Llakaj: ‘Berisha’ im nuk del në pension. Në politikë duhen ndëshkime sipas modelit kroat

10 Shtator 2013, 10:04Politika TEMA

Agron Llakaj është nga ata që kanë votuar ndryshimin politik. Artisti popullor i humorit shprehet se shqiptarët e duan humorin politik po aq sa e duan politikën.

“Ne realisht jemi një popull tejet i politizuar, sa ndonjëherë na duket sikur jemi turmë, të papërgjegjshëm për fatet tona. Shpesh njerëzit e pëlqejnë humorin politik me një lloj tifozllëku: A ç’ja bëre mirë atij… a ç’ja futet rëndë atij…!”, shprehet Llakaj për gazetën Dita.

Artisti popullor i humorit nuk e paragjykon kabinetin e ri qeveritar, por pret ndryshime.

“E kam votuar këtë lloj rotacioni me shumë dëshirë dhe ndryshimi më pëlqen shumë. Ashtu sikurse pas disa vitesh mund të votoj një alternativë tjetër nëse kjo nuk do të më pëlqejë. Katërvjeçarin e parë të qeverisë së Berishës e kam pëlqyer për rezultatet, pavarësisht këndvështrimit oponent. Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha, por edhe po kaq shumë është abuzuar, është vjedhur, si në mall të babait. Ndryshimi do të fillojë kur dikush duhet të përgjigjet për abuzimet e vjedhjet dhe jo kur të fillojnë këta që erdhën në pushtet të shkruajnë emrin te milionerët e rinj. Kur të dëgjojmë lajme si ajo që ndodhi në Kroaci, atëherë do të na rritet besimi se Shqipëria po ndryshon”, pohon Llakaj

Për sa i përket personazhit të Berishës, ai sqaron: “Do vazhdoj patjetër deri në momentin që ai do jetë pjesë reale dhe e investuar në tregun politik shqiptar. Nëse Berisha do të dilte në pension, edhe “Berisha” im do të dilte në pension. Por të gjithë e dimë që ai është kryetari “de facto” i Partisë Demokratike. Nuk mund të kuptohet PD-ja pa Sali Berishën, sepse në këtë frymë është investuar aty. Këta kanë ndërtuar një emër që pa këtë emër nuk bëhet. Në fakt duhet të dilnin emra të rinj, boll më me këtë kultin e individit. Ka djem dhe vajza plot të talentuar… Por, eh sa kohë duhet…”.

Llakaj nënvizon se: “Imitimi i Berishës vërtet ka qenë i veçantë edhe për shkak të forcës së emrit të tij në politikë, por në radhë të parë i ka bërë nder atij vetë, dhe jo mua. Madje edhe ai vetë do të vuajë nëse unë nuk do ta kem në galerinë e personazheve në këtë sezon”.

12 komente në “Llakaj: ‘Berisha’ im nuk del në pension. Në politikë duhen ndëshkime sipas modelit kroat”

  1. N Shabani says:

    Eh i madhi Agron llakaj i vetmi artist qe nuk e uli kurrizin perpera askujt. Qe ne fillim te krijimtarise se tij ne vitet 1990 filloj te imitonte Berishen dhe jo si shume te tjere qe filluan ti serviloseshin per disa leke te qelbura. Apo te kishte pasur Shqiperia nja 5-6 artiste si Agron Llaka ne opozite edhe gjendja e Shqiperise nuk do te ishte ne kete gjendje qe kishin frike njerezit te benin protesta me. Sa ra qeveria e Berishes shperthyen studentet ne greva kunder ndertimeve ne oborret e universiteteve, shperthyen mjeket ne greva sepse po zaptohen oborret e spitaleve nga privatet e Lulzim Bashes e te Sali Berishes. Vendi me ne fund po merr fryme lirisht, u clirua vendi nga diktatura e Sali Berishes te vendodur me lezet e duke qeshur ne emer te kushtetutes. Por asnjehere nuk do te jemi te lire n.q.s nuk do te shkojne ne burg abuzuesit dhe hajdutet e kesaj qeverie se ndryshe edhe keta qe do qeverisin do bejne te njejten gje do te vjedhin dhe ne fund nuk do te denohen, duhet te marrin fund politika e mosndeshkimit.

  2. POLICIA NDERTIMORE says:

    I nderuar komentues N Shabani!

    Grevat e studenteve ne oborrin e ekonomikut jane te frymezuara nga Dhori Kule ose thene ndryshe Sali Berisha.Pse do thuash ti?!ai ndertim aty ka nje histori te kahershme.eshte nje ndertim me leje ndertimi por ne kundershtim te plote me ligjin e urbanistikes me sakte nenin 62 te tij.per kete aresye KRRTRSH e atehershme e shfuqizoi kete leje ndertimi dhe shume te tjera te firmosura dhe vulosura ngavete rilindasi edi rama.me ardhjen ne pushtet te berishes e bija e tij i keshilloi te ndiqnin ankimin ne gjykate dhe ja dolen.pra pas fitimit te ceshtjes ne gjykate ata filluan ndertimin.sa ishte saliu ne pushtet as dhori kule e as studentet sbene gek mek sepse ishin pazarosur dmth udheheqesi dhe ai ju jepte urdher te rrinin urte.tani qe berisha ra nga fiku dhe ska me gje ne dore si qen i pabese qe eshte i fryn zjarrit duke ndersyer dhori kulen me studente qe te dale ne pah edhe njehere paligjshmeria e rilindasit edi rama ne kohen si kryebashkiak.
    e kupton se jane pune te thella keto o Pinxho Kapella

    1. N Shabani says:

      O policia ndertimore bere mire qe me sqarove po pse me ofendon more i uruar une nuk ofendova njeri dhe jam grua jo burre. E para n.q.s ai ndertim eshte ne kundershtim me rregullat dhe u ka hyre ne pjese studenteve, ky ndertim duhet te ishte kundershtuar qysh ne fillim nga studentet dhe nga Dhori Kule. Po ata deri dje kane bere dallavere me ata qe do ndertonin dhe priten sa i ka ndertuar dhe tani Saliu i fryn zjarrit kunder Edi Rames.Tani do zbatohet ligji por po me vika keq per studentet qe e lejojne veten te perdoren nga forcat e errata si Dhori Kule nje dallaveraxhi qe ne kohen e diktatures. Ai nuk duhej te ishte fare rektor universiteti. Tani do kete shume greva te tilla se mbasi Saliu me Lulzim Bashen e shkaterroj vendin duke e vjedhur e duke e shitur kerkojne te bejne rremuja duke ja vene fajin Rilindjes. Le te beje disa greva DHori Kule sa te qerohet qe atje vegla e Sali Berishes.

  3. Ueeee,ueeeee,ueeeee dhe AGRON LLAKAJ milioner ,na qenkerka bler nga Rama! Sipa Palokes, AGON Llakaj i Tepelenes,na paskerka fjetur me nje mullixhi. PO,mire more Paloka,ne 2005,2009 elektorati a fjeti me mulixhiun? Apo nuk pate gje JU ? Kur u be dhe i biri tetes me pozite ,vajt halli.?

  4. adi says:

    Të bëjmë kurban dikë. Nuk ka rëndësi me faj ose pa faj. Mjafton të kënaqim Llakajn dhe disa të tjerë. Llakaj ka menduar të këmbejë Berishen me Metën. A mund të na thuash o zoti Llaku, me çfarë i mat ti?

    1. AGRON RUNA says:

      Po ta bene bene keta nga krahsi duhet te ruhesh se te bejne letra anonime deri ne O.K.B se eshte zanat i vjeter i tyre keq e kane kue sdine te shkruajne se po mesuan te shkruajne e dine vete ata

  5. mira says:

    I nderuar zoti Llakaj,
    Cdo njeri( aq me shume cdo shqiptar) duhet te bente sadopak per te larguar dhe per te mos i sherbyer nje regjimi kaq te qelbur, te koruptuar te udhehequr nga nje kriminel vrases, hajdut dhe atdheshits.

    Largimi juaj ne TV KLAN nuk mund te justifikohej me arsyen e nje page me te larte. Nje artist i vertete nuk mund te shkonte ne nje TV qe ishte burija dhe goja e regjimit te saliserbit.

  6. shkodrani says:

    i cnderuari agron llapa, e perdor mire llapen per lepirje b…..

  7. Sevim says:

    Agron Llakaj,je nje MASHTRUES!!!
    Po te ishte keshtu,sic thua ti,PSE IKE NGA PORTOKALLIA,QE E IMITOJE CDO JAVE BERISHEN DHE IKE TEK “KLANI” I Berishes,pa asnje VLERE ARTISTIK,POR VETEM PER LEKE???
    Po kete “AL PAZAR-in” e shpifur nga e ke gjetur,o MAVRI ME BOJE???
    A nuk e kupton se ai emision nuk eshte HUMOR POR KARAGJOSLLEK I SHPIFUR???
    Edhe estradat e KOOPETATIVAVE kishin humor me te mire se ky “AL PAZAR”-i yt!!!
    TURP PER TY E TURP PER HUMORISTET E TJERE PA VLERE,QE KANE NGELUR RRUGEVE!!!
    Po se mos PORTOKALLIA e TOP-CHANNEl-it ka humor per te qene!!!
    VETEM BANALITETE,BURGAXHINJ,DROGAXHINJ,TE CMENDUR,EDUKATORE RRUGACE,IMITIME FEMINORE,shkurt NUK TE VJEN TE QESHESH NE ASNJE RAST!!!
    ESTRADA FSHATI PURO!!!
    Na nxjerrin nje “SPERDHIMA”,skandaloz,nje imitues i kohes se shkuar, sa per te mbyllur TV,ca sportiste,DEBILA,nje mjek PSIKOPAT TURP E FAQJA E ZEZE!!!
    Del ai GJATOSHI 2,5 metra i PORTOKALLISE dhe cdo skec i ka me GRUAN E TIJ!!!
    E telendisi ate te shkrete sa para mbrapa,nga mengjesi ne darke!!!
    HUMOR I ZI!!!
    Del Gjini me ate xhuxhin dhe na prallisin se cfare thone europianet ne autobuz e cfare thone shqiptaret!!!
    Skece,qe i bejne vetem FEMIJET E KOPSHTEVE!!!Po keta ADMINISTRATORET E TOP-Channel-it,KAQ TEPER I PASKAN LEKET,qe financojne SKECE PER KARAGJOZET E KOHES SE ZOGUT???
    QEROJINI REGJIZORET DHE SKENARISTET DHE MOS CAKTONI VETEM nje ose dy vete cdo jave,se kane SHTERUAR FARE!!!
    VETEM BUDALLALLEQE BEJNE!!!

  8. arbeni nga tepelena says:

    o gone ti e ke menderosur njehere muhabetin,.

  9. Zeka says:

    Z.Llakaj kete presim ne te ardhmen e keti parlamenti dhe qeverise te dal,nga ky parlament.Ti ngjaje Kroacise.

  10. winnie pooh says:

    Populli shqiptar ,sidomos fsahti,ne fibren e vet eshte i orientuar dukshem prej Interesit te castit, ne situata te turbullta interesi garantohej sipas formules …kam dy femije nje po ja jap Ballit dhe nje e ka Partia.Ne situata te kthjelleta sipas formules …Te na rroje Partia.Edhe ky LLakja kete mentalitet fshataresk percjell.Sot jemi ne nje situate te kthjellet politike dhe ky po thote me pak fjale ..Te na rroje partia.(Jo po une votova ndryshimin, jo po se me pelqen shume Kroacia dhe dengla si keto..) .Megjithate si nje sinoptikan i “mire” parasheh qe Berisha do te jete aktiv pas kuintave dhe ky cfare do te beje ?! Pikerisht ate qe nuk duhet te beje do te ushqeje me stilin e vet grotesk kultin e individit te Berishes, qe mundesisht edhe foshnja qe sapo lind ta kuptoje qe ky vend e ka fatin e vet pashmangshmerisht te lidhur me Berishen.Lereni more Berishen ne fatin e vet, jepini edhe nje gur e te shkoje ne det te mbytet…lerni shqiperine te ece perpara dhe mos mbillni fatalizem tek brezi i ri duke e kultivuar me idene se nuk hedh dot nje hap para po nuk e la Berisha.Ben mire edhe ky llakja mos te dale per ca kohe ekraneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje