Gjyqtari i ndeshjes Slloveni – Shqipëri do të jetë një hungarez.
34 vjeçari i lindur në Budapest, Istvan Vad do të gjykojë ndeshjen e 6 shtatorit dhe do të ndihmohet nga dy ndihmësit e tij Istvan Albert dhe Vencel Toth. Vad ka debutuar ne arbitrim ne moshën 28 vjeçare. Ai ka gjykuar një sërë ndeshjesh qoftë në ligën e kampionëve apo edhe në kualifikimet për “Brazil 2014″.
Ndeshja Slloveni- Shqipëri luhet të premten në stadiumin “Stozice” të Lubjanës dhe është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm mbahet në Brazil.
Suksese kombetares Kuq e Zi! Nga hungarezi kerkojme drejtesi e jo dy standarte per vendasit e per udhetuesit.