INTERVISTA/ Mesazhi i Metës për Berishën: Parlamentarizmi kërkon durim edhe vetëpërmbajtje

12 Shtator 2013, 12:28Politika TEMA

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në detyrën e re, të dhënë për gazetarin Marin Mema të televizionit “Top Channel”, ka folur mbi zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit dhe për mënyrën e drejtimit të këtij institucioni.

 

Z. Meta, çfarë do të ndryshojë në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë? Kemi pasur një drejtim të këtij institucioni nga znj. Topalli, e cila thoshte se do të ishte avokate e opozitës. Në fakt, çfarë do të ndryshoni ju në drejtim me 8-vjeçarin e mëparshëm dhe si do ta mbroni ju opozitën?

Së pari, unë dua të jap vlerësimin tim më të mirë për të gjithë paraardhësit e mi në detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Dihet që vendi ynë në këto 23 vite të tranzicionit dhe të demokracisë është përpjekur të krijojë një traditë sa më demokratike parlamentare, e cila nuk ka qenë e lehtë, dhe natyrisht që bazuar në përpjekjet e tyre më të mira, unë do të shtoj kontributet e mia, në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë vërtet të kuvendojë me urtësi, me përgjegjshmëri për të ardhmen e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë, sepse e ardhmja është e përbashkët, pavarësisht nga dallimet, nga diferencat apo edhe nga interesat e ndryshme të forcave politike që përfaqësohen në këtë Kuvend. Unë nuk do të përpiqem në detyrën kryetarit të Kuvendit as të jem avokati i opozitës dhe as avokati i mazhorancës, por të jem një avokat sa më i drejtë i rregullores, e cila për fat të mirë është miratuar me konsensus vetëm pak muaj më parë nga të gjitha forcat politike dhe do të përpiqem që me një frymë sa më konstruktive të bashkëpunoj ngushtë, pa paragjykime, me të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, në mënyrë që ne të arrijmë përmes përfaqësimit tonë në Parlament të reflektojmë vërtet atë dinjitet dhe shpirt evropian që qytetarët tanë treguan më 23 qershor, duke marrë pjesë në një proces zgjedhor të standardeve vërtet evropiane.

A mendoni se kjo rregullore që ju përmendët ka nevojë për ndryshime apo është mirë ashtu sikurse është aktualisht?

Nuk mund ta them sot me siguri, sepse ndoshta eksperienca nën drejtimin e Kuvendit do të më ndihmojë edhe mua për të vënë re nëse ka nevojë për përmirësime apo jo. Por detyra e parë është kjo rregullore që është miratuar të respektohet në mënyrën më të drejtë, më rigoroze dhe më konstruktive. Natyrisht që nëse koha do të kërkojë përmirësime sigurisht që këto duhen bërë, natyrisht gjithmonë me konsensus dhe në bashkëpunim me të gjitha forcat parlamentare.

Që në votimin e parë arritët “të thyenit” opozitën, morët 91 vota. Si i shikoni këto vota që ju kanë ardhur nga opozita?

Për mua nuk ka qenë shumë e rëndësishme se sa vota do të merrja si Kryetar i Kuvendit. Kam pasur besim të plotë në zgjedhjen time në këtë post për shkak sepse mazhoranca, e cila më ka propozuar mua, ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të funksionuar në mënyrë solide dhe afatgjatë. Sigurisht fakti që u arrit të merreshin më shumë vota se sa është numri aktual i mazhorancës, të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm se më detyron akoma më shumë për një frymë sa më konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në drejtimin e Kuvendit.

Si shikoni këtë opozitë agresive? Menjëherë është braktisur salla. Pra kemi një ndërlikim të situatës ende pa nisur mirë. Cili është komenti juaj?

Unë shpresoj që situata do të vijë drejt normalizimit. Mendoj se kemi të bëjmë me një qeveri të re, kemi të bëjmë edhe me një opozitë të re dhe do të duhet pak kohë për t’i akomoduar gjërat siç duhet. Unë dua të besoj seriozisht se opozita është e interesuar për të kontribuar në integrimin evropian të vendit dhe kjo duhet të na bashkojë të gjithëve në Kuvend dhe jashtë tij. Njëkohësisht dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj. Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje. Sigurisht që ne nuk mund t’i shkrijmë partitë apo qeverinë me opozitën sepse i shohin edhe çështjet nga dy këndvështrime të ndryshme. Duhet të kemi durim për të dëgjuar konsideratat politike të secilit edhe kur nuk na pëlqejnë. Në këtë mënyrë do ta çojmë përpara parlamentarizmin dhe do të uroja që të gjithë të përqendrohen në atë që duhet bërë dhe në atë që duhet bërë më mirë, në mënyrë që ne vërtetë të arrijmë një parlamentarizëm të standardeve më të zhvilluara evropiane siç e meritojnë qytetarët dhe votuesit tanë.

15 komente në “INTERVISTA/ Mesazhi i Metës për Berishën: Parlamentarizmi kërkon durim edhe vetëpërmbajtje”

  1. england says:

    Ky Meta sikur eshte fut n’uje!per dike qe kurre nuk e ka pare me perpara te jep pershtypjen e nje pensionisti 67 years old.

  2. uragan says:

    …ke të drejtë.I duruari i fituari. Bëre durim, dhe fitove pafajësinë nga vjedhjet me bllok në dorë, me zë e me figurë. Mund të ketë të njëjtin fat edhe Saliu. I pafajshëm nga ç’do akuzë e krim. Edhe ai me zë e me figurë i ka fajet. Bile ca edhe me krisma…

  3. Theodor Drajzer says:

    kjo kreature do te na mbushi mendjen se bashke me kilet e teperta ka lene dhe hajnine.

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Sikur ka humbur shendet Meta, pse?

  5. myzeqari says:

    He mo Meta o qelbesira me e madhe e ketij vendi po i ben karshillek Berishes e palo njeri qe je more legen. Duket sikur po te vjene vdekja me duket se je bere si puna e asaj lopes qe ka ngrene tel, ke shkuar ne gop te semes me duket.

  6. elinor says:

    Ky njeri eshte deformimi i surratit te Shqiperise si pasoje e heqjes se kancerit Berishist. Aq i shperfytyruar sa eshte bere ai vend me kete klase politikuajsh perversa qe mendojne dhe veprojne 100% ndryshe nga sa thone, dhe perseri shanset e rikthimit apo kurimit te kancerit jane 50/50. Jozi ishte e urryeshme sa here fliste nga maja e podiumit; ky tjetri eshte i neveritshem sa here e hap gojen dhe vjell nje lume hipokrizie. Shikojeni kur thote qe “ka respekt dhe mirenjohje per te gjithe paraardhesit e tij”. Eshte me ze dhe figure, ashtu sic eshte afera e 7%it apo 700 mije eurove, “respekti dhe mirenjohja” e ketij ‘fat#*$&’ ndaj Jozefines ne parlament kur gati nuk deshi ta shkyente dysh.
    Tamam cope muti!

  7. Ball Cekici says:

    Qe mos te na vije per te vjelle gjate transmetimeve televizive i lutemi kameramaneve qe t’a drejtojne sa me poshte objektivin, nese u duhet te filmojne sallen e parlamentit ne pamje ballore.

  8. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Ilir Meta mund te kete nje semundje, pra dhe vete fotoja dhe video ne top-channel tregon se nuk eshte me shendet te mire. Ndoshta mund ta kete nje semundje teper te rende, por nuk tregon, ndoshta ka vendosur qe te sillet mire me te gjithe para se Metes mund ti ndodh nje gje e papritur. Le te shpresojme qe te mos jete ashtu.

  9. puf lala says:

    asht mesu me fazlliçin e te bijen me ba qa te duan harroje o rrugaqi i tropojes do te trellim ne qoftese te kan mbet nopak o fudullaq bajg TI

  10. Socialist says:

    Epo Meta flet per vetpermbajtje derisa ai i versulej Jozefina Topallit si egersire ne parlament.
    Pastaj… Ilir Meta na quajti neve protestuesit e 21 janarit kokepalare…
    Ja, me kete ka bere koalicion Edi Rama…

  11. unknown says:

    O Hajdut, po ti shkaterrove parlamentin kur ishe ne opozite ne 2006, o katundar Skrapari.

  12. eksperti says:

    ky ka meriten qe i hoqi qafet shpellaret e dragobise me salepin e mallkuar ne krye.

    Kaq mjafton qe te hapni syte o shqiptare.

  13. norton says:

    E KA ZENE KANCERI E ZUNE MALLKIMET E PUPULLIT ATO QE KA VJEDHUR DO JA FUSIM NE VARR ,, PJESEN TJETER AJO KURVA RACE E FELLIQUR

  14. lili says:

    Oh,cfare mire sjelle!…ahah tash qe diabeti po e mundon,e po ka shurton jeten.Aq te pangopur ishit, sa hangret si derra deri sa edhe trupi Juaj po ju thot Böll me…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje