Kievo dhe Anzhi kërkojnë Mërgim Mavrajn

29 Gusht 2013, 11:32Sport TEMA

Një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë Kievos. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi i kuqezinjve është shumë pranë kalimit në Serinë A. Është Kievo ajo që kërkon të arrijë marrëveshje me lojtarin më të mirë të Shqipërisë në repartin e mbrojtjes. Skuadra italiane zyrarisht ka nisur një bashkëbisedim me ekipin gjerman.

Ka qenë drejtori sportiv i Kievos, Sartori, i cili ka telefonuar drejtuesit e ekipit të Grojther Furthit për të parë nëse lojtari është i shitshëm. Ai ka kërkuar që skuadra gjermane të lejojë shqiptarin të bashkohet me ekipin italian. Ndërkaq mësohet se marrëveshja mund të mbyllet në orët e fundit të merkatos, por një gjë e tillë, nëse nuk ka mundësi, mund të përfundojë edhe në fillim të janarit, kur hapet sërish merkato. Ekipi italian i Kievos duket se është i dashuruar me shqiptarët. Në këtë skuadër kanë luajtur Bogdani, Myrtaj, Ujkani, në bisedime është Mavraj, por është edhe çështja “Etrit Berisha” dhe shumë shqiptarë të tjerë që janë lakuar. Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare për shqiptarin, një nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani. Një tjetër skuadër e cila kërkon shërbimet e shqiptarit është skuadra e Anzhit. Rusët e pasur janë pas lojtarit që është kërkuar shumë nga ekipe gjermane dhe jo vetëm. Skuadra ruse është gati të paguajë euro për lojtarin e kuqezinjve, vetëm e vetëm që ai të luajë në kampionatin rus. Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë te Grojther Furthi edhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Mavraj 26-vjeçar, thotë se është i lumtur te skuadra e Furthit, e cila këtë edicion garon në Bundesligën 2. “Është një situatë e vështirë, por nuk do të lejoj që të më shqetësojë. Gjithmonë kam thënë se jam i lidhur me klubin për shkak se ndihem shumë mirë. Pyetjet për të ardhmen time duhet t’i bëhen klubit dhe jo mua. Deri më tani nuk më është ofruar rinovimi i kontratës”, ka thënë Mavraj, kohë më parë në “Bundesliga.de”.

1 komente në “Kievo dhe Anzhi kërkojnë Mërgim Mavrajn”

  1. SHQIPTARI says:

    ANZHI ESHTE NE FALIMENTIM DHE PO SHESIN LOJTARET!!!KY ESHTE LAJM PA BAZE FAKTESH POR ME TE THENA SHQIPTARESH!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje