Flamini rikthehet te Arsenali

29 Gusht 2013, 12:43Sport TEMA

Mathieu Flamini është bërë lojtar i Arsenalit për të dytën here, pasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Topçinjtë”.

Francezi ka nënshkruar kontratën pasi arriti marrëveshje me klubin gjatë rundit të fundit të bisedimeve, të mërkurën.

Flamini raportohet se do të fitojë një pagë javore prej 50 mijë paund dhe ka të përfshirë në kontratë një opsion edhe për një vit të tretë. Arsenali pritet ta konfirmojë marrëveshjen pasi të marrë leje nga Premier Liga.

Kjo është hera e dytë që Flamini nënshkruan për skuadrën e Arsene Wenger. Në të dyja rastet si transferim i lirë, dhe i katërti rast në vitet e fundit kur menaxheri rinënshkruan me ish-lojtarët, pas Sol Campbell, Jens Lehmann dhe Thierry Henry.

Flamini u lirua nga Milani në fund të sezonit të kaluar dhe është stërvitur me “Topçinjtë” gjatë tre javëve, ndërsa ishte duke punuar për t’u rikthyer rikthyer në formë dhe për të gjetur një klub të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje