Përqafon Kristiano Ronaldon, dy ditë burg për shqiptarin

30 Gusht 2013, 15:24Sport TEMA

Emrin e ka Ronald Gjoka. Ndërsa idhulli i tij i madh është Ronaldo. Cristiano Ronaldo. Dhe Ronaldi ëndërron prej vitesh të takojë Ronaldon, të adhuruarin e tij, gjë që nuk është aspak e lehtë. Gjoka 19 vjeçar, i cili është nga Shqipëria, jeton në SHBA dhe nuk ka pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin, Live. E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur, dy javë më parë, madrilenwt zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka, në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”. Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1 ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër vec idhulli i Ronaldit, Cristiano Ronaldo. Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante ë veten: ai vrapoi në fushë, edhe pse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë. Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai. Një skenë e këndshme kjo por e papranueshme për personat që bënin sigurimin e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy, e futi atë në burg ku u desh të qëndronte dy ditë. Kjo e shndërroi në yll në SHBA, Ronaldin 19 vjeç, shkruan bild.de. Me të hyrë në burg, të burgosurit e tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i  famshmi). Ndërsa Gjoka më vonë për mediat ka thënë: “Unë e ndjek Cristianon që nga koha kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”. Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me shaka” qëndrimin dyditësh në burg. “Për diçka të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka./Dita

17 komente në “Përqafon Kristiano Ronaldon, dy ditë burg për shqiptarin”

  1. Beni venezia says:

    Paske qene me fat ti se te kan fut ne burg ne amerike se me te fut ketu ne shqiperi te rrahin e te bejne qe te harrosh dhe babin tend e jo ma C-Ronaldon.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Christian Renaldo duhet te kishte nderhyre per te liruar personin qe adhuronte kete te fundit, megjithse keshtu qenkan rregullat e sigurise.

    1. raimondi says:

      Boll ti o hajvan kaur , boll

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

        raimondi, nji person normal nuk te ofendon, por shoku i juaj qe je anormal dhe hajvan kuptohet qe do te sillesh si i tille.

  3. bubashiri says:

    I modh ! Tè lumtè !

  4. Baric says:

    Paten fat! Perqafuan njeri tjetrin, si dy anetare te LGBD! qofshin te lumtur te dy!

  5. mirel says:

    Ja dhe nje akt tjeter idiotesie prej kokeforti
    mire qe e perqafoi, po nuk i shqitej nga qafa, sikur nene ta kishte apo baba
    trap komplet, habiti stadiumin

  6. Ai djale eshte tifoz, beri ate qe nuk duhej bere por ishte endrra e tij dhe ne nje fare menyre e realizoi, kurse Ronaldo tregoi veten e tij si njeri madh dhe lojtar me dinjitet. Ne transmetimin direkt komentatoret e pershendeten veprimin e tij qe i dha doren dhe e perqafoi djalin, edhe lojtaret e tjere e pergezuan per menyren se si e kaloi situaten. Nuk mendoj se R. Gjokes I meriton ato epitete qe I vihen, ai eshte tifoz me shume sec duhet, edhe autoriteted ashtu e gjykuan.

  7. SHQIPTARI says:

    BRAVO POR QENKE NJE KOQE E MADHE!!!PER FAMILJEN TENDE NUK BEN KESHTU MORE LEGEN E SPURDHJAK!!

    1. Argita_B says:

      Po ti ku ja njeh familjen dhe aq me teper se çfare ben per te!!

  8. agim says:

    E pashe skenen direkt ne TV. Ronaldo u tregua me class … nuk ia mbathi vrapit sic bejne shumica e lojtareve. Madje u prek shume. Edhe Ivanovic e pergezoi per xhestin. Mendova se do kishte qene ndonje Portugez ai personi … paska qene shqiptar.

  9. bbb says:

    Ke ne kane 23 vjet qe perqafojne Salen edhe askuhs shkon ne burg

  10. trojani says:

    ve bast,qe me i gezuar nga perqafimi eshte ndjer CR.
    lojtari me buracak qe eshte pare ndonjehere,dhe sikur ta kishte planifikuar vete s’do ti dilte kaq bukur…
    ato veprimet figurative me duar dhe me kembe pas golit qe beri te lene pa fjale,adolishent 30 vjecar.

  11. Komentatori says:

    O Tema c’i keni kto budalliqe qe nuk I bie rasti te shohi RM live. Mos ja fusni kot pajzotin. Ka gje qe nuk shifet ne USA? Po shofim kanalet shqiptare e Jo mo skuadrat me te mira te botes.

  12. SHQIPTARI says:

    Bëmë BABA të të ngjaj thotë një shprehje shqiptare !!!

  13. hajde hajde says:

    Nje koment me idiot se tjeteri…..
    Cpune keni me ate djalosh,kishte nje enderr si TIFOZ dhe ju dha rasti ta realizoi.
    C,hyne ketu Babai e familje,ore njerez te trashe.
    Po nje gjo eshte e sigurte,qe trgone KULTUREN e dikujte se sa e TRASHEGON ate.
    Ti djalosh GEZO ate qe ndjen,e leri QENTE te lehin.

  14. A says:

    Sejcili ne jete ka knaqesite e veta, ka hobin e vet. Kenaqesine ose lumturine sejcili e ka sipas dishires se vet dhe e shpreh ne forma nga me te ndryeshmet.
    Ronald Gjoka shqiptari pati nje enderr dhe e realizoj duke u pershendetur dhe perqafuar me Kristiano Ronaldon.
    Disa te tjere kane patur deshire, kane patur kunj me shku me i dhene doren antareve te Byrose Politike te Komitetit Qendror te Partise se Punes/Komuniste te Shqiperise, me dale ne fotografi me familjaret e Udheheqesit te Madh ENVER HOXHA dhe kur dilnin ne fotografi me ta mundesisht me i pas cik ose ngjeshur tek ata sikur jane te afert te tyre. Kur arrinin ti jepnin doren, atehere ajo dore nuk u lante per 2(dy)-3(tre) muaj. Shembulli eshte real dhe gjalle akoma mjeku dhe komunisti i devotshem sipas mesimeve te shokut ENVER HOXHA dhe ky eshte SALI RAM SHEQERE BERISHA. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje