“Tkurren” kuqezinjtë, në rrezik nga vendimi i FIFA-s

3 Shtator 2013, 15:13Sport TEMA

Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti mund të mos jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Katër lojtarët janë grumbulluar nga trajneri De Biazi dhe kanë udhëtuar edhe drejt rezidencës së skuadrës sonë në Durrës, por sipas informacioneve ata mund të mos luajnë nëse nuk vjen në kohë leja nga FIFA, raporton “Panorama Sport”. Që të katër futbollistët më parë kanë luajtur për Shpresat e Zvicrës (Gashi, Abrashi dhe Vullnet Basha) dhe Suedisë (Agon Mehmeti), ndaj për t’u veshur kuqezi do duhet që më parë të merret një leje speciale nga FIFA. Sipas të gjitha gjasave, edhe për këta lojtarë do të ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e Migjen Bashës, por nëse lojtari i Torinos priti shumë gjatë për të marrë përgjigjen e FIFA-s, këta të fundit do ta kenë disi më të thjeshtë, duke qenë se Basha u ka hapur disi rrugën dhe seanca gjyqësore në FIFA kthehet gati në formalitet. Gjithsesi lojtarët do të stërviten me ekipin dhe do presin lejekalimin, i cili nëse vjen deri 1 orë e gjysmë para ndeshjes, do të thotë se lojtari mund të aktivizohet edhe në ndeshje zyrtare.

9 komente në ““Tkurren” kuqezinjtë, në rrezik nga vendimi i FIFA-s”

  1. el islamia Salamualekum Sali beri-shit says:

    adhahu ekber

    1. Alb says:

      Ju duhet të shkoni në Siri i nderum ZOTËRI,
      Atje ALLAHU KËRKON KURBAN!!
      Selam Selam!!

  2. Sander says:

    Uroj qe fifa tiketheje pergjigje pozitive sa me pare ketyre djemve te dardanise dhe suksese me kombetaren !

  3. Argita_B says:

    Ik e merru me allahun kur je ne shpine tende dhe mos e ndy gojen kur kométn ne nje forum publik. Injorante si puna jote na detyrojne te kemi etiketen e islamikeve radikale ne Evrope.
    Nese ke deshire tebesosh ne zot e drtejta jote, po mos na ndot me kete forumet. Shqiptaret flasin shqip, jo arabisht, komento ne forume arabe se do dnihesh me ne harmni me vteten tende dhe na lejo ne shqiptareve te komentojme ne shqip, ne gjuhen e memes.

      1. keti says:

        Te lumte goja Argita, Urime dhe suksese cunave shqiptare.

  4. Pirdhselirohesh says:

    FIFA kontrollohet nga Blatteri, ekipin e te cilit e kemi ne grup. Ska pse te nxitohet aspak.

  5. shqiptar says:

    nuk kane per ta marre lejen deri ne ndeshjen me zvicren zyrat e UEFA dhe fifes jane ne zvicer dhe si tha dikush me lart jane vete ligj vete maliq do bejne c eshte e mundur qe shqiperia te mos avancoje me lejet dhe me arbitart keni per ta pare deri ne slloveni.gjithcka te behet sa me lehte per pederastet burokrat te zvicres.te dhjefsha fifa dhe uefa

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po, jam dakord se BALTA BLATER eshte i njejte me ate presidentin e F.I.F.A apo U.E.F.A-s shume vite me pare me ate suedezin ,qe perkrahin futbollin e TEUTONEVE ,por kjo nuk ka rendesi .
    E kam theksuar se :SLLOVENET nuk kane asgje nga futbolli i ISH -JUGOSLLAVISE dhe kurre nuk kane nxjerre lojtare qe perej sa njoh un e40-43 vjetesh futbollin.me perjashtim te nje SHAL-GJATI ,KERCI-THARI JOSIP KATANEC me duket ,por ne ne menyre te perhereshme na kane mundur .
    Une kerkoj hakmarrje mbi kete rrace konglomeratesh ,AUSTRIAKE -SLLAV-ITALO-HUNGAREZE .
    Pashe nje enderr po sot ne mengjes sikur SLLOVENET ,FITUAN 1-0 ,POR enderr eshte ,besoj qe te mos dale dhe ne te marrim 3 piket .
    KAM BESIM TE TEPERUAR SE ME KONTIGJENTIN qe kemi ne dispozicion((do ti sugjeroja DE BIAZIT qe te perfshinte ne formacion 7-8 lojtare nga hapesira jone jashte kufijve shteterore ) do dalim me tre pike .
    FITORE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje