Agolli: Bashkëpunimi Rama-Meta, përfundimtar

10 Shtator 2013, 08:38Politika TEMA

“Qeveria e re të jetë transparente dhe të punojë për të rritur ekonominë e vendit, ndërsa parlamenti të ngrihet në lartësinë që i takon dhe të mos merret me sulme personale”.

Kjo është këshilla që jep Dritëro Agolli, i njohur si patriarku i Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Agolli tha dje se Rama dhe kabineti i tij, duhet të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e vendit.

Unë nuk kufizohem vetëm me mazhorancën e re, por edhe me pakicën. Edhe atyre, njëlloj si mazhorancës, u uroj punë të mbarë. Por, jo çdo punë është e mbarë, e mirë, se punë bën edhe merimanga, por nuk është si bleta. Edhe këtyre unë u uroj një punë si të bletës, jo si të merimangës. Diskutime për ngritjen e mirëqenies së njerëzve që të ketë sa më pak varfëri, se varfëria nuk zhduket krejtësisht, por ajo pakësohet deri ku mund ta pakësosh dhe këto probleme duhen trajtuar, në Parlament, reforma në industri, në bujqësi, në miniera”, është shprehur ai.

Përsa i përket marrdhënies me mediat Agolli nënvizon se:Qeveria del në televizor kur ka një punë, jo çdo ditë. Ç’do të thuash?! Po ato gjëra?! Do t’i kujtosh popullit se “unë jam në qeveri”. Të thotë të vërtetën gjithnjë. Të mos mbulojë gabimet dhe dobësitë. Statistikat të jenë të qarta dhe të mos bëhen shesh me lule. Të dimë sa vriten, sa korruptojnë, sa dobësi kemi, ç’kemi ndërtuar dhe ç’na mbetet për të ndërtuar, si janë bërë rrugët. Domethënë t’i thotë vetë qeveria, jo t’ia thonë të tjerët. Atëherë është qeveri e vërtetë!” 

Ai e përshkruan me një batutë bashkëpunimin Rama–Meta, duke thënë se edhe burrë e grua ndahen e bashkohen prapë, dhe kur bashkohen për herë të dytë, nuk ndahen më.

Ma merr mendja se është përfundimtare, domethënë për bashkëpunimin. Për bashkim që të jetë një parti nuk e di, por bashkëpunim do të ketë gjithnjë, sepse njerëzit, kur ndahen një herë dhe pajtohen, e kanë të vështirë të ndahen përsëri. Edhe burrë e grua të jesh, ndahesh ndonjëherë, por edhe pajtohesh, por edhe përsëri kthehet burri ose gruaja dhe për të dytën herë është e vështirë që të ndahesh”, është shprehur Agolli./A.XH

8 komente në “Agolli: Bashkëpunimi Rama-Meta, përfundimtar”

  1. DREAM says:

    Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti ?

    Te Driteroi i gjen me siguri .Rrenjet e te gjitha partive ,qe jane thjesht zgjatime te asaj qe ka perkundur Driteroin .
    Intersant ky spjegimi mbi ndarjen e burrit dhe gruas .Si gjithmone do jete eksperienca qe i flet .Karakteristike e epokes se tij ka qene lepirja e peshtymes .
    Qeveria te dali ne tv vetem 3 her ne vit
    8 nentor :ditelindja e partise
    1 maj : festa e bujkeroberve
    29 nentor: pushtimi i Shqiperise prej shqiptareve
    Media perdite te na ushqeje me ideologjine e kokethinjurve ..me shokun Zyko !

  2. Askushi says:

    Dritero,dritero o patriarku i patrialkolizuar,por bej kujdes mos te zjosh xhelozine e komponentes tjeter te dashurise natyrale,ate te ciftit…Kryemadhi-Basha!!

  3. Respekt per Dritero Agollin.Eshte nje nga te paret qe ngriti zerin kunder diktatures ne 1991 kur u themelua PS.
    Ju te dashur komentator duhet ti hidhni nje sy se kaluares.Ndryshe beni gabime trashanike.
    Driteroi eshte idhulli I demokracise shqiptare.Ai eshte njeriu me I dashur ne te gjithe vendin.Natyrisht koha Ben punen e saj .Nuk besoj te kete deri tani mendje me te kthjellet dhe burre me te mencur se ai per moshen qe ka.Ai flet me Letha te hapura dhe kurre nuk perdor hipokrizine sic veme re te disa politikane vecanerisht te PD.
    Edhe nje here respekt e jete te gjate Dritero Agolli.

  4. Agolli eshte nje emer I madh qe duhet vleresuar per kontributin dhe respektuar..

  5. Besa says:

    Edi Rama tani eshte Kryeminister. Te kete kujdes nga servilet…

    Qysh tani eshte hedhur ne gojen e thashethemnajes Linda Basha…

    Eshte momenti qe Linda te tregoje pjekurine e saj e jo me “shume mire me te gjithe e mire me asnje”…

    Ilia Paluka pi kafe me zonjen LINDA BASHA thone thashethemet dhe ky person vetdeklarohet si DREJTOR I ARDHSHEM I DREJTORISE ARESIMORE.

    Linda Basha nje grua shume e mirekuptueshme dhe gjithashtu grua karriere duhet te kuptoje se ne kurriz te saj do te lodrojne gjithe
    sahanlepiresit, por kryesisht gjithe te specializuarit per t’ia shkuar Edi Rames ujin nen rrogoz. Linda te kete kujdes, sepse hienat do te godasin me nje gur dy zogj. Do te shkaterrojne Dashurine e Jetes se Lindes dhe Kryeministrin e Shqiperise, prej te cilit populli ne shumice pret shume.

    Kujdes!!! Nje grua publike e pi kafen ne shtepi….. tani ajo do te kete ca armiq te vertete dhe ca miq fallco!!!!!!!

    Une nuk do te shkruaj me kurre per kete problem, ajo qe eshte e zgjuar duhet te doje shume veten, sepse Shqiperia tani eshte ne dore te Kryeministrit…

    Linda une qe po e shkruaj kete gje jam nje viktime?! Ashtu nga naiviteti kam marre me qafe nje person, sepse piva kafe ne publik, me “shoqen e ngushte te feminise” bashke me vellain e saj me shume mendjelehtesi sa as varri nuk do te me trese dhe mbas 15 vjetesh mora vesh se kishin perfituar nga “KAFEJA”.

    Linda te lutem shume, mos e merr ne qafe kete popull per nje kafe!!!

  6. Kerpaci says:

    E nderon Ramen kjo vizite qe i ka bere ketij burri te mencur. Sa per te tjerat qe kane biseduar, punet jane shume te ngaterruara. Rama eshte i mbuluar nga te gjithe krahet prej banditeve qe mezi e kane pritur rastin te kapin kolltuqet. Socialist me Ramen dhe njekohesisht demokrat me Berishen, nuk mund te kete. Demi qe i ka sjelle politikes shqiptare Meta, eshte jashtezakonisht i madh. Kam frike se te njejtin dem do shkaktoj perseri. Dhe kete radhe nuk do e kete fajin Meta, por pikerisht Rama.

    1. Alb says:

      Kerpac, ke te drejte shteti do kerpac. Ndersa sipas meje socialiste jane ata qe pasurohen tek sigla PS ndersa demokrate jane ata qe pasurohen tek sigla PD. Une i asnjeres sigel jam, une jam per te bere shtetin dhe si rrjedhoje e gjej veten tek Edi Rama, kjo eshte nje fixideja ime, sepse kurre me pare s’me ka shkuar ne mend te kontribuoj realisht ne rrezimin e njeres apo tjetres qeveri. Madje rralle kam votuar dhe kryesisht persona dhe jo parti.

      Dhe e kam argumentin pse: pas ardhjes nga interrnimi ne Tirane, tek sheshi Avni Rustemi” hetuesi i babait e takoi rastesisht ne 1991 ate dhe iu drejtua: ” E……Siç e pate koken ta vume festen”. Kjo ka rene si nje bombe ne familjen tone dhe prej atij momenti e kam ditur se kam jetuar ne zgjatimin e komunizmit….

  7. Alb says:

    Rama eshte i zoti te mbaj eekuilibrat. Ministrat qe do guxojne te vjedhin shkojne drejt e ne prokurori. Nderkohe SHIH do ristrukturohet dhe hija e kryeministrit ngada ngadale fillon e perhapet dhe te tjeret nuk do guxojne te dredhin bishtin. Keto kater vjet te kalojne mire se pastaj pas kater vjetesh populli trungushte do kuptoje diçka dhe votat e PS do shtohen. Tu pa tu bo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje