Ai ishte heroi i Milanit në ndeshjen me PSV-në, duke shënuar dy gola dhe duke i kualifikuar kuqezinjtë për në Ligën e Kampioneve. Por, duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe në mënyrë të papritur Milani ka vendosur që ta shesë.
Bahët fjalë për ganezin Kevin Prince Boateng, i cili është transferuar në Gjermani tek Shalke 04.
Sipas mediave italiane, Milani e ka shitur atë për 12 milion euro.
Boateng do të firmosë një kontratë tre vjeçare me Shalken. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i Shalkes, i cili tha se tashmë Boateng është një lojtar i tyre.
Me paratë e Boateng, Milani është duke negociuar që të blejë nga CSKA japonezin Honda, ndërsa pritet që të rikthejë edhe brazilianin Kaka.
Kështu, pas një merkatoje të dobët deri në këto momente, Milani ka shpërthyer, duke blerë Alesandro Matrin, ndërkohë që është shumë pranë Honda dhe Kaka.
hahhahaha ka shperthyer duke blere Matrin…hahahah
Meqe luajti me Milanin ne Champions,
mund te luajte me Schalken ne vijim???
Kush di te pergjigjet ??
Jo nuk mund te luaj me nje ekip qe ka luajtur ne eliminatoret e Champions…mbas Janarit mund te luaj ne Champions…..me duket nje rregull i pakuptimte?
Jo s mund te luaje per Schalken .Por po te doje Milani mund ta marre te luaje per ndeshjet e champ.
po po matri
oh sa keq me vjen per kete djalin e fije jevges.kujt do tja lere te fejuaren?
sa me mire paska bere milani, ky luajti vitin e pare dhe sezonin e kaluar nuk ishte as per stol rezervash …
Mund te luaj sepse rregullat e uefas Kane ndryshuar ,, ai do te jete I gatshem per shalken ne grupe PO ashtu pritet edhe ronaldinjo te bashkohet me shalken,, sa me pelqeu ai shkrimi Milan ka shperthyer ne merkato se ka blere Martin hahahhahahahahha cfar shperthimi