Biletat, mbi 2 mijë tifozë shqiptarë në Lubjanë

28 Gusht 2013, 11:11Sport TEMA

Ndeshja e radhës e  Kombëtares Shqiptare kundër Sllovenisë që pritet të zhvillohet në Lubjanë, ka zgjuar interesim edhe tek tifozët shqiptarë.

Sipas disa llogaritjeve mb 2000 tifozë shqiptare do të jenë në shkallët e stadiumit prej 15.800 vendesh të kryeqytetit slloven për ta përkrahur Ekipin Kombëtar Shqiptar në ndeshjen eliminatore për “Brazil 2014”.

Shefi i marketingut pranë FSHF-së, Gazmend Malo në një bisedë për “Asport” ka thënë se ka interesim të madh për të  rezervuar bileta për këtë ndeshje.

“Si FSHF kemi rezervuar 1600 bileta një pjesë e madhe prej të cilave tashmë janë rezervuar, dhe mendojmë se do të shiten të gjitha biletat që ne kemi marrë. Gjithashtu, tifozët shqiptarë që shkojnë në sportele nëpër Slloveni  mund të blejnë bileta” tha Malo.

Por, pavarësisht se mund të blihen bileta në sportele në Slloveni, ata nuk do të mund të kenë qasje tek sektori i tifozëve shqiptarë, pasi ato tashmë i ka rezervuar FSHF-ja.

Ai thotë se si FSHF të kenë menaxhuar përveç “Tifozave Kuq e Zi” që janë të përhershëm, edhe  grupe tifozësh  nga Italia dhe Shqipëria.

Por jo e gjithë shpërndarja ka qenë pa probleme. Sipas Malos, situata ka qenë problematike për njerëzit që shkruajnë nga larg dhe kërkojnë sasi të vogla.

“Ata që na shkruajnë nga larg dhe duan sasi të vogla janë edhe të pavendosur. Pavarësisht kësaj  ne do të bëjmë çmos t’i krijojmë mundësitë, por varet edhe nga kushtet dhe afatet qe kemi nga Federata Sllovene. Gjithashtu, nga sa na thonë nëpërmjet emailit dhe FB, dijmë me siguri që do të ketë shqiptarë të tjerë edhe në sektorë të tjerë” përfundoi ai.

Ndeshja Slloveni – Shqipëri luhet më datë 6 shtator në stadiumin “Stozice” të Lubjanës (ora 20.30).

8 komente në “Biletat, mbi 2 mijë tifozë shqiptarë në Lubjanë”

  1. shqiptari says:

    6 Gusht apo Shtator?

  2. sikur te ishte ndeshja kunder kroacise do te mendohesha pak
    por kunder slovenise e kemi fitoren ne xhep.Urime kombtares SHQIPTARE.

    1. Fred says:

      ty te lumt goja,por ne shqiptaret fluturojm me…

  3. karlzajsjena says:

    kush me siguron nje bilete per 6 shtator,jam ne milano.mund ti bashkohem ndonje grupi,ose grupi te bashkohet me mua.faleminderit.

    1. miri says:

      bileta kushtojne fare pak nga 6 euro minimumi deri ne 16 max…une jam ne padova e bleva tek ky siti me prepagata ,,,dhe e terheq ne lubian …hajde se disa shoqe slovene me thone se sllovenet as e kane mendjen te shkojne ne stadium…ta djegim kuq e zi…ne qofte se ke nevoje dhe per tu spostuar shif sitin e dyte
      http://www.nzs.si/vstopnice
      http://www.drd.si/en/default.aspx?ID=199

  4. vet veu says:

    une per vete me dy shok nisemi nga greqia me avion per venecia andej me makin per lubiane 2,5 ore ruge.biletat i morem 16 euro dhe 10 euro per dergesen e tyre ne greqi.nuk e di a do kalojme nga tifozat tane.mezi pres te jem aty

  5. manushaqe says:

    sa kushton bileta lublana kret te greqis me avjon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje