Superliga e Shqipërisë ka hapur siparin e saj sot me tre ndeshje të zhvilluara.
Vëmendja e të gjithë sportdashësve ishte përqëndruar tek i rikthyeri tashmë në superligë, Partizani.
Skuadra “e kuqe” ka bërë rikthimin më të mirë të mundshëm, në elitën e futbollit shqiptar, duke fituar në Krujë përballë skuadrës vendase të Kastriotit me rezultat të pastër prej 0:2. Golat për skuadrën kryeqytetase i shënuan Hyshmeri ’25 dhe Demiri ’52, raporton asport.info.
Në anën tjetër skuadra e Flamurtarit ka arkëtuar tre pikët e para në transfertën e Shkodrës, duke mposhtur Vllazninë me rezultat minimal 0:1. Pavarësisht se pati shumë probleme financiare skuadra vlonjate arriti të kthehet me “gjah” të plotë nga Shkodra falë Tauland Kuqit që shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes.
E vetmja skuadër që ka arritur fitore në shtëpi është Teuta që ka mposhtur Bylisin me rezultat 2:1. Skuadra vendase u gjet në disavantazh kur një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë skuadra e Bylisit arrinë të shënoj përmes Kulit, për t’i çuar skuadrat në pushim me rezultat 0:1.
Në pjesën e dytë, “djemtë e detit” u vërsulën drejt portës së Bylisit dhe aksionet e tyre dhanë rezultat, së pari shënoi Ahmataj në minutën e 70-të për ta përmbyllur 6 minuta para përfundimit të takimit, sulmuesi Daniel Xhafa.
Nesër në program zhvillohen:
Tirana – Laç
Skenderbeu – Besa
Te hënen:
Lushnja – Kukësi
Poshte Minjte e favorizuar te Bashkise!!!
Qe nuk kane qene kurre rivalet e Partizanit.
Te mos harrojme:
1. 1946-1965, per 20 vjet:
17 Nentori asnje fitore me Partizanin.
A ka derbi ne Bote kur nje skuader nuk fiton per 20 vjet rresht ????!!!!
2. Bilanci deri me 1990:
Partizani: 41 fitore
17 Nentori: 13
A mund te quhet rivalitet,
kur raporti i fitoreve mes dy skuadrave eshte 4:1 ??!!
Pse na i prish diten qe sapo e mbyllem ,me kete koment te politizuar.Partizani eshte legjenda e futbollit shqiptar dhe politika e nxori jashte gardhit.Pse duhet qe per inate politike ti versulemi nje legjende tjeter si Tirana?Sidoqofte urime per Partizanin.
Nuk ishte per inate politike por per realizem sportiv!
Megjithate e verteta eshte se Tirana prej vitesh favorizohet hapur nga shteti dhe Bashkia.
Partizani i’u morren fushat nga Jamarber Berisha
Tirana i ka.
Plus me taksat e tifozeve e Partizanit dhe Dinamos
mbahet Tirana.
Demi kuq i ministrise se mbrojtjes se Petrit Dumes.
Edhe une si nje sih tifoz i vjeter i 17-Nentorit, me erdhi shume keq qe Partizani, nje nga skuadrat elite te futbollit shqiptar ra ne fundin e funbollit, ashtu sic me vjen keq edhe per Dinamon, ashtu sic me vjen keq edhe per Vllaznine e Flamurtarin apo dhe Kavajen, por nje gje duhet mos ta harrosh, partizani ka qene skuadra qe merrte cilin te doje, vetem nje llaf Petrit Dumes dhe skishte skuader ta mbante ate lojtar se ishte partija qe e vuloste qe Rragami i madh, sduhej te luante me Vllaznine, apo Sul Starova me gjithe kundershtimet qe pati ne ate kohe, e mori Partizani.
Lere mllefin, mua me behet qejfi qe ekipet elite te se shkuares, te vijne perseri ne formen e tyre, se dua qe stadiumi te ushtoje, si ne ato kohera.
Te pershendes me golin e Cim Muces nga mesi i fushes.
Gjithashtu te pershendes me fitoren Naftetari Partizani, ku naftetarit i dolen dy lojtare me te kuqe, njeri nga keta portieri, qe u zevendesuan nga nje sulmues, pikerisht ne Qemal Stafa, Partizani u rraf paster 3-0.
Megjithate pershendetje dhe urime per fitoren e pashe ndeshjen dhe Partizani luajti shume me mire.
O Morr i Kuq…se dem nuk je…
Me cfare lojtaresh u kriju Partizani? Duke mar lojtaret me te mire te Tirones dhe Vllaznise. Normale qe do fitonit,aq me teper qe kishit dhe shoket e xhaxhit ne krah. Nga e moret rafmet pas Panon? O ushtar me noj vrime te shqipeise o me Partimorrin.
Keni qe nga 93 besoj pa fitu kampionat, jua ka fajin tirona? I erdhet kampionatit afer jua futi dinamo me 9 lojtar. Jua ka fajin tirona? Fajin e keni vet bashke me Xhanin qe ju majti peng gjithe kto vjet. Kshuqe o morr i kuq komento per sport dhe jo per politike.
Tirones i kan ra ne qafe shume here. Vitin 67 pershembull. Une jam tifoz i Tirones po nuk e doja Partizanin ne kategori te dyte. Kam shum miq me partizanin kshuqe kur eshte partizani nesuperlig ka dhe debat per futboll per sport, por jane derrat si puna jote qe ste lejn rehat. Mire se erdhet…por me fitu derbin ndrroni kategori…
bravo DEMAT E KUQ suksese
Demat e Kuq
Partizani dhe partia kan qe nje! prandaj nuk fitoheshe ndaj tyre!
mos trego partizanin ne kohen e komunizmit, se nuk duhet konsiduru!
Bravo ! Partizani .
Partizani eshte Liverpuli i Shqiperise. Suksese si ai i Kukesit i kane lezet ketij emri.
Po ,pavaresisht se PARTIZANI ,DINAMO dhe se fundi 17 NENTORI i viteve ’80-2010 kane qene te favorizuar nga shteti i atehereshem dhe ky i tanishmi ,keto ekipe kane privatizuar 3 vendet e para per te gjitha koherat .
E kane merituar pavaresisht se merrnin ke te donin ,sidomos 2 te parat.
Por duele luftarake si ato qe nga vitet ’50-90 ne ne nuk do te shohim me kurre midis ketyre 3 ekipeve ,sic nuk do te shohim me duele te tilla ne te gjithe vendet e ISH-DEMOKRACIVE POPULLORE te pakten ne 4-5 shtete ,midis ekipeve te USHTRISE DHE TE SIGURIMIT .
Kurre nuk kam qene tifoz i ketyre skuadrave ,por me behet qejfi qe PARTIZANI po u kthen buzeqeshjen NOSTALGJIKEVE ,KU PER HIR TE SE VEFRTETES duhet te themi se PARTIZANI ka patur tifoze nga gjithe SHQIPERIA .
E para demi I kuq?eshte nje dem vec me punu ne ara.bluzja partizonit ngelet bluzja partizonit.po ti mer daje kelysh rrethi ske te besh fare me tifozet e vertet te partizonit.se kur para ardhesit e tu te shifnin ekipin e tirones,ti mer lum miku njesoj si me pa barcelonen.tirona dhe partizoni I asaj kohe kishte cuna laprake ne cuna per 17Nentorin,sa ty mer daje stu jepte viza per me ardhe ne tirone.po bojini duva ketij qe e boni pershesh,tiron,partizon,dinamo,flamurtar,vllazni.respekte dhe rretheve qe e adhurojn futbollin,dhe na kane dhone vlera.partizoni e ka tregu veten ne fushe,politiken dhe lloqet I bojne pjeshkat me fustan te kuq.ti o je yllke,o je fresh ne tr
perpara parizani ty mor ekip i dashur qe skemi lene ved pa te shoqeruar pa qare e pa u gezuar me ty tani shih perpara te uroj vetem suksese
Me ka marre malli te shikoj PANO-GJINALI : JANKU -KASMI : PERNASKA -ZIU :BARI ISHKA ,OSMON e ALI MEMA ,XUX KAZANXHI e PAVLLO BUKOVIKU ,SAFET BERISHA dhe RAMAZAN RRAGAMI ,MEXHIT HAXHIU dhe SABAH BIZI :SEFEDIN BRAHO e DHORI KALLUCI ;MIM XHORXHI e KRISTAQ GOGONI ,ALEKO PILIKA dhe KOCO DINELLA,PAULIN NDOJA dhe BASHKIM MUHEDINI ,FATMIR FRASHERI dhe PETRIT GJONI ,VASILLAQ ZERI dhe EDMOND LICAJ ,dhe lista eshte shume -shume e gjate .
Ketu ne shkrimin tim kam permendur disa qe mua me kane bere me shume pershtypje ,te me falni qe nuk i kam permendur qe te gjtihe,por e kam lene deri tek vitet ’74-75.
Nje tjeter komentues mund ti plotesoje emrat e munguar ,jo se une i harrova ,por lashe edhe per te tjere qe t’i permendin dhe ta pasurojne kete faqe .
Jani Kacin e Perlat Musta, Tit Dibra e Millan Baci, Lushk Zengla e Cim Muca, Ferit Rragami e Ben Minga, Gut Tafaj e Vasil Ruci, Fred Ferko dhe lista akoam ska mbaruar edhe sikur te fus edhe Demollarin.
perlat musta ylli shehu ,agalliu,lefter millo,kacaci,gega,ramadani,lame,arjan ahmetaj ilir shulku,ledio pano,adnant ocelli…e te tjere te cilet kan ber ermer ne futbollin shqiptar perpara partizan legjenda e futbollit tone do ta maresh prap vendin qe meriton .
PARTIZANI!OH,SA ENDRA RINORE!
Bravo Totila. Ja vlen te kujtohen keta emra te medhenj.
PARTIZANIN NUK E MPOSHTI AS SHTETI DHE AS BASHKIA POR ATA TE KORRUPTUAR DHE HAJDUTE QE PATI NE DREJTIM PREJ VITESH!!
Partizani? Ky emen duhet te avullohet nga gjuha shqipe, kete le ta mbajne shkiet e Beogradit.
P.s !
Nuk kam dashur qe ti thur DITIRAMBE asnje ekipi kryeqytetas ,POR perkunder faktit se te 2 PARTIZANI dhe DINAMO deri ne fillim te viteve ’80 ishin te perkedhelurit e regjimit ,kjo nuk don te thote se nuk kane patur emra sugjestionues ashtu dhe sic i duhej TIRONES se viteve 67-73 te thyente hegjemonine e ketyre 2 ekipeve .
Pikerisht kesaj TIRONE une i thur JAVDE ,QE E DHE PSE KAM QENE ivogel ,me kane ngelur ne mendje futbollistet e saj ,permenda 5 POR jane edhe 5 apo 6 te tjere ,por une do te permendja GUD TAFAIN dhe me seriozin nga te gjithe FATMIR FRASHERIN .
Te paharrueshme do ngelen duelet e viteve 74-75 midis sulmit te PERTIZANIT dhe DINAMOS dhe mbrojtjeve respektive ,ku me inteligjente ishte DINAMO si me repartin e mbrojtjes po me ate te MEZIT te TERRENIT por e dhe me vijen sulmuese .
Me vjen keq per demtimin ne LUSHNJE TE MIKEL JANKUT nga mbrojtesi i majte i LUSHNJES SKENDER ALIKO ne mos gabohem ne prill 1973 ne ndeshjen e KUPES se REPUBLIKES ku PAFRTIZANI fitoi 3-1 DHE UNE KAM QENE PIKERISHT NE TRIBUNE ne ANEN E DJATHTE dhe e kam pare aksionin nga afer .
Ishja ne klase te tete dhe me kishte mare vala dhe shkova per te pare ndeshjen nga qyteti ku banoja ,bile si i vogel nuk pagova as bilete treni ,sic ndodhte rendom ne ato vite me tifozerite ku me te spikaturit ishin tifozet KAVAJAS qe te mos i hame hakun se nuk e kemi permendur por ne krejt vitet ’70 ,per mua “BESA ” ,kishte ekipin me simpatik si me ARKAXHIUN ,D.HUSHIN .SH QEROLLIN ,B.PAGRINE ,te MADHIN RREM KARRIQIN qe e mbaj mend me kembet e shtrembera ,por ishte shume KORPULENT .
bILE SIC EDHE ME KA TREGUAR NJE FUTBOLIST I MADH I ATYRE VITEVE QE LUAJTI ME KOMBETAREN nuk e di apo me PARTIZANIN ne spartakiaden e demokracive popullore ,por qe ishte me perberje te keqe politike ,dhe prej atehere nuk luajti me .
Kete futbollist e kishin cuar per te fjetur bashke me RREM KARRIQIN ate bote djalosh 18 VJECAR .RRema nuk flinte gjume dhe perpiqej ne krevat tere naten .
Futboolisti ne fjale e pyet :Rrem cfafre ke pse nuk fle ,dhe RRema i pergjigjet :
Keta t’ sigurimit mu mer LALE me kane caktu me t’spiunu ty ,por une nuk asgja me t’spinu ty se ti je shok i mire .
Ja pra te tille futboliste dhe me karakter nxorri koha jone e femijerise qe une i thirra kujteses dhe i solla jo ashtu sic duhej te ishin ,por ashtu SIC ata ishin ,te thjesht por qe mua nuk e di pse me dukeshin aq te MEDHENJ.
Bravo Partizoni, kam qene i vogel dhe me kujtohet ndeshja Partizoni – Tirona, Muc Faguti i grisi breket Perikli Dhalesi dhe nje jave me pas tifozat e Partizonit ia bon kongen ku midis te tjerave i kendonin : Ka fillu metalurgjiku me prodhu brek prej celiku…. Futbolli i viteve 80 ne Shqiperi ishte histori me vete, Dinamo e Tirona ishin ekipe te medhaja. Sot fatkeqsisht futbolli eshte bisnes dhe shteti nuk ka investuar ne 23 vjet as per nje stadium kombetar turp turp turp