur

  12. Airbus Kosova says:

    O HALLALL TI VERA OJ LINDE

  13. Bravo Majlinda!

    Me vajza si ti krenohemi!

  14. berati-KOSOVE-germony says:

    Me falni qe po shprena keshtu veq jome mesu gjithmone tu pa ketu vetum tu kritiku sportistat Kosovar dhe kengetaret Kosovare per qudi nuk po e shof as ni koment si ne rastin e RITA ORES apo te Xherdan Shaqirit apo kudh de qoft tjeter Majlinda zemer ty te oroj shum fat ne jet jemi krenar qe jemi Kosovar te dua shume…

  15. AlboStyle says:

    Te lumte. Na bere krenare. Urime edhe sa me lart te pafshim.

  16. Sokoli says:

    Lajm i mire qe na vjen.Te lumte .Jemi krenar me Ju.Suksese.

  17. Sokoli says:

    Filloi Rilindja, ja dallendyshja e pare ne rrugen e nisur, ma ne fund.

  18. Dino says:

    Bravo Maj-Linda e zbukurove Shqiperine me lulet e kampiones se botes!!!

  19. kosovari says:

    Urime Majlinda,ke nderuar veten dhe ke nderuar gjithè kombin shqiptar! Po te investohet ne kèto lloj sporte mè shumè arrijmè rezultate ,sepse ne sportet individuale jemi tè papam. Psh. ne boks ne mund tè arrijmè mè shumè sikur tè mbèshtetet financiarisht siç bèjnè shtetet tjera.
    Edhe njèher i lumt kèsaj sportiste tè spikatun. Ka kohè qè nuk jemi dekoruar me medalje ari si shqiptar.

  20. Ali says:

    Cfare zhgenjimi.Hallall Majlinda Dhe Pi Kos

  21. nacionalisti says:

    berati-KOSOVE-germony ik mer kopil serbi se xherdan shaqirin prap do e shjam se eshte tradhtare . po ti kopili serbi je krenar qe je kosovar a te pshursha flamurin me yje ti biri serbit ptu rrac e poshter.

  22. alban4eva says:

    urime urime, shume bukur, te lumte Majlinda..!!

  23. leonardi antwerpen says:

    Fantastike 22 vjecare kampione e bote
    urime urime

  24. shqiperia says:

    cili fmaur eshte i kosoves.une di qe eshte ai kuq e ziu…
    kurse ai tjteri me shume yje dhe shume kombe nuk di te jte flamur i rraces shqiptare ai eshte flamur shumekombsh qe ua detyruan te tjeret skeni pse i jepni vlere nje pseudoflamuri si ai blu a thua eshte grek apo serb.
    kosovaret bejne gabim qe perdorin nje flamur te tille sepse keshtu indefikohen si komb tjeter.ne rregull ne ceshtje nderkombatre nuk lejohen do perdoret po per sporte e sportista as mos ta cojne ndermend te perdorin.se fyejne adem jasharin qe su vra per ate flamur blu.

    1. berati-KOSOVE-germony says:

      shqiperia — Sume mire e ke then neve na esht imponu ky flamur dhe nuk nakan pytur fare se a e duam a jo prisni dhe ca kohe te forcohemi si shtet dhe me ni referendum do elargojm at flamur falco e per ty nacionalisti kom ni pytje masi qenke aq nacionalisti pse nuk reagon ti kur po vjen agimi i art ne shqiperi dhe bejn deklarata nacionaliste esht e let qe permes komentit te behesh nacionalist dhe ne realitet je ni frikacak.

  25. shqiptar says:

    Kosova ka 5 vjet shtet dhe nxjerr kampione bote. Trecereku i kombetares shqiptare dhe gjysma e kombetares zvicerane jane shqiptare te Kosoves. Aq sa te nderuar jemi me gjysmen me te mire te kombit, aq te turperuar jemi me gjysmen e kalbur te korruptuar fillimisht nga enverizmi, pastaj nga malokizmi, nanoizmi dhe perseri malokizmi!!!!!!!!

  26. nacionalisti says:

    berati-KOSOVE-germony ca te reagoj mer kur ato i sjell baca sali ai qe e doni shume ju kosovart edhe nuk rrij ne himar se po te rija atje e shikoje ti se si reagoja edhe per nacionalizem e kam tregu veten une se kam qen ushtari telit atij burrit qe na e pret ne bes ju shqiptaret jasht kufijve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje