Ka pak ditë që ka firmosur kontratën e re me italianët e Lacios, pavarësisht se ende nuk është stërvitur një ditë me bardhekaltërit, Etrit Berisha ndjen se eksperienca e re do të kërkojë sakrifica por ai është gati të bëj gjithçka për të arritur ‘ëndrrën e tij’.
Mos e quani portier i dytë, Etrit Berisha ndihet një numër një, edhe se të arrijë të marrë vendin e zënë nga Marketi, do të jetë një punë shumë e vështirë. Mbase është pikërisht kjo arsyeja, që siç shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, blerja e re bardhekaltër ka zgjedhur fanellën me numër një, ajo që të identifikon me portierin titullar. Nuk i mungon aspak kurajoja portierit të ri shqiptar, titullar i skuadrës së De Biasit, që është gati të marrë hapësirën e tij me fanellën bardhekaltër, raporton asport.info.
Gjithmonë nëse FIFA ja mundëson, duke parë që çështja e tij ka përfunduar tashmë në selinë e qeverisë botërore të futbollit për shkak të kontratës që ka firmosur në qershor me Kievon.