Mavraj: Kësaj Shqipërie ia kanë frikën të gjithë

4 Shtator 2013, 14:52Sport TEMA

Mungesa më e madhe e dy sfidave kualifikuese të Shqipërisë, qendërmbrojtësi i Greuther Furthit, Mërgim Mavraj ka thënë se ndihet shumë keq që nuk do të mund të luaj për shkak të lëndimit.
Në një intervistë për gazetën “Sportekspres” Mavraj ka thënë se beson shumë që pavarësisht mungesës së tij, ajo nuk do të vërehet dhe nuk do ta pengoj Kombëtaren të kthehet me pikë të plota nga dy transfertat.

“Kemi shumë shanse për të fituar, Kombëtarja është rritur dhe është shumë më ndryshe sesa herave të kaluara. Kundërshtaret nuk llogarisin pikë të sigurta kur futen në ndeshje me neve siç ka ndodhru përpara. Kjo Shqipëri është për tu patur frikë” ka thënë Mavraj.

Ai ka thënë se nuk ka lojtar të pazëvendësueshëm në Kombëtare, madje thotë se edhe kur kapiteni Cana mungoi kundër Norvegjisë në Tiranë, nuk u ndje shumë mungesa e tij. ” Nuk ka të pazëvendësueshëm , në fakt ekziston një person, ai është Erjon Bogdani ka një peshë të madhe në Kombëtare me përvojën dhe sidomos personalitetin e tij. Ai është një pikë referimi për të gjithë ne. Me të, madje, krijova një raport të shkëlqyer që në fillim. Një futbollist i jashtëzakonshëm, një profesionist për t’u pasur shembull” ka thënë ai.

Mavraj ka folur edhe për prurjet e reja “Po të ishte në dorën time do të thërrisja 200 futbollistë, sepse njohë shumë shqiptarë nëpër botë që duan të luajnë me Kombëtaren”.

2 komente në “Mavraj: Kësaj Shqipërie ia kanë frikën të gjithë”

  1. xhovani says:

    BRAVO ,,,,MAVRAJ TE UROJME SHERIM TE SHPEJT

  2. Leone says:

    Mavraj eshte lojtar inteligjent dhe I zgjuar,kam pershtypjen se me 4 pike dy ndeshje ne shikojme ne pley of se te marim dhe 4 ne ndeshjet e fundit dhe luajme me Greqin aty do jete spektakel I vertet .ruajeni mes dhe do me kujtoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje