Kërcënohen me vdekje Lotito dhe Igli Tare

4 Shtator 2013, 17:15Sport TEMA

Merkatoja e varfër e Lacios, pavarësisht pritshmërive të larta, ka zhgënjyer tifozët bardhekaltër, të cilët nuk janë aspak dakort me dyshen drejtuese të shoqërisë kryeqytetase, Klaudio Lotito dhe Igli Tare. Burak Ilmaz ishte goditja që dukej e kryer, por gjithçka sfumoi në orët e fundit të merkatos, duke e lënë skuadrën vetëm me një sulmues ekspert si Klose. Zyrtarisht drejtori sportive, Igli Tare, ia faturoi fajin agjentit të sulmuesit turk, që kërkoi një shumë të madhe për transferimin e tij, por nga ana tjetër duket se gota është mbushur për tifozët, që kërkojnë një skuadër më kompetitive.

Nëpërmjet e maile-ve të shumta që mbërritën në zyrat e shoqërisë, ata kërcënojnë dyshen drejtuese të Lazios, duke e fajësuar edhe për dështimin në bisedimet me Juventusin për alternativën B të Ilmaz, Fabio Kualjarela, raporton “Sport News”.

“Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë”. Ky është thelbi i pjesës më të madhe të letrave që e nxehin edhe më shumë ambjentin në një qytet ku mjaftojnë vetëm disa humbje, për ta kthyer në tragjedi lojën e futbollit. Gjatë kësaj merkatoje, Lacio ka afruar në skuadër mesfushorët Bilia dhe Anderson, mbrojtësin Novareti, sulmuesin Brajan Perea dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

5 komente në “Kërcënohen me vdekje Lotito dhe Igli Tare”

  1. rb says:

    Nuk mund te flas per Lotiton, por Tare eshte personalitet. I mençur. I zgjuar. I flet zemre e jo buzet. I ftohte e jo si ne shqiptaret e tjere qe marrim kot. Punetor. Kembengules.
    Edhe nga puna e tij Lacio fitoi kupen e Italise. Kjo nuk eshte pak. Apo jo?
    Kam besim se skuadra edhe ashtu pa ate Jillmaz qe e drejton nje mafioz turk do te dije te ece ne kampionat, kupe dhe aktivitetet europiane.

    1. loni says:

      Vetem se Tare po i prish pune kombetares duke marre portierin e pare te saj qe te ngrohe stolin tek Lazio.

  2. shqiptar says:

    SERVIL DHE PROFITUES QE NGA KOHA E ISA TARES!!

    1. Argita_B says:

      Tare qe ne kohen e Isa Tares ka qene puntor, stervitej dy here me shume se gjithe futbollistet e tjere dhe çdo gje qe arriti e ka ne saje te punes. Ka pasur shume te tjere me te talentuar se Tare po nuk punonin sa ai dhe nuk arriten te luajne ne te njetin nivel.
      Ishte nga te vetmit ne ekipin kombetar kur luante qe mbante ere futboll modern, lunate thjesht, sakte, paster.
      Nese ka me vite qe punon si drejtor teknik te nje nga klubet me te njohur italian kete nuk e ka prej servilizmit, se ne kapitalizem po nuk bere punen, dhe femija i pronarit te jesh te tregojne deren.

  3. SHQIPTARI says:

    NUK TE KERCENON NJERI KOT !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje