Namiku, sipas Kushtetutës, e mblodhi Kuvendin e ri të grave dhe burrave që do të na qeverisin dhe opozitojnë 4 vitet e ardhshme. Duke i uruar suksese, si qytetarë votues dhe taksapagues na lind e drejta ta paragjykojmë dhe ta gjykojmë këtë parlament ligjbërësish.
Intelektualisht më duket nën nivelin mestar kombëtar e politikisht duhet goxha vullnet për të mos pasur një tjetër stanjacion plot ngërçe.
Kulturalisht duhet të ngrihet në parametra rajonalë (se parametrat evropianë më trembin kaq shpejt) ndërkohë që financat private i kanë goxha obeze si majtas dhe djathtas.
Estetikisht shikoj progres se nuk ka më të veshur keq e të qethur kaçakçe, por oratorisht me sa i njoh do u vendos kolektivisht notën 5 pa hatër.
Meqenëse ngecëm te arsimimi i tyre zyrtarisht falë universiteteve tona mejhane nuk kanë mbetur pa marrë një pjesë e tyre diplomat pa pikë diplomacie në të nxënë.
Sa për gjuhë të huaja nuk u ka vendosur njeri kritere por le të mundohen të flasin me pak sforcim shqipen letrare dhe hakmarrja e vesi i batutës të mos njohin tjetër shpërthim.
Megjithëse tejngopja e koalicionit qeverisës më frikëson disi, do i kërkoja kryeparlamentarit të ardhshëm zotit Meta të tregohet liberal dhe konsekuent e pse jo edhe miqësor me opozitën e opozitës.
Kam frikë se po u aplikua ndrydhja e dyfishtë ndaj Patozit, Olldashit, Bodes e ndonjë tjetri do zyrtarizohet si pa kuptuar një opozitë e kontrolluar porsi modeli i bashkisë së Tiranës. Mungesa e Lul Bashës natyrisht nuk ka për t’u ndjerë asnjëherë për sa kohë truri dhe zemra e bacës të prodhojnë energjitë e fundit negative.
Kujdes me Berishën se shkurtimi i ymrit të tij politik dhe fizik të kujton sagën e maceve hileqare egjiptiane dhe agresiviteti që do mbjellë këto kohë do ia tejkalojë edhe viteve kur shoku i tij Nano qeveriste me apo pa Kaçin e zi pranë.
Do jetë parlament gallate edhe sepse ngritja e dorës për aprovime apo refuzime do të jetë e centralizuar por sa herë mendoj Kaç Islamin ulur mes Berishës dhe Edi Palokës trishtohem dhe pyes: Ku ma ke, ku ma ke dashurinë që pate?
Kësaj legjislaturë do të kemi edhe një risi tribalo-arnaute. Lufta mes kunetërve do të jetë teatër e shkuar teatrit o shqiptar. Fatmir Mediu do t’i bëjë opozitë Ilirian Celibashit, ndërsa Agron Duka opozitë Lefter Kokës…
Eh, sa do të na mungojë edhe Jozefina. E virgjëra Shën Mëri e Kuvendit shqiptar tash e tutje do të zëvendësohet nga një i lirë pa (me) të meta plangprishëse.
Gjithsesi SUKSESE o borgjezia e tranzicionit, SUKSESE o aristokracia politike e një republike, e cila zgjohet herët dhe pa larë ende sytë gjerb kafe turke dhe ngordh instinktet reaguese të mendjes me raki që në mëngjes!!!
fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Ah moreeee. Qe me ironizon me pambuk. Shkrim i lezecem.
vetem shamikuqet lexojen qelbesiren e Permetit
ramy zemra jemi pse me je trishtu? doktori iku per lesh. u ka len lulen ne krye te partise. lulja si pen de ras qe eshte iken per lesh pas dy vjetesh se mona e lilit behet kryetare bashkie. madje ene kamzen e merr ps . po ta qaj hallin ramy, shko te shpella ne bjeshke e do zoti nuk i ka privatizu edhe shpellat ben imami se ngele rrugeve o ramyyyy yyy yyyy yyy. te fala argites se zenit ia boj vet
Ti shami kuq ben mire te shikosh koliben tate, leri enderrat se drogaxhiu nuk do qendroje gjate ne pushtet, e gjithe kjo do vi si rrjedhoje e mega premtimeve mashtruese
O kapterr Ramiu!
Boll na cave TRAPIN,ik e shko rruaj LESHTE e Xhozit,se per 8 vjet nuk ke me se cfare te besh ketu!!!
O ramy, boll ke shkruajt, se po na luan nga trut
JO Mo ramy JO.Blendi eshte trendafil Permeti qe bie ere e mire e qe aroma trendafilore do vije edhe aty ku jeton ti e te te hape ndijesite e se bukures.
P.S ore derman ore Ramy po edhe ti e paske lexu keshtu qe edhe ti futesh tek shamikuqet.ups
Bravo! Brilant!
Thjesht kam qeshur me lot.Ke nje ironi perfekte dhe reale.
…”Gjithsesi SUKSESE o borgjezia e tranzicionit, SUKSESE o aristokracia politike e një republike, e cila zgjohet herët dhe pa larë ende sytë gjerb kafe turke dhe ngordh instinktet reaguese të mendjes me raki që në mëngjes!!!”….
hhhahahahahahahahahaha, shume e forte kjo..!!
E ka fjalen per borgjezet e rinj me petkun e socializmit,
kjo fasade shume njyreshe e piktorit milioner me miqte e
tij po milionera, kjo borgjezi e te ashtequajtu socialiste.
hahahha
Lexova me venendje dhe ne te vertet edhe une u tremba jo pak.Po si u tremba.Ketu tek rrjeshti i fundit ku Mone thote.”Gjithsesi SUKSESE o borgjezia e tranzicionit” Fjal tramzicion me trembi shum thash me vete se mori funde tranzicioni. E dini perse me trembi.Te gjith te keqijat e ketyreb 23 vjetve ja faturojne tranzicionit. Vrasjet, Grabitjet, shkatrrimet, Skrapin e veprave 50 vjecare, firmat piramidal, gerdecin, vrasjet me 21 Janare dhe vjedhjet e votav ne 2009 dhe 2011 te gjith keto ja faturojn tranzicionit. Madje tranzicionit ja faturojne edhe ket gjendje te veshtire ekonomike. E din si me duket fjal tranzicion.”Si nje fetar i keq qe kur nuk din ti bej mire dikuj dhe ai vdes ata thon E po keshtu eshte shkruar.” Edhe fjala tranzicion keshtu me duket ketje te shkreti tranzicion me sa duket do ta shoqeroj edhe ket mandat katervjecar.Sincerish e dita se transicioni mori funde me ikjen e berishes nga pushteti.Vertet akoma do te kemi Tranzicion.?
Zoti Blendi, ti i jep noten 5 pa hile, ketyre politikaneve borgjez dhe une te jap noten 10 pa hile per kete artikull.
Te uroj shendetse artikujt qe shkruan mund ti krshasoj me rakine e Permetit qe ngelet kampione ne Shqiperi.
Nje nerv shkaterues dhe njekohesisht brilant te te shkruarit. Uroj qe te vazhdosh dhe te besh opziten e opzites dhe te pozites njeheresh. Sic ke bere ndaj cdo gjeje te keqe.
Të lumtë pena o Bledi!
Vazhdo kështu me gazetari jo konformiste me asnjë pale
Sarkazem e goditur….por me keqardhje them se eshte realiteti jone. Politike Tomi-Xherri….tja leme kohes.
Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete.
Pershendesim parlamentin e ri dhe ne vecanti kryetarin e ri ILIR me META
Kryetar i ri aleance e re
Po ti te Sala me mire qe
Nuk ke frike per kete hap ?
“Desha …burrin pak me te gjate”
Suksese …kuneterve .Sharjet per ndershmerine e motrave nuk pranohen !
Suksese B.Manes …gallata per te sapo filloi !
Gallate romantike …gallate piktoresh !
Ku ke humbur Bledi Mane.Jo tema ka nevoje per penen tende se i jep shpirt dhe se bahku me Meron e beni kete gazete me fryme e krahe dhe lexuesve u dhuroni kenaqei,sepse shkrimet tuaja me gjuhen artistike ,me nje shqipe sa shprehese e letrare te japin kenaqei estetike vec problemeve te trajtuara me elegance, ironi e figuracion te pasur qe shqipes s,i mungon,por qe duhen pena te tilla qe per hir se vertetes shtypit i mungojne ,prandaj te shpreh urimet me te mira per angazhimin tuaj e qe harxhoni nje pjese te kohes per te bere analiza e portretizime te persoazheve politike qe meritojne kete publicistike e fejtone,satira therese qe pena juaj di t,i portetizoje me kurajo qytetare ,por dhe e vertetesi e fakte per te cilat ma merr mendja se mbi 90 perqind e lexuesve kane po ato qendrime,por qe s,e kane mundesine e pergatitjen per t,i shprehur aq bukur sic i realizoni ju .Ky parlament meriton ato urime qe i drejtoni ju borgjezeve te trazicionit dhe aristrokacise politike te nje populli qe mbetet ende me i varferi i Evropes dhe me i prapambetur ,pikerisht se kemi keta deputete,qeveritare si berishistet e kamur nepermjet korrupsionit,vjedhjeve nepermjet tenderave dhe qe s,duan t,ia dine per njerezit e thjeshte.Ju i vleresoni me noten 5,por ka midis tyre qe nuk marrin as 4 per te shprehurit e gjuhes shqipe dhe s,pretendojme per letraren se asj i vine anes me shume se gjysma e tyre duke filluar nga Topalli qe edhe shkodranet s,e marrin vesh,kur flet nga zverku e BERISHA,paloka e te tjere qe duhet nje perkthyes a shqiperues qe t,i sqaroje mendimet e tyre kETA KEMI,POR QE DUHET TE SILLEN SI NJEREZ JO TA KTHEJNE PARLAMenTIN NE FUSHE GLADIATORESH PER TE PARE SE SI CIRREN E KERCENOJNE NJERI TJETRIN ME FJALORIN ME BANAL QE E KEMI DEGJUAR GJATE 8 VITEVE NGA bERISHA, tOPALLI, Paloka etj deputete qe s,mbahen e mend se s,kane lene gjurme per mire, Jo me kot ke permendur dhe Kacin e zi per te cilin na merr malli ,po ka qene yll fare per qendrimet e dikutimet e ne vecanti per parashikimet e bera si fallxhor e arixhofke qe eshte katandisur mire e ka ate vend prane Berishes e Palokes se do ta ndynte vendin ne se do te ishte me mazhorancen e re Vetem ky fallxhor pa dinjtet s,durohet me megallomanine e shprehur se qenkerka i shkolluar se tepermi ,por mbetet me pak i kulturuari dhe me dredharaku dhe me i pabesi nga gjthe deputet e 23 viteve ,Vetem burre nuk eshte se gjithcka tjeter mund te behet ky putane.Sa me pak kacer te zinj sic e ka emertuar i nderuari Sali qe per kete rast s,ka gabuar aq me mire do ishte per parlamentin.LARG nga dredharaket e bukeshkalet ,mosmirenjohesit,karreritet e semure si Kaci i zi qe s,e ka per gje te bredhi studiove dhe gazetave per te vjelle vrerin qe ky i vrerosur e ka te pasosur per partine socialiste qe iu lut edhe zotit qe te humbiste zgjedhjet por qe s,e degjoi fallxhoren asnjehere.Urrejtja patologjike qe ka per Ramen e ka verbuar te ziun ,por Raess,i harrin as te …PERBALLE DO TA KETE E LE T,I THERIN SYTEpOR DUHET TE MESOJE NGA rAMA E SHUME SOCIALISTE QE S,MUNDI T,IARRIJE EDHE PSE JANE TE RINJ ,PR DINJITOZ E JO SI KY SKUTH QE E MOLI E VODHI ps
Parlamenti I lirë, pa të meta ku kryetar eshte Ilir Meta???/
Po kur po perpiqeshin te hynin me kemben e djathte ai Rakop Suli dhe Sadri Abazi?? Hahaha çvete me këtë parlament ?! Po čnën mesataren o Bled mençuria ? Ata jane gallate o bir ! I kane zgjedhur vete me marreveshje qe ta lene Sali legenin rehat pa ja permendur njeri krimet e zullumet !! Njerez pa vlera , pa komtribute, medioker e gagaçë ! Ky eshte internetkafeja e lagjes ku njerezit dalin neper lagje me breke plazhi e lepitka !!
_ harruat kur te perleshen edhe dy kusherinjt ,deputetet shkodrane Helidon Bushati i PD dhe Ditmir Bushati i PS…..
Nje trafikant qe masturbon dhe knoq te gjithe budallenjt. Eshte turp qe i jep menime publikut nje trafikant dhe idiot dhe akoma me turp eshte qe ate e pershnesin te rinj qe dine me perdor kompjuterin. turp tema dhe turp ju qe meshtesni kete perfaqsus te turpit. po nuk e botute do ta coj neser te gazeta “…”
Oi, oi, oi ! Hajde duro 12 a 16 vjet te kuqte dhe Edvin Ramen. O Sal Birisha, ta hongsha bithen, pse na le? Si kina me bo ne nishtina pa ty. Kur tshifshim ne TV, ene kalamojte bojshin gaztorin tu t imitu, e na shkrijshin gazit.
Oi, oi , oi, si kina me bo ne nishti… Kush po duro Edi Ramen sa here hyp e zdryp neper aviona. Po shyqyr, se po thot se ne TV, nuk po don me dale.
Oi, oi, oi. Cfare kina me bo ne nishti…
Akoma me Berishen merresh ti? Berisha iku na mori te keqen.Nuk na gjete ndonje gje me interresante nga parlamenti i ri?Detyrat qe i presin,veshtiresit qe kane besoj se keni mundesine dhe intelektin ta kaperceni fenomenin Berisha.
Si ti the Z.Mere na cate trapin me Berishen.
bravo bledi shkrim i perkryer,je madh.si republike bananesh qe jemi e meritojme parlamentin qe kemi
Ore po sikur na ke shkruar para ca kohesh per kete hajdutin Meta, qe eshte kryetar parlamenti. Shiko nje here se mos na I rifreskon ato shkrime, te shohim se sa gazetar I pavarur je.
@Bledi Mane
fjale te drejta keto jane, Obi Kanobi. Forca qofte me ty
Kam idene o Bledi se duhet te jesh i tredhur, qofsha i gabuar por kete ide me jep.
Se c’ke nje urrejtje per te gjithe brenda vetes, mos te kane ashtushur gje kur ke qene i vogel? Mendohu njehere se mbase te kujtohet ndonje gje.
Te krijon pershtypjen se je i drejte (dakort me ironine e bukur) por si nuk the nje emer nga ato te krahur tjeter nderkohe qe je masturbuar gjithe kohen me ato te krahut te djathte, atehere cfare m…t i pavaruri je.
E sa per ate public enemy, ngadale njecike, mbaje veten, mos e ngre doren shume lart se e ke parasysh se cfare do kapesh atje (jane ca gjera te buta, te rrumbullakta).