Adnan Januzaj kërkon të lihet i qetë

6 Shtator 2013, 17:43Sport TEMA

Adnan Januzaj është vënë nën presion se cilën kombëtare të zgjedhë, meas asaj të Belgjikës dhe Shqipërisë. Futbollisti i ri me origjinë nga Kosova nuk ka vendosur ende, por menaxheri i tij, Dirk De Vriese, kërkon nga drejtuesit e të dyja përfaqësueseve dhe nga mediat, që 18 vjeçari të lihet i qetë, raporton Express.

“Babai i Adnanit ka thënë se djali i tij së pari duhet të stabilizohet në një klub të madh si Mançesteri. Pasi të sigurojë vendin e titullarit, do të bëjë zgjedhjen për ekipin kombëtar. Federata belge e ka bombarduar Adnanin me emaile dhe mesazhe, por babai i tij kërkon që i biri të lihet i qetë”, deklaroi Vriese për faqen belge nieuwsblad.be.

5 komente në “Adnan Januzaj kërkon të lihet i qetë”

  1. xhimi says:

    Dhente zoti e kualifikohet Shqiperia ne boteror,dhe do ta shikoni se si Januzaj do te beje te pamunderen qe te veshe fanellen kuq e zi.

  2. kulla bjeshkve says:

    Nuk varet e ardhmja e Kombetares nga ky djalke,,,ka me qindra te tjere qe do te afirmohen per 3-4 vitet e ardheshme,,,e rendesishme eshte qe te investohet ne futbollin shqiptar per arritjen e nje infrastrukture me standarte te larta ku te zhvillohet nje kampionat i nivelit europian qe fatkeqesisht I mungon Shqiperise.Per mendimin tim qendrimi i FSHF duhet te jete shume serioz,dinjitoz dhe pa ekuivoke ne thirrjen e futbollisteve per ne KOmbetare.

  3. Kruja says:

    Varet nga c’fare kendi e shikon. Mendo familjen Jonuzaj e cila mund te kete investuar per vite te tera shume kohe dhe mjete financiare per Adnanin. Nje futbollist e ka te kufizuar karrieren e tij si ne cdo sport dhe duhet te mendoje edhe per te ardhmen e tij personale. Kjo eshte shume e llogjikeshme.

    Cdo sportist i kalibrit te Adnanit ka te drejte legjitime te mendoje per Merkaton. Marketingu ben shitjen. Per shembull, nuk eshte njelloj vlera e nje lojtari te afirmuar me Barcelonen apo Bajrenin me nje tjeter futbollist.

    Persa i perkete zgjedhjes se kombetares kjo eshte ceshtje personale e Adnanit por edhe e familjes se tij. Une si shqiptar deshiroj me gjithe zemer te luaje per kombetaren tone. Bile edhe djemte e mi te lindur jashte Shqiperise kane nje ndjesi shume te madhe dhe i njohin me emer e mbiemer te gjithe futbollistet e kombetares. Ata me pyesin: Perse Gjerdan Shaqiri nuk luan me Shqiperine por me Zvicren? Nuk ndjehen mire dhe une mundohem tu shpjegoj aresyen.

    Por pergjegjesia e madhe bie ndaj FSHF. A u kujtua ndonjehere ky institucion per futbollistet shqiptare jashte atdheut? Sidomos a kujtohet FSHF kur ata djem e vajza kane me shume nevoje per perkrahje dhe inkurajim moral dhe material? Nuk besoj se FSHF e ben nje gje te tille. Dhe e kuptoj shume mire aresyen perse keta djem ngurojne te luajne me kombetaren tone. Mendoni per nje cast qe Belgjika apo Zvicra te jete ndodhur prane ne momente delikate te karrieres se nje sportisti kurse Shqiperia krejt indiferente ne ato momente delikate per sportistin dhe familjen e tij!

    NE KUJTOHEMI SHUME VONE! I duam gati sportistet t’i pregatitin te tjeret dhe te luajne per ne! Fatkeqesisht si per cdo gje tjeter edhe ketu nuk bejme perjashtim. Duam te mburremi, te dalim fotografi dhe tu varim dekorata ‘trimerie’ si kofini pas te vjelit.

    E kuptoj shume mire familjen Jonuzaj dhe eshte e drejta e tyre legjitime te bejne zgjedhjen me te mire te mundeshme per Adnanin. Personalisht une ndjehem shume mire kur nje sportist i ketij kalibri ecen ne karrieren e tij dhe e perkrah pa e paragjykuar aspak.

    Suksese Adnan dhe te jesh plotesisht i cliruar nga ndonje ndjenje ‘fajesie’ ndaj atdheut qe mundohen te t’a hedhin te tjeret ne ndergjegjen tende. Shqiptaret te kuptojne sepse te duan me zemer dhe te duan vetem nje te ardhme sa me te shkelqyer. Une flas si per femijet e mi edhe per ju qe i jeni perkushtuar kaq shume futbollit.

    Ne, familja ime, djemte e mi te gjithe te duan sikurse cdo sportist shqiptar te sukseseshem ne bote sepse beni shume per ne duke na nderuar. Ju na beni ne te ndehemi shume mire dhe keshtu duam qe edhe ju te ndjeheni po aq mire.

    Suksese!

  4. Kruja says:

    Edhe nje fjale te fundit. Ne nuk na ka vene ne pozite te veshtire Adnani. Perkundrazi. Ne shqiptareve na ve ne pozite te veshtire institucioni i vendit tone, FSHF ne kete rast.

  5. Zeka says:

    Nuk thoni qe ekipi kombetare asht komplet me kosovare.Qe dhe keto nuk diskutohet as nuk shkohet neper mend qe nuk jane shqiptare.Jane shqiptare puro safi.Po me vjen dicka jo e kendeshme qe,pse te mos pranohet edhe perfaqesuesja e Kosoves meqe asht shtet i pavarun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje