Në përpjekje për të ndalur furinë e tifozëve të huaj në stadium, FC Copengahen ka ndërmarrë një inisiativë të veçantë që po ngjall një valë të gjatë polemikash në Danimarkë.
Klubi kryeqytetas publikoi vendimin për të mos lejuar shitjen e biletave për tifozët që nuk kanë pasaportë daneze për ndeshjet e Ligës së Kampioneve ku FC Copengahen do të ndeshet me Realin e Madridit, Galatasaray-n dhe Juventusin, raporton asport.info.
Menjëherë pas këtij vendimi erdhën edhe reagimet e para nga ana e rezidentëve të përkohshëm në Danimarkë duke e akuzuar klubin për diskriminim, por nga ana tjetër, shoqëria thekson se gjithçka bëhet për shkaqe sigurie. Sekretari i klubit, Daniel Romedahl sjell në vëmendje trazirat e vitit 2000 në qendër të Kopenhagenit për finalen e Kupës UEFA mes tifozëve të Galatasaray dhe atyre të Arsenalit.
Natyrisht kjo behet per te ndaluar barbaret te futen ne vende te shenjta dhe barbaret i perfaqson vetem njeri nga klubet e siperpermendura, nuk po e them se kuptohet lehte.
Epo atehere gjith Eu eshte Barebbaren Po qe fjala per futboll
NUK KA IDIOTE VETEM NE SHQIPERI POR FAT PER ATA ESHTE QE NUK I KANE NE QEVERI