Paloka: Nuk besoj se ka ndonjë brenda grupit që do preferojë të bëjë opozitën e opozitës

10 Shtator 2013, 09:04Politika TEMA

Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD-së , Edi Paloka, shpjegon arsyet e komandimit të tij në këtë pozicion.

 “Dihet që ne jemi në pozitë jo normale brenda PD-së pas humbjes së zgjedhjeve, kur kryetari i PD-së Berisha dha dorëheqjen dhe, bashkë me të, edhe pjesa tjetër e funksinarëve të lartë. Sot ishte séanca e parë e Kuvendit  dhe ne duhet të kishim një drejtues grupi. Në këto kushte u gjet një formulë që unë të komandohesha në krye të Grupit edhe për faktin se  kam qenë  deri në seancën e fundit nënkryetar i Grupit”, sqaron Paloka.

Për sa i përket vazhdimësisë  së tij në këtë pozicion Paloka shprehet se : “Së pari do të shikohet nëse statuti i PD-së  do të qëndrojë ky që është, që parashikon që kryetari i Grupit është edhe nënkryetar i partisë. Mund të ketë ndryshime, ka disa ide që qarkullojnë, por mund të rri edhe kështu. Deri në momentin që do të zhvillohen zgjedhjet brenda Këshillit Kombëtar do të jetë një periudhë e caktuar. Nuk e di nëse do të jetë dhjetori, më herët apo më vonë. Por kurdo që të jetë, ne do të kemi krijuar një lloj experience.Do të shohim dhe ecurinë që do të kemi gjatë kësaj periudhe. Jo për të bërë modestin e tepruar, sepse modestia e tepruar është gjithmonë mendjemadhësi, por realisht jo se nuk e ndiej veten të vlerësuar. Ndihem i vlerësuar për këtë zgjedhje dhe e shoh  me përgjegjësi të madhe”.

Për sa i’u përket kundërshtimeve brenda grupit Paloka shprehet për gazetën “Panorama” se,“Vazhdimisht brenda grupit ka  pasur debate. Nuk e shoh si një problem. Besoj që çështja sot u sqarua. Besoj se edhe  zoti Olldashi për problemet që ngriti do të jetë sqaruar. Nuk besoj se ka ndonjë brenda Grupit që do preferojë të bëjë opozitën e opozitës”.

2 komente në “Paloka: Nuk besoj se ka ndonjë brenda grupit që do preferojë të bëjë opozitën e opozitës”

  1. ismeti says:

    a taman pun per pijaneca asht kjo, te jesh sot ne kotecin e saliut do tot o te jesh budalla o te jesh i pir

  2. Vlonjati says:

    Nuk na beri shum pershtypje emerimi juaj si. Krytar grup se me i miri mbas Solol Olldashit ne PD ti ke ngelur .Me qafsh moj sheg perpd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje