Konfirmohet mungesa e Mehës për dy ndeshjet e shtatorit

30 Gusht 2013, 11:21Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit Alban Meha të paktën jo për ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës.

Kjo pasi ky i fundit akoma po vuan dëmtimin e pësuar muaj më parë në gju dhe duket se dëmtimi i është rikthyer.

Lajmin për portalin Asport.info e kanë konfirmuar burime të sigurta pranë lojtarit nga Mitrovica.

“Albani nuk do të mund të luaj për ndeshjet e shtatorit, kjo është e sigurtë. Ai akoma po vuan dëmtimin që kishte pësuar muaj më parë” ka thënë burimi.

27 vjeçari ka zhvilluar 4 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe ka shënuar një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje