Havi Martinez drejt operimit

3 Shtator 2013, 15:01Sport TEMA

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, ka marrë lajme zhgënjyese sa u takon dëmtimeve, pasi mund të jetë pa shërbimet e Havi Martinez, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni në hije.

“Unë nuk kam ndonjë problem kur luaj për 20 ose 30 minuta, por pas kësaj ajo fillon të më shkaktojë dhimbje sërish”, ka thënë 25 vjeçari.

Një vendim përfundimtar do të merret së shpejti, nëse ai do t’i nënshtrohet operimit apo do të zgjedhë të rikuperohet pa operim brenda dy ose tre javësh.

Bajerni është përfshirë nga një sërë dëmtimesh këtë fillim sezoni, me Tiago Alkantaran, Mario Gëtzen, Bastian Shvajnshtajger dhe Martinez, i cili është aktivizuar shumë pak këtë sezon.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje