PD ankohet se po persekutohet nga mediat dhe akuzon Ramën se ka vendosur “Kodin e Heshtjes” (VIDEO)

16 Shtator 2013, 16:19Sociale TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur “Kodin e Heshtjes”.

Zëdhënësja e grupit parlamentar, Jorida Tabaku, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se me “Kodin e Etikës” Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka nisur t’i ikë transparencës.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj të thellë për miratimin dhe fillimin e zbatimit të menjëhershëm nga qeveria të të ashtuquajturit “Kod të etikës”, që në fakt është kodi i heshtjes. Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumëfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave.

Aktet flasin. Në ditën e parë të punës qeveria shpalli merakun e saj numër një: si të bunkerizohet dhe si t’u fshihet sa më shumë syve dhe veshëve të publikut, si ta prodhojë vetë imazhin për vete në ofiçinën e saj propagandistike dhe jo nëpërmjet hapjes dhe informimit të drejtpërdrejtë e pa pengesa të publikut.

Pse kështu? Pse gjithë ky nxitim për të dalë nga rrezja e transparencës? Çfarë kanë në mendje të bëjnë që nuk duan t’u merret vesh?

Janë pyetje që i bën sot çdo media e lirë dhe çdo qytetar i përgjegjshëm, pavarësisht se për cilën parti e ka hedhur votën”, ka thënë Tabaku.

Ajo shprehet se ky është kod i propagandës, ndërsa ka thënë se mediat tashmë kanë filluar të persekutojnë opozitën.

“Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një censure shumë të rrezikshme që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik.

Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të reflektohet që tani tek disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike, si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament.

Kështu, një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozitës, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo t’i punojë!

Partia Demokratike nuk ka pasur e nuk ka asnjë iluzion se Rama ndryshe flet e ndryshe vepron. Pasi tërhoqi apo reduktoi në programin qeverisës mbi dhjetë premtime elektorale, duke u afishuar hapur si shumicë e mashtrimeve dhe fjalës së ngrënë, sot firmosën aktin zyrtar që shkallmon transparencën si parim të qeverisjes në demokraci.

Partia Demokratike thekson me forcë se transparenca dhe informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, u shpreh ajo.

18 komente në “PD ankohet se po persekutohet nga mediat dhe akuzon Ramën se ka vendosur “Kodin e Heshtjes” (VIDEO)”

  1. Ina says:

    Moj e nderuar Zonje, nuk e kuptoni qe jeni bere te padurueshem? Shko pispillosu e bilbilos para pasqyres se shtepise tende nese nuk rri dot pa folur. Mjaft moj e gjore se populli nuk do t’jua shohe me syte. Kemi besim tek Edi Rama se siç beri Tiranen do beje gjithe Shqiperine. Ju jeni mesuar vetem per te xhvatur per vete e tallur me njerezit e gjore, por morri fund ajo periudhe kur kendoje si gjeli maje plehit. Hajt, shko qetesohu tani e na ler te qete se njerezit nuk jane budallenj, dine t’a njohin te miren e te keqen…

  2. Qwerty says:

    Pirdh moj pirdh se lirohesh. Ai hoqi ligjin e importit te plehrave qe ju plehrat filluat ti importonit. Ik futi nje te gjate tani.

    1. Jorida Tabaku eshte goc Tirone nga nje familje me emer nen-mesatar nder Tironcit e vertete e te ndershem, sepse osht nje familje qe i ka sherby me spiunllik rregjimit Diktatorial te Enver Hoxhes te PPSH dhe po ashtu dhe rregjimit Neo-Diktatorial te Sali Berishes te PDSH. Prandaj moj goc Tirone e fisit Tabaku, qe ke halle Bien qe e njeh gjithe Rr.Myslym SHYRI se cfare e smure psiqike eshte, kujdes veten tani qe u bone Deputete se do perfundosh si hala jote Bie Tabaku… KUR.. dhe e cmenme. Pra; kemi te bojm me fis Spiunesh dhe te Cmendurish ne Tirone, pranej me kete fis shumica derrmuese e Tironasve te vjeter nuk bohen fare.

      1. Ana says:

        Zotero qe hiqesh sikur i njeh te gjitha e kedo. Familja e saj eshte nder me te ndershmet e me emer ne Tirone. Nga babi tregtaret me te vjeter qe kane pasur te vetmit fabrike sapuni kur ju i biit maces me luge, nga mami familja Turdiu qe kane themeluar universitetin politeknik e profesore matematike te gjithe studiuar jashte kur ju nuk e dinit cfare kishte jashte portes se shtepise.
        Eshte nga me te edukuarat e shkolluar. Turp per ata qe flasin e ofendojne nje femer te nderuar. E kam ndjekur kudo ne media e konferenca kurre nuk ka share por me qetesi e argumente ka thene memdimin e saj.

  3. ERA says:

    Per çfare persekutimi e ke fjalen moj laraske per votat e 23 qershorit!!!Kujtuat se ishit ta paprekshem duke menduar se ai popull ishte injorant dhe i pashkolle ,qeveria akoma nuk ka filluar punen ndersa juve nxirni helm nga goja duke share dhe akuzuar.Ne qofte se mendoni te beni rremuje ne emer te (popullit) bejeni,por mos harroni se asnje nuk ju vjen pas,perveç nje tufe malokesh bythlepires qe juve i keni mbajtur mbrapa duke i majmur me parate e vjedhura te atij populli.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Kush e ka bere deputete kete injorante !
    Banka e Shqiperise ka qe me 2003,qe ka kodin e etikes.

    KODI I ETIKES
    I
    BANKES SE SHQIPERISE
    (Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.46, date 25.06.2003)

  5. nejse says:

    ua pse keshtu eshte moj Tabaku? shyqyre q ejeni ju qe na mbroni dhe na hpani syte.sh faleminderit se na lajmeruat per dicka katastrofike.(Ke mare leje nga doktori qe te pjerdhesh? )

  6. Komi says:

    JO VETEM POPULLI POR EDHE MEDIAT NUK DUAN TE DEGJOJN PERRALLAT TUAJA MONSTRUOZE. QERROHUNI E MOS TU A SHOHIM BOJEN SE NA QORRUAT SYTE KAQ VJET

  7. SHEME SHAPKA2 says:

    Premtimin per mos lejimin e plehrave e mbajti….prisni per te tjerat.

  8. titi says:

    nuk kane turp nga vetja mos aman. ne vend qe te punojne te permiresojne kredencialet me popullin qe i cnderoje duke bere nje opozite konstruktive vazhdojne ende perbaltjen. po ikur shpellari nga kreu i PD ajo parti ka marr fund.

  9. ILIRET says:

    Po pse ju si e benit mbledhjen e qeverise moj cupke. Fliste nje ore SRB-i, ku na tregonte ne se e kishim pjaten plote, pavaresisht se ne ishim te semure nga syte dhe na dukej bosh.
    Pastaj, a nuk i nxirrnit jashte gazetaret?
    Shume mire ben Rama. Hic nuk duam ta shohim duke mbajtur fjalime qe te na tregoj se tani edhe pak dhe ja kalojme dhe Gjermanise…sic bente SRB-i…

  10. Sefedin Aga. says:

    o ju bolet e pd qe po shkaterroni ate qe nuk e shkaterroi dot dhe enver hoxha ne 50 vite , mendimin djathtas . Eshte ne te miren tuaj qe nqs doni me te vertete shtet dhe ligj rrini urte e mos flisni ca kohe , mbani shenim se cfare do te ndodhe , nqs do plaset brenda ndonje nga ju qe ka bere zullume hak do e kete sdo jete hakmarrje si po doni ta shpalosni , e mbi te gjitha te pakten dilini para pasqyres tuaj e spo them te peshtyni veten , po te pakten thoni gabuam dhe e pesuam .

  11. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    N.Q.SE JENI MERAKOSUR PER PLEHRAT I THONI EDI RAMES TE URDHEROJE TE SHKARKOHEN NE AMBJENTET KU JU DHE (PENICILINA ) JETONI ,,,,,POPULLI U SEMUR NGA JU LAVIRET E BULEVARDIT

  12. Daniel says:

    Perse ne 8 vite ,asnjehere nuk beret trasparence.ndersa tani ende pa filluar e kerkoni?!?!?!

  13. shkodrani prej puket says:

    Ti je motra e pare e ime thuthuqe.Une jam e treta dhe une qe sfolla do me madhe budhi.Yt laraske bishtgjate.

  14. liri a vdekje says:

    E KUPTOJME QE SALIU I GRAVE NUK RRI DOT ME KET KOD PO SKEMI CFAR TI BEJM TE MUNDOHET TE RRI ME SHUME NGA BLLOKU PER THASHETHEME SE AT ZONE E KA DHE PER ZEMER: varktari sb

  15. Jorida farfalla says:

    Jori,
    mos bej keshtu me cupke. Media nuk po iu persekuton, ju nuk keni me asgje per te thene, se c’patet i bete. Ja psh… keto 3 muajt e fundit plackitet c’kish mbetur, 8 vite dhunuat gjithe shqiptaret te quanin Derrin – Daje. Tani duhet te largoheni nga ekranet… Hajde , merruni me plane konkrete rehabilitime dhe pastrimi, jeni te gjithe per c’intoksikim. Ju ka hyre doktori ne gjak e jeni helmuar. Vetem villni, vrer’. Populli nuk eshte idiot, sic pretendoni ju qe u kujtuat tashme se qenkemi edhe ne. Cudi e madhe se para 23 qershorit s’ekzistonte gje tjeter vec mendjemadhesise dhe karfosjes suaj. Keshtu pra. Shume te urrryera gravina te Pd dhe megjithe ata bythe komca feshkuj qe keni ne parti me ne krye Lulin e vocerr. Ikni qihuni se n’a hapet karin … Ti Jori bashke me bregun, vokshin, dumen, dhe xhozin keni leke mjaftueshem tani per te ngrene ndonje kar te bollshem se iu shpif me ata kara te thare pd-ist. Kryebundra e baxhella qofshi gjithmone duke vuajtur!!!

  16. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Zonje zgjohu ka ikur koha qe mediat po te flisnin keqe per pd te conte policine tatimore ai qoftelargu sot shpresoj te ken ndryshuar gjerat dhe nga te qarat e tua u duka se medja e paska fituar lirine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje