PD kërkon kohë për t’u njohur me programin qeverisës, për të cilin prej dy muajsh akuzon Ramën

10 Shtator 2013, 15:46Politika TEMA

Edhe pse prej dy muajsh Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, se nuk do ta zbatojë programin e vet qeverisës, sot ka bërë me dije se nuk e njeh atë.

Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka kërkuar më shumë kohë, në mënyrë që deputetët e PD-së të njohin programin qeverisës dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës së nesërme.

Basha akuzoi mazhorancën se nuk po tregohet transparente ndaj qytetarëve dhe opozitës, duke shtuar se kjo e fundit po përballet me një mendësi të vjetër komunikimi.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Kuvendit, Ilir Meta, që të mbajë fjalët që tha në Kuvend për transparencë dhe zbatim të rregullores.

“Sot duhej të ishte një ditë e veçantë për qytetarët shqiptarë. Nis një legjislaturë e re dhe fillon konstituimi i Parlamentit, por akoma pa u përmbyllur procedura e konstituimit të Parlamentit, qytetarët shqiptarë dhe opozita e tyre në Parlament  po përballen me një mendësi të vjetër, me një kulturë të vjetër komunikimi, me një tentativë për të shkelur parimet e sapo premtuara të transparencës ndaj qytetarëve shqiptarë, të gjithëpërfshirjes në çdo debat, duke nisur me shkelmimin e praktikave parlamentare për debatin më fillestar, për gjenezën e çdo legjislature dhe çdo qeverisje që buron nga legjislatura, atë të konstituimit të qeverisë.

Kjo është mazhoranca, e cila në opozitë ka kërkuar dhe ka marrë deri në 10 ditë për çështje të tilla si takometrat, aparate matëse dhe që sot u mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese dhe legjitime për të dëgjuar një debat, një rrahje mendimesh midis të zgjedhurve të tyre, mbi çfarë ata propozojnë se do të jetë qeverisja e tyre dhe çfarë të zgjedhurit e opozitës shqiptare kanë për të pyetur dhe parashtruar në raport me këtë program.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, se si në mënyrë absurde ata që kanë marrë me javë të tëra për vendime shumë më të thjeshta, sot nuk janë të gatshëm dhe i mohojnë opozitës kohën më minimale që ka qenë praktikë në çdo legjislaturë, për tu njohur me programin e qeverisë i cili deri në këto momente mbetet një mister i madh.

I bëj thirrje kryetarit të ri të Kuvendit, t’i qëndrojë besnik fjalëve që sapo tha, fjalë që akoma nuk kanë lënë eterin e aulës së Kuvendit dhe të rivendosë, nëse jo një standard të ri, të përmirësuar sikundër premtoi, të paktën standardin e premtuar deri tani, duke i dhënë kohën e nevojshme Parlamentit dhe opozitës për t’u njohur me programin dhe për të përgatitur një debat dinjitoz dhe transparent mbi programin e paraqitur.

Në të kundërt, kjo situatë është e papranueshme dhe ne do të marrim të gjitha masat që na takojnë, si përfaqësues të denjë të opozitës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë dhe si mbrojtës të virtyteve thelbësore të opozitës, që janë transparenca dhe llogaridhënia,” tha Basha.

Ndërsa kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, akuzoi kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, për arrogancë.

“Në mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare unë kërkova që grupit të PD-së t`i jepet një kohë më e gjatë për t’u njohur me programin qeverisës, në mënyrë që shqiptarët të njihen me qëndrimet e të gjitha palëve lidhur me atë që është më e rëndësishme për një parlament. Por, Ruçi në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD për të vendosur se kur do të bëhet debati. Juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, na tha. Këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë”, tha Paloka.

33 komente në “PD kërkon kohë për t’u njohur me programin qeverisës, për të cilin prej dy muajsh akuzon Ramën”

  1. Claus says:

    Te mbetet vendi akoma pa qeverisje?
    Apo do te shtyje edhe kete jave i xhindosuri ne zyre?

    Ishte qesharake dje kur erdhi ne parlament me tere ate eskorte?
    A i jane hequr bodyguardet nga pallati?
    Nje info do te ishte me interes.

    1. DREJTESI says:

      Shyqyr qe jeni ju se ndryshe ky vend do te ishte kot!

      Ytttttttt,copa muti!

      1. safeti says:

        po duam koh te njihemi me ket hashashprogram

        1. Kurbetliu says:

          O Safooo
          Hashashi vjen ne masen me te madhe nga Lazarati, fshati aleat der ne vdekje i PD.
          Ta shohim nese Rama do te kete “tope” (e le te shpresojme) te rivendose ligjin ne ate “republike autonome”

        2. Pilo Lala says:

          Keta po nxjerrin ne cdo moment cfare kalbesirash intelektuale kane qene.
          Ku i lene shitjet e pronave ketyre te lexojne Programe?
          Basha mezi ka kaluar klasen e Pare, pastaj ai pret cfare do i thote Berisha, se mos di gje vete.

      2. Claus says:

        Po c`pate o drejtesi?
        Nuk ju mjaftojne 24 ore per ta lexuar?
        Per mua ajo pune duhej bere sot pasdite. Mjaft leqendiset 3 muaj me shitje dhe plackitje.

        Te presesh ta lexoje progarmin Mehill Fufi kane kaluar 6 muaj.
        Se mos do e lexoje!
        Qetesohuni, uthulla e forte prish enen e vet.

        Pale kur shihje te “shkumin per lesh” dhe te shkumen per lesh” atje ne rreshtin e dyte, ashtu njit e njit me njani-tjetrin duke lujt me I-Pad. Te knoqej syni.

    2. Kurbetliu says:

      @”Claus ”
      “Te mbetet vendi akoma pa qeverisje?”
      Jo te mbetet vendi pa qeverisje, po te vazhdoje Berisha te shese ato çkane mebetur pa shitur akoma, me cilesine e kryeministrit ne detyre derisa ti lirohet zyra Rames ne baze te ndryshimve te 2008-s te cilat i aprovoi vete Rama

    3. +10 says:

      BashRRUGAeKOMBIT, Bash21Janari, BashDETI, BashKUTIAeGABUAR…

    4. N Shabani says:

      Claus mbreme eshte bere name tek Shqupi Brenda dhe jashte ka qene e mbushur plot e perplot me gardiste e punonjes te Shikut per te “mbrojtur” Berishen nga ndonje sulm i mundshem. I kane filluar makthet qe tani pa ja hequr truprojat, e imagjinoni si do te behet me vone. Ka para ai le te punesoje bodygard private qe ta ruajne nga ata prej te cileve ka lyer duart me gjak. Hak pa marre e borxh pa lare nuk mbetet, te gjitha paguhen ne kete jete. Duhet ti mendone qe me perpara keto qe nje dite do te zbriste nga kali por i hyri vetja ne qef dhe jetonte me delirin e madheshtise.Kurse ky buzequmeshti i Saliut Lulja flet kot fare se me 2005 Zhelja e Parlamentit i dha vetem gjysem ore kohe opozites se atehershme per te shikuar programin kurse Edi Rama u dha 24 ore kohe. Ashtu ju pafsha te vrenjtur, te kujtoheni se si keni punuar juve ne ate kohe dhe cfare keni bere.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Shqiptaret duan qeveri, kurse Basha do anarki duke lene shqiptaret pa qeveri. Te injorohet Basha dhe te miratohet qeveria e Rames, qe eshte edhe qeveria e shqiptareve. Basha nuk duhet te flase ne emer te shqiptareve sepse shumica e shqiptareve kerkojne qeverine e Rames sepse votuan per ate.

  3. coku says:

    he zombi po ju djeg bytha tani! mos u perpelitni shume se nuk po u shqyhet shume as per programin e as per popullin por vetem per shkopinj nen rrota. tani me duket rate ne usta. bravo Ruci, je pergjigjur sikur te jem une aty.

  4. coku says:

    pastaj kur u vjeteruan metodat se deri para tre muajsh ishin me bashkekohoret. sipas ketyre metodave punonin parlamentet me te mira ne europe bile ishin metoda te parlamentit europian, nga te cilat duhet te marim shembull. tani jane te vjetra, po me se ti zevendesojme. ju kerkoni ti beni axhenden nje mazhorance 83 vota. nqs nuk u del koha atehere gedhijeni sonte e mos shkoni ne kazino, megjithese dyshoj se ju dini te lexoni e jo me te kuptoni program qeverises.

  5. toni says:

    gjithe populli shqiptare ose atyre qe u genjyen per 5000- 15000 leke te reja per vote do ta shohin ed palloshin sido tjua bej mut do hani

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

      toni, dukesh qe je injorant Berishian.

      1. Pilo Lala says:

        Toni,
        PD duhet cuar edhe nje here ne shkolle, se tek Kristali kane marre nga dy Universitete keta, por nuk dine te lexojne.
        Me vjen keq, qe qenke nje nga ata qe nuk kuptojne dot nje program.

  6. al says:

    PER CFAR FLET MER NJERI KOTI , DUHET TE PRESI POPULLI KUR TE LEXOSH TI PROGRAMIN E QEVERISE SE RE DHE PASTAJ MBAS 10 DITESH TE VENDOSEH TI PER QEVERINE. TI NUK KE AS MORAL DHE AS LLOGJIKE POLTIKE. TI JE OPOZITE, DEGJOJE PROGRAMIN DHE BEJ KRITIKAT E TUA, AMA QEVERIA DUHET TE FILLOJE PUNE SA ME PARE SE NUK KA SHTET. TI THUA STAMBOLLI DIGJET DHE KURVA KRIHET. POPULLI NUK JU DEGJON KUR BENI OPOZITE SA PER TE THENE. JU E KUPTONI SITUATEN POR DONI GJOJA NEPERMJET DEMOKRACISE PARLAMENTARE TE SABOTONI, ARESYEJA ESHTE E THJESHT ,PASI PLANI JUAJ ESHTE DESTABILIZIMI I VENDIT. LUL BASHA, E DI SE QE NE MBLEDHJEN E PARE TE QEVERISE, DO MERREN NJ MORI VENDIMESH PER TE KTHYER PRONEN PUBLIKE TE VJEDHUR MGA REGJIMI I TIJ ,POPULLIT SHQIPTAR, DIHET QE PLANI PER TIRANEN DO TE KTHEHET PO ASHTU DHE SHQUPI. TE GJITHA KETO JANE SI RREZULTAT TE PUNES KRIMINALE TE QEVERISE NE IKJE. E RROPET POPULLIN ,PRANDAJ SKENI MORAL TE FLISNI. PRITNI SE DITE ME TE ZEZA DO VINE PER JU ,ABUZUESIT QE KUJTONI SE DO TE MBULOHENI ME TETKUN E OPOZITES. PARA DREJTESISE KRIMINELET DHE HAJDUTET E KETYRE 8 VITEVE.

  7. antonio says:

    Shume mire i ka thene Gramoz Ruci ketij THUTHUQI TE Berishes!!1
    Te marrin ate qe kane “MBJELLE” per 8 vjet kunder PS-se,bile edhe “PLUMBIN” BALLIT!!!

  8. saluku says:

    Po ka me te poshter e me te liq se sa keto fytyrat e PD.
    I bej thirrje ketyre te majteve ti’a bejne njelloj sic ua bente Pd ketyre kur ishin ne opozite, se me keq se ua ka bere ajo ketyre s’ka ku te veje.
    Amanet Saliun, mor aman !

  9. ismeti says:

    kjo fac ruse kerkon ende te grabis ndonji pron

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita e djathte, do jete kunder çdo programi, te qeverive te majta!
    Qeveria e re krahas programit,te shperndare per çdo deputet,ne parlament,te nxjerre ne internet programin e qeverise se re.

  11. Lenci says:

    Mos, sa gjynaf na vjen. Prit sa tju kapin per zhelesh se deri pardje cfare nuk thoshit ne parlament e sonte beni si gjynafqar.

  12. Pronari says:

    Tema programi elektoral i paraqitur ne fushate nuk eshte njesoj me programin qeverises. A u takua Beqja me Haxhinaston per te percaktuar programin qeverises.? Nga ta dije PD se ku ka leshuar PS e ku mund te jete terhequr LSI. Prandaj duhet pare prohramin perfundj tar qe kane lene ata. Shpresoj te publikoni komentin

  13. wwwanticeeeennnn says:

    “Juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, na tha. Këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë”
    paloke
    ke të drejtë për këto që thua!!
    janë të vjetra,ruci i ka kopju nga ju!!
    xhozi duhet ta hedhë në gjyq,ajo e ka patentizuar këtë sistem!!
    por mos u mërzit dhe ju kopjoni ato të rruçit e në fund dilni barazim!!
    nëse i ke harruar ti kujto lali ty!brektisni kuvëndin!!
    bile pyt salën ai i di më mirë!!

  14. altin says:

    keta lloj qelbesirash,meritojne te mos i pjerdhesh fare,le ti leje RAMAte lehin si buce.

  15. fatos says:

    aman o po kush lexon nga keta…

  16. Sandri says:

    Programin e PD-se dhe mbrojtjen e kalimit ne opozite te saj po e ben sot analisti medioker, servil dhe i paafte Henri Cili, alias Naim Cili.

    Eshte e çuditshme se si njerez te tille qe filluan te kuptojne se çfare eshte jeta ne moshen 25-vjeçare, kane vetbesimin se mund te parashikojne dhe jane te afte te analizojne e komentojne ne menyre poliedrike per gjithçka qe shkruhet e flitet, kujtojne se jane rastinjaket e diteve tona dhe ende nuk kane marre mesazhin filozofik te Balzakut.

    Çudi?! Keta njerez nuk i tregojne rrenjet se si e vune gjithe ate pasuri, te hapesh universitete private pa asnje prone te trasheguar, te dhuruar nga Padishahu Sali Berisha dhe vjen sot e thua kunder-reforme per 1 million vota kunder regjimit gjakatar te Sali Beruishes.

    Thua per ide, per mendim etj., por harron qe keshtu kane folur edhe gebelsianet dhe e dime te gjithe se çfare mbollen e sollen per njerezimin ata.

  17. bruno says:

    per te qar apo qeshur z bashasali po keni dy muaj qe doni te na bushni mendjen se programi i piktorit do na fusi ne kriz si greku ndersa tani kerkokeni me shume kohe nuk do hishte me mire te dilni dhe te deklaroni se ne cfare gjendje e late ekonomin dhe finacat,dhe tjetra z bashasali greqin nuk e futi ne kriz papandreu por simiti me karamalisin mesoheni me pa se te flisni

  18. Jani says:

    Ore pushtat e derit pushta. po ju kini 2 muaj qe e shani programin e qeveris rama. Tani na dalka se nuk e dini e doni koh ta lexoni.o pushtat e derit pushta na dalka se paskeni pllitur kot keto koh qe shanit proga – rama.o pushtat e saliut ju doni plumbin mu ne ball o dera me fytyra njeriu. Duam qeverin qe votuam sa me shpejt le ca flasin kopuket e saliu shpellarit mos i lini ase nje minut me teper.

  19. orli says:

    luleke o idjot!fol nje here nga vetja jote se do lesh nam me genjeshtrat e sales,sepse ti nuk e ke aftesin e tij per te kercyer deg me dege(ti kercen kunje me kunje)ju sikur e dinit programin nuk keni lene dite pa e kritikuar,akoma pa filluar zbatimi i tij!tani dashkerkeni kohe per ta studiuar?!ju nuk jeni asgje tjeter vetem mashtrues ordiner.

  20. qytetar says:

    Lulezo luleza ime filluan palacolleqet qe diten e pare te parlamentit
    vaj halli se cfare mund te bejne per kater vite keta pastaj kur tju ua thyejme dhe nje here turinjte me vote besoj se do zbuten

  21. zarari says:

    e ka akuzuar per cfare eshte deklaruar publikisht dhe cfare eshte premtuar ne fushate. boll u tallet me komentuesit pavaresisht nivelit militanto-deficient!

  22. al says:

    Sot eshte dokumentuar se koha qe ka pas ne dispozicion ps per tu pregatitur per programin e pd ne 2005 ka qene vetem gjysem ore. Pra kjo eshte partia me mashtruese qe ka shqiperia. Kjo nuk e ka hallin tek diskutimi, se ai eshte norme demokratike , por don te kapet per gjjera qe dhe popullit i eshte neverit.SHQIP DUAN TE VONJNE QEVERISJEN.

  23. juristi says:

    Jepini nja 10 vjet kohe te lexojne programin e ps,e te mos dalin fare ne tv,le ti leme te bejne detyrat ne shtepi.rrini me mire ne shtepi se ne parlament keni ngel me dy vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    jy doll トップ10の最も有名なアジアのセックス人形セクシーな小さなお尻日本のセックス人形私は私のセックス人形でこすり落とすことができますか?人生をより良くするためにダッチワイフを買う

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje