Shalke kërkon të rikthejë Ronaldinjon në Europë

29 Gusht 2013, 12:53Sport TEMA

Ekipi gjerman i Shalke 04, pas kualifikimit në Ligën e Kampioneve, kërkon që të forcojë ekipin, në mënyrë që të bëjë një figurë sa më të mirë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Dhe, për t’ja arritur kësaj, drejtuesit e Shalke-s janë duke menduar seriozisht që të rikthejnë në Europë yllin Brazilian Ronaldinjo. Lajmi pohohet nga ana e “Bild”.

Ronaldinjo aktualisht luan për Atletiko Miniero në Brazil dhe vështirë se do të pranojë të rikthehet në Europë. Por, Shalke duket e vendosur që ta bindë, për të rritur në të njëtën kohë edhe imazhin e klubit.

Gjermanët janë ndërkohë edhe në gjurmët e sulmuesit italian të Juventusit, Fabio Kualjarela./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje