Kaka kërkon largimin, gati rikthimi tek Milan

30 Gusht 2013, 11:17Sport TEMA

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka, ka deklaruar se ai dëshiron që të largohet nga klubi mbretëror para mbylljes së merkatos dielën në mesnatë.

“Unë dua të largohem.

Mendoj se tani është momenti i duhur për mua dhe klubin që të largohem me pajtim të përbashkët. Unë kam biseduar me Ancelotin dhe klubin, ata të gjithë e dinë këtë.

Gjërat janë të vështira tani për mua në ekip dhe klubi e di se çfarë dua unë. Është detyrimi im që të vazhdoj të stërvis, por babai im po punon që të shohë opsionet.

Mendoj se gjëja më e mirë është kjo, për mua dhe klubin.

Ne mund të shrpesojmë që të gjejmë një zgjidhje për këtë deri të hënën. Synimi im është të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kaka.

Mediat italiane flasin për një rikthim të mundshëm të Kaka tek Milani, teksa Adriano Galiani tashmë ka filluar negociatat me drejtuesit e Realit.

Kaka konsiderohet si një prej blerjeve më të dështuara të Realit, duke qenë se madrilenët paguan për ta marrë brazilianin plot 65 milion euro.

3 komente në “Kaka kërkon largimin, gati rikthimi tek Milan”

  1. uraanik says:

    ti kaka je shum i bukur milano tot tju jep fitore

  2. uraanik says:

    dhete kaka ësht një litari shum i bukur

    1. uraanik says:

      milano osht një ekip shum e fort me sheten kaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje