INTERVISTA/ Rama: 21 Janari është një peng i madh, që më nxit për një qeverisje të drejtë

19 Shtator 2013, 22:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama flet për Sokol Ballën në emisionin Top-Story

S.Balla: Zoti Rama, më në fund, kryeministër, apo jo. Dhe urime për detyrën.

Kryeministri Edi Rama: Mirëserdhët dhe ju falënderoj shumë. 

S.Balla: Shoh që zgjodhët një vend simbolik të zyrës së kryeministrit, pikërisht dritaren. Besoj duhet të keni kujtime nga kjo dritare, gjatë protestave.

Kryeministri Edi Rama: Më mirë hajde ulemi dhe t’i lëmë kujtimet. 

S.Balla: Në fakt desha të pyesja për 21 janarin, sa jemi këtu. E di që intervistat zakonisht të tilla duhet të nisnin ndryshe, por është një peng i madh 21 janari, besoj.

Kryeministri Edi Rama: Është një peng shumë i madh dhe është një arsye shumë e fortë për të mos përsëritur të gjitha ato që i shtynë njerëzit që të vijnë nëpër protesta dhe nga ana tjetër është edhe një arsye shumë e fortë për ta kthyer këtë mandat në mandatin e një qeverisjeje të drejtë. 

S.Balla: Vazhdojmë atëherë. Më thoni sa peshon ajo karrige ku jeni ulur.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është çështje karrigeje, është çështje e një përgjegjësie shumë të madhe, sepse e kam thënë edhe herë tjetër, në qoftë se do të kishte qenë një fitore nga ato, le të themi, të zakonshmet, edhe pse e zakonshme s’mund të ishte, sepse ishte një periudhë e gjatë kohe që ne luftuam për këtë fitore, barra do të ndjehej më pak, ndoshta dhe ajo ndjesia e brendshme do të ishte më e fortë në drejtim të entuziazmit dhe jo kaq e fortë në drejtim të përgjegjësisë, besoj. Kurse kjo fitore plebishitare, ky mandat kaq i fortë është shprehje e një nevoje shumë të madhe të njerëzve për një transformim rrënjësor, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë në këtë karrige. 

S.Balla: Megjithatë le të themi ky moment, jemi në orët e pasdites së ditës së diel, kur ju keni rreth një orë që jeni larguar nga Presidenca, është sigurisht një moment i rëndësishëm edhe personal, është një kulmim i një karrierë politike. Ju e keni nisur shumë herët për ta ndërprerë dhe për ta rinisur sërish pas vitit 1998, kur ju u caktuat ministër i Kulturës. Pra, projekti juaj politik është më i hershëm se kaq.

Kryeministri Edi Rama: Patjetër që është një arritje, nuk diskutohet dhe është një arsye për të qenë krenar që njerëzit besojnë në këtë detyrë, e cila, besoj, është nga detyrat më të mëdha që një njeri mund të ketë në vendin e vet, por, edhe një herë tjetër, mënyra sesi gjërat kanë shkuar në këtë vend dhe mënyra sesi njerëzit reaguan ndaj gjërave që shkuan në drejtim të gabuar në këtë vend më bën shumë të vetëdijshëm që njerëzit nuk kanë votuar thjesht për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, nuk kanë votuar për njeriun që do të ulej në këtë karrige, por kanë votuar për një ndryshim rrënjësor të vendit, duke filluar nga modeli qeverisës. Në këtë kuptim, karrigia është që të ulem unë, kurse pushteti padyshim duhet të jetë i njerëzve që më sollën mua këtu, përndryshe, koha kalon shumë shpejt dhe gjërat kthehen aty ku ishin. 

S.Balla: Zoti Rama, besoj do t’ju pyes për të gjitha këto, pasi këto qenë edhe disa nga mesazhet që ju thatë në atë fjalë, deri diku spontane, që mbajtët para njerëzve, para se të hynit në kryeministri. Megjithatë do të doja t’ju pyesja për përjetimin tuaj personal. Realisht çfarë ndjetë kur u futët, përtej, të themi, atij zhargoni politik, unë e kuptoj përgjegjësia e votës etj. etj., për të cilat do të flasim. Por çfarë ndjen një person, kur vjen në majë të pushtetit, por, natyrisht, duke ardhur edhe në një mënyrë të caktuar, siç erdhët ju, pasi ka qenë një rrugë jo e lehtë.

Kryeministri Edi Rama: Është një ndjesi peshe mbi supe dhe një lloj jo boshllëku, por një lloj ndjesie paralele e një zbrazëtie që lidhet me kujtesën e menjëhershme si në një film me flashback të sa shumë vështirësive, sa shumë problemeve, sa shumë plagëve, sa shumë padrejtësive, halleve e me radhë janë mbrapa këtij vendimi të njerëzve për të bërë këtë ndryshim. Në fund të fundit, ajo që ndodh në skenë është ajo që shohim, por kush e vë në skenë është një popull i tërë që fatkeqësisht bëhet i padukshëm mbasi projektorët janë mbi skenën, por në fakt është arsyeja pse ne të gjithë jemi në skenë. Nga ana tjetër, ma bëri më të lehtë gjithë këtë kapërcim, se është edhe si një kapërcim, nuk është futja nga një palë shkallë në një godinë, por është një kapërcim periudhash të jetës… 

S.Balla: Epokal.

Kryeministri Edi Rama: Edhe periudhash që lidhen me jetën e një vendi, ma bëri më të lehtë takimi me zonjën që ka qenë edhe në kohën kur unë kam hyrë në këtë godinë si ministër i Kulturës dhe që shërbente me shumë dashuri për të gjithë, në barin e kryeministrisë.

S.Balla: Dhe, në fakt, shembulli i kësaj zonje, që unë besoj e shpresoj që ju do ta mbani në punë, ngre një pyetje të fortë. Natyrisht, shumë veta bien dakord që me administratën publike në këtë vend, në këto tetë vite janë bërë edhe gabime dhe këtu po e fus në vlerë absolute, pasi mendimet janë shumë më kritike. Por tek ajo pjesë e shqiptarëve, që i përket gjeneratës të cilën ju pretendoni me këtë program, me këtë fitore e me këtë qeveri ta përfaqësoni, është gjithmonë ajo mungesa e trashëgimisë shtetërore, pra, këtu gjithkush kur vjen, e nis nga zero dhe këto akuza nuk munguan edhe ndaj jush nga deputetët e opozitës në Kuvend. Unë e kuptoj ndryshimin, por deri tani, zoti Rama, përveç fjalimit në Prishtinë, kur ju në një farë mënyrë vlerësuat rolin e ish kryeministrit Berisha përsa i përket lobimit për TAP-in, nuk ju kam dëgjuar të thoni që nga kjo mazhorancë, tani që mbaroi propaganda elektorale, tani që jeni në këtë zyrë, çfarë realisht trashëgoni diçka pozitive që ju do ta ruani? 

Kryeministri Edi Rama: Unë them që ka një, le të themi, tërësi hapash, të përkthyera në legjislacion, që janë hedhur në funksion të integrimit në Bashkimin Europian dhe që sigurisht kanë pjesën e meritës së opozitës së deridjeshme, që ka bërë të vetën kur është thirrur për të bërë të vetën për ligjet me 3/5, por kanë edhe një masë të konsiderueshme kontributi të qeverisë së djeshme dhe opozitës së sotme. Problemi i Shqipërisë nuk është legjislacioni, problemi i Shqipërisë nuk është sa vandakë me ligje kemi në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë, por problemi është sa ligjshmëri kemi në rrugë, sa ligjshmëri kemi në marrëdhëniet e njerëzve me institucionet, sa ligjshmëri kemi në mënyrën sesi administrata ju shërben njerëzve e me radhë. Dhe në këtë aspekt, unë, me keqardhje e them, por shoh regres, nuk shoh progres. 

S. Balla: Zoti Rama, le t’i rikthehemi pikërisht ashtu si ju e nisët punën si kryeministër e si qeveri e re. Këtë të diel, ju miratuat tre vendimet e para. Mund të na thoni diçka më tepër për këto tre vendime, sepse, kur flitet për vazhdimësi të shtetit, ju bëtë në fakt një gjë që do të duket si një goditje, hoqët me vendim qeverie fotografinë e presidentit Nishani.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka lidhje me këtë. Unë e kam thënë dhe e përsëris, me presidentin e Republikës do të bëj gjithçka është në dorën time, që të ndërtojmë një marrëdhënie shembullore për nga mënyra sesi dy përfaqësues të lartë të dy institucioneve kaq të rëndësishme mund të bashkëpunojnë në respekt të Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve e të ligjit, pavarësisht se vijnë nga parti të ndryshme. Kjo ka lidhje me një histori shumë të stërzgjatur e qesharake të gjithë kësaj periudhe, kur asnjëherë një fotografi e presidentit të Republikës nuk ka gjetur paqe mbi mure, sepse gjithmonë është bërë objekt i kontestit të palëve për beteja të verbra brenda vetes, apo për inerci betejash me të tjerët. Nga ana tjetër besoj që ky vend ka nevojë për një rilindje morale dhe kjo rilindje morale duhet jo vetëm të përfshijë, por duhet të jetë pjesë e dijes qeverisëse. Megjithëse simbolet kanë një peshë relative, pesha e tyre nganjëherë është shumë e rëndësishme në momente të caktuara dhe Ismail Qemali besoj është një figurë e gjithpranuar dhe është një simbol që rrezaton shumëçka në funksion të një rilindjeje morale të qeverisjes edhe në rrugën për të gjetur pika të përbashkëta referimi me të gjithë. 

S.Balla: Zoti kryeministër, ju patët pas fotografisë kolektive me ministrat, një bisedë të shkurtër kokë më kokë me kreun e shtetit, me zotin Nishani. Mund të na thoni diçka më tepër, çfarë biseduat me të? 

Kryeministri Edi Rama: Sipas protokollit, në këtë ceremoni, pasi bëhet betimi, presidenti tërhiqet me kryeministrin për një kohë të shkurtër dhe këmbejnë, le të themi, disa opinione të para dhe këto opinione ishin në vazhdën e atyre opinioneve që unë i kam këmbyer edhe më parë me presidentin, për një bashkëpunim institucional dhe për një marrëdhënie që të tejkalojë të shkuarën në funksion të të ardhmes, duke respektuar Kushtetutën, duke luajtur secili rolin e vet, i patrazuar nga tjetri, siç ka ndodhur fatkeqësisht rëndom në gjithë këto vite dhe duke dhënë një shembull bashkëpunimi për qytetarët. 

S.Balla: A duhet të ndjehet presidenti Nishani i rrezikuar potencialisht nga një impeachment, nga një shkarkim?

Kryeministri Edi Rama: Presidenti Nishani nuk ka asnjë arsye të ndjehet i rrezikuar nga asgjë, por i ka të gjitha arsyet që të jetë gardian i Kushtetutës, ashtu sikundër Kushtetua e kërkon. Nga ana tjetër, mund t’ju siguroj që, për sa më takon, epoka e municioneve që mblidheshin në këtë zyrë dhe pastaj mbushnin topat apo armët e luftës politike, për t’u nisur të shtënat drejt presidencës, ka mbaruar. Në të gjitha rastet, ju nuk do të dëgjoni që unë si kryeministër të sulmoj publikisht presidentin. Sigurisht që mund të ketë momente mosdakortësie, por, gjithmonë, në rast se do të shprehen, edhe pse do të bëj çmos që këto as të mos shprehen, por t’i shprehen presidentit në rrugë konfidenciale, nuk do të kenë lidhje fare me çfarë na kanë parë sytë e dëgjuar veshët deri pak kohë më parë.

S.Balla: Zoti kryeministër, jua bëjë këtë pyetje, pasi ditët e parë të legjislaturës së re sigurisht prodhuan edhe lajm përsa i përket numrit të votave që ka mazhoranca juaj, e drejtuar nga ju dhe zoti Meta dhe kjo u vërejt në votimin për kryetarin e ri të Kuvendit, i cili mori 91 vota, dy më pak sesa 3/5 që nevojiten për një shkarkim potencial të presidentit të Republikës. Ju thoni që nuk do ta sulmoni presidentin Nishani dhe ai nuk ka asnjë arsye, përsa kohë është gardian i Kushtetutës, të ndjehet i rrezikuar nga çdo lloj kërcënimi nga kjo supermazhorancë politike e krijuar në Kuvend. Por a jeni i sigurt që edhe zoti Meta mendon kështu?

Kryeministri Edi Rama: Jam absolutisht i sigurt sepse ne kemi biseduar edhe për këtë temë. Në rolin e kryetarit të Kuvendit, zoti Meta dëshiron të lërë gjurmë duke ndryshuar një vazhdë që kulturalisht është e papranueshme për një vend evropian dhe demokratik dhe pjesë e këtij ndryshimi është edhe raporti i kryetarit të Kuvendit me presidentin e Republikës, sepse përsëri, çnuk na kanë parë sytë e çnuk na kanë dëgjuar veshët, për fat të keq.

S.Balla: Në fakt, qoftë edhe për mënyrën si shkuan zgjedhjet, për rezultatin e thellë, qoftë edhe për krijimin e një kulture të re demokratike në vend, bashkëjetesa apo koabitacioni, meqenëse ju jeni simpatizant i kulturës franceze, besoj se është një gjë e mirë për vendin. Pra, ne kemi një kryetar Kuvendi të një partie, kryeministrin të një partie tjetër dhe opozita e cila ka një ish përfaqësuesin e saj në krye të presidencës. Dhe kjo duket sikur direkt sjell një klimë të re, e cila u vu re edhe në ditët e parë të Kuvendit dhe besoj se edhe ju e vlerësuat rolin e zotit Meta si një moderator i një stili tjetër, që po fut një kulturë të re, të paktën deri tani. Megjithëse, për shembull, ka pasur shumë reagime kryesisht në rrjetet sociale, kanë qenë simpatizantë të krahut tuaj, të krahut të majtë, të cilët ngrinin një shqetësim të drejtë e thoshin se përse kjo mazhorancë e re e nisi jetën parlamentare duke shkelur rregullin. Latë një deputet të opozitës të fliste pa limit.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni kryetarit të Kuvendit, por, nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit e deklaroi që për këtë kishte marrë konsensusin e kryetarit të grupit tonë parlamentar dhe në atë sallë eksperienca e kryetarit të grupit socialist është shumë më e besueshme si pikë referimi, sesa opinioni im.

S.Balla: E futur në vlerë absolute, ky shqetësim mund të përkthehet në një pyetje tjetër. Kemi dëgjuar gjithmonë nga ish kryetari i mazhorancës së djeshme, më besoni, mua, unë, do të respektoj opozitën, do t’i jap këtë apo atë. Kjo mazhorancë që do të keni tani është shumë e madhe dhe duket për momentin shumë e fortë, megjithëse zoti Blushi i dha krisjet e para dhe jemi prapë në të njëjtën situatë. Pra, ne duhet t’ju besojmë juve apo zotit Meta që do të respektoni apo nuk do të respektoni ligjin, siç e gjykoni ju të arsyeshme. Në rastin e zotit Berisha besoj qe një vendim i arsyeshëm dhe i kuptueshëm për opinionin e gjerë publik, por përse opinioni publik duhet t’ju besojë juve dhe arsyes tuaj, kur në fund të fundit jeni këtu i votuar nga një milionë shqiptarë, edhe për shkak se duhet një kulturë e re e zbatimit të rregullave e ligjit dhe ku kemi ne garanci që kjo nuk do të ndodhë në një rast tjetër nesër apo pasnesër?

Kryeministri Edi Rama: Ndoshta gjashtë muaj më vonë, kur ne të bëjmë një bashkëbisedim tjetër, mund të bëhet kjo pyetje, sepse mund të kenë lindur dyshime, që unë shpresoj jo, kurse sot jemi në kushtet kur opinioni publik e ka marrë vendimin e tij dhe na ka besuar si dy parti, por si një forcë, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe ne jemi shumë të vendosur që të qeverisim qoftë Kuvendin, qoftë Shqipërinë përmes qeverisë si një forcë me dy parti që janë komplementare me njëra-tjetrën, sigurisht me dy liderë që janë liderët e këtyre dy partive, duke qenë të vetëdijshëm se mandatin e kemi përveç të tjerave, për të mos e shpërdorur me gabime të përsëritura. Neve, besoj, nuk na kërkohet të mos bëjmë gabime, na kërkohet të mos përsërisim gabimet e të shkuarës, qoftë në raport me keqqeverisjen që shqiptarët i dhanë fund me një milionë shuplaka në 23 qershor, qoftë edhe në raport me qeverisjen e të majtës në të shkuarën.

S.Balla: Zoti Rama, ndjesë që po këmbëngul tek kjo pikë, po ç’mund t’ju pyes në ditën e parë të qeverisë, përpos dy vendimeve të tjera që do t’ju pyes pak më vonë. Raportet me opozitën e sotme janë të rëndësishme, sepse njerëzit kërkojnë një klimë të re politike në vend dhe sigurisht, sinjalet e para u dhanë në parlament, me disa kompromise që iu bënë opozitës. Por një nga arsyet pse përfaqësues të opozitës duken pak të stresuar, por edhe pikëpyetja që e ka edhe një pjesë e opinionit publik, a do të ketë revansh të mazhorancës së re ndaj mazhorancës së djeshme?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi vetëm një revansh, revanshin me të shkuarën si traditë e konfliktit, traditë e dhunës verbale që shtrihet tek personalja, tek fisi e tek fara, traditës së një jete politike që është vërtet jetë e ulët në sallën e parlamentit, ku në vend që të ballafaqohen vizione, programe e këndvështrime, që normalisht janë të ndryshme e lavdi Zotit që janë të ndryshme, kacafyten persona. Ky është revanshi që ne kemi. Revansh me çka duhet të ndryshojë dhe në emër të asaj që do të ndryshojë.

S.Balla: Zoti Rama ka një debat që ka lindur pak javë më parë. Një nga vendimet e fundit të qeverisë, i dekretuar nga presidenti i Republikës në cilësinë edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për kalimin e një ndërtese, të administruar nga ushtria shqiptare, si seli e re e Partisë Demokratike. Si gazetar ju them realisht se Partia Demokratike kishte nevojë për një seli të re, sidomos tani që aktiviteti i tyre është vetëm opozitar, sigurisht ka nevojë për më shumë hapësira. Sigurisht ka një debat për mënyrën si u kalua. Ajo që njerëzve u intereson është cili do të jetë qëndrimi apo aksioni. A do të ndërmerrni ju ndonjë aksion të mirëfilltë, për të zhvleftësuar këtë vendim, apo do ta pranoni si një gabim e në emër të një klime të re politike do vazhdoni përpara.

Kryeministri Edi Rama: Një gjë tjetër që do të ndryshojë është natyra e qeverisjes dhe metoda e qeverisjes së kryeministrit. Unë nuk do të anonçoj vendime që anëtarët e qeverisë do t’i marrin vesh bashkë me televizorin dhe nuk do të deklaroj më parë çka do të bëhet, pa rakorduar së bashku brenda përbrenda Aleancës për Shqipërinë Europiane, jo thjesht midis meje e kryetarit të Kuvendit që është njëkohësisht edhe partneri strategjik në koalicion, por brenda përfaqësuesve të rëndësishëm të kësaj shumice që nuk janë vetëm ministrat, por janë edhe kryetarët e grupeve, janë edhe deputetët me përvojë. Kështu që ne do të ecim me një metodologji krejt tjetër.

S.Balla: Dakord, por ju pyeta për një gjë konkrete.

Kryeministri Edi Rama: Dhe përgjigja ime është kur ta diskutojmë dhe të vendosim do të themi se çfarë kemi vendosur. Ndërkohë që bashkë me të gjithë kolegët ministra kemi vendosur qoftë vendimin për të cilin folëm, qoftë vendimin për të kaluar në qeveri Kodin Ministror.

S.Balla: Të rrimë tek Kodi Ministror. Çfarë do të thotë, se tek shumë është interpretuar si mënyrë censurimi që ju do t’u bëni ministrave?

Kryeministri Edi Rama: Kodi Etik Ministror është praktikisht dokument i miratuar bashkërisht, i një praktike të mirë që ne e kemi huazuar si praktikë, pavarësisht se e kemi modifikuar në funksion të kontekstit tonë, nga qeveria britanike dhe e kanë edhe qeveri të tjera, që do të thotë se është një angazhim për një sërë elementesh që kanë të bëjnë me ndërveprimin dhe me etikën e qeverisjes. Do të jetë publik që nesër.

S.Balla: Vendimi i tretë?

Kryeministri Edi Rama: Vendimi i tretë është anulimi i ndërhyrjeve në ligj që kanë mundësuar futjen e plehrave nga jashtë në Shqipëri. Pra, Shqipëria nuk do të importojë më plehra nga jashtë. Ky është një angazhim solemn që e kemi marrë përpara popullit dhe na u duk shumë e rëndësishme që ta vendosim në vend këtë zotim qysh në ditën e parë.

S.Balla: Në kuadrin e transparencës e keni konsultuar këtë pikërisht me palën që e ka kontestuar atë, shoqërinë civile?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi bërë atë që shoqëria civile ka kërkuar. Kështu që besoj në këtë pikë nuk kemi pasur nevojë të konsultohemi.

S.Balla: Pra, në një farë mënyrë, referendumi i dhjetorit është tashmë jashtë…

Kryeministri Edi Rama: Të gjithë ata që kanë firmosur për referendumin e dhjetorit kanë marrë atë që kanë kërkuar, anulimin e importit të plehrave në Shqipëri.

Sokol Balla – Zoti Rama, të qendrojmë pak tek situata politike në gjirin e mazhorancës së re. Kemi një kryetar Kuvendi të votuar me 91 vota, dhe një Kryeministër të votuar me 82. Ju duket pak anormale kjo?

Kryeministri Edi Rama – Jo absolutisht jo. Kryetari i Kuvendit ka një rol krejtësisht të ndryshëm dhe ka dhënë provën që mund të jetë një kryetar Kuvendi i votuar përtej shumicës qeverisëse, ndërkohë që shumica qeverisëse nuk ka ç’kërkon përtej vetes përvecse në rastet kur bëhet fjalë për ligje të shtetndërtimit apo integrimit që janë pjesë e programeve të të gjitha partive, të paktën në letër. Kur vjen puna tek miratimi i përbërjes dhe programi qeverisës, mazhoranca nuk ka cfarë kërkon, ndaj unë këtë e thashë që në ditën e parë që nuk do ta provokoj opozitën duke thënë votoni programin. Kjo nuk ndodh. Opozita s’është aty që të votojë programin, por është aty që të rezistojë për të nxjerrë në pah se cfarë nuk shkon, sipas saj, në programin tonë.

Sokol Balla – Megjithatë pashë fjalë mikluese nga ju ndaj disa deputetëve të opozitës, sidomos drejtuar atyre që qendruan në sallë pas largimit të Berishës që…

Kryeministri Edi Rama – Normal por është një miklim jo për t’i bërë pjesë të qeverisë. Është një adresim në funksion të një sërë cështjesh që janë të përbashkëta. Partia që mbron të drejtat e çamëve, në funksion të të shkuarës, mund të ejtë në opozitë me ne, por ne jemi qeveria e parë që e kemi në program çështjen çame, sigurisht me pak fjalë, por në thelb me një qendrim të qartë dhe koherent karshi publikut çka do të thotë se ata kanë vendosur të qendrojnë aty sot, ne e respektojmë këtë gjë,  por ama ka shumë arsye pse ne mund të bashkëpunojmë. Po kështu partitë e tjera, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike. Zoti Shehi që unë iu drejtova mbajti një fjalim që në shumicën dërrmuese të tij më gjente tërësisht dakort. Reformën territoriale, cështjen e pronës, domosdoshmërinë që ne të shkojmë përtej axhendës së të përditëshmes, një domosdoshmëri që i ka ardhur koha me kohë, por nuk është zbatuar sepse nuk është gjetur arsyeja për të bashkëpunuar.

Sokol Balla – Qendrojmë tek mazhoranca. Ju mungoi vota e Dules, a e dini arsye përse?

Kryeministri Edi Rama – Më kërkoi shumë ndjesë. Kishte një udhëtim të domosdoshëm për një takim të planifikuar më parë që nuk e kthente dot dhe kjo ndodhi sepse u shty procesi i parashikimeve të orarave dhe në fund të fundit s’kishte problem.

Sokol Balla – Ju thoni që nuk do t’i ftoni, por do t’i mirëprisni deputetë të tjerë nëse vijnë në gjirin  e mazhorancës tuaj?

Kryeministri Edi Rama – Ne nuk do të bëjmë gjueti deputetësh. Kemi një shumicë të mjaftueshme për të bërë gjithcka që shqiptarët kanë patur në mend kur na kanë dhënë votën. Natyrisht që do të hapim kanale komunikimi me të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një procesi reformash të mëdha dhe besoj që do t’i gjejmë konsensuset e mëdha për këto reforma.

Sokol Balla – Pyetja që shtrojnë armiqtë tuaj politikë është a do të rezistojë dot raporti Rama-Meta?

Kryeministri Edi Rama – Njerëzit shkojnë përpara altarit betohen për dashuri të përjetëshme edhe përtej jetës në tokë dhe pastaj gjenden përballë në një gjyq divorci ndërkohë që kur vjen puna tek politika, besoj se dy aleatë që janë divorcuar njëherë, kur ribashkohen, nuk ribashkohen për t’u divorcuar për të dytën herë sepse mos harrojmë që edhe koha bën të veten. Ne tanimë kemi në lëkurë shumë nga vrragat e një jetë politike jo të lehtë dhe besoj që kemi nxjerrë mësime të cmuara për të qenë në lartësinë e kërkesës së njerëzve ndaj nesh. Besoj.

Sokol Balla – Zoti Rama vendimi juaj i mbështetur edhe nga zoti Meta për ndarjen e mandatit të ministrit nga ai i deputetit, solli një kabinet ndryshe, të ri, shumë të paprovuar në qeveri, por ama solli edhe një pasojë tjetër ku të gjithë ata që quhen garda e vjetër e PS, që shumë prej tyre nuk janë as të vjetër në moshë, shumë prej tyre janë edhe më të rinj se ju, por janë ndoshta pak më të vjetër në eksperiancat e tyre qeverisëse me të majtën, ngelën jashtë këtij kabineti. Mendoni që kjo ju krijon një problem, jo me koalicionin, pasi ai i ka votat e nevojshme për të përballuar cdo krisje, por në gjirin e partisë tuaj.

Kryeministri Edi Rama – Jemi angazhuar për një ndryshim strukturor dhe pjesëve të ndryshimit kulturor, politik flas, shpresoj të jetë kulturor edhe në tërësi, është ndarja e mandateve në funksion të një ekzekutivi që është 24 orë në punë për të bërë ekzekutivin, të një figure ministri që nuk është vazhdim i figurës që njohëm në këto vite keqqeverisjeje. Nuk ka alibi, nuk ka imunitet politik që i buron nga mandati i deputetit dhe nuk ka ku e nxjerr tjetër bukën e përditëshme të suksesit përvecse me suksesin e rezultatit. Kjo nuk do të thotë aspak që është ulur pesha e grupit parlamentar, përkundrazi grupi ka marrë një peshë më të madhe. Do të ketë më shumë tension mes qeverisë dhe grupit, por kjo është një gjë e mirë për të dyja palët. Kemi qenë të vetëdijshëm për këtë kur kemi marrë këtë rrugë, ashtu sikundër nuk diskutohet se do të vazhdojmë përpara në konsolidimin e kulturës së bashkëveprimit, koordinimit dhe të respektimit të vendimmarrjes sepse përndryshe gjërat nuk funksionojnë ashtu sic duhet.

Sokol Balla – Megjithatë shkëndijat e para u vunë re në fjalimin e zotit Ben Blushi…

Kryeministri Edi Rama – Unë nuk e gjykoj …

Sokol Balla – vini pas një periudhe jo të lehtë, sidomos pas zgjedhjeve të 2009-ës, pajtimi ibujshëm dhe i heshtur para kongresit të 2011 ku blushi u rikonfirmua anëtar i kryesisë, një nga personat që gjatë fushatës ishte krah jush dhe befas është jashtë qeverisë. A është e vërtetë zoti Rama që ka patur jo një vendim, por një mendim për të lënë jashtë kabinetit të gjithë ata që kanë punuar me Fatos Nanon?

Kryeministri Edi Rama – Nuk do ta shihja dot në mënyrë ka simpliste, ashtu sikundër nuk shoh shkëndija përtej natyrës dhe profilit të Ben Blushit. Ben Blushi është ai dhe pa ato do të ishte dikusht tjetër. Ajo që shoh është një shumicë e re që duhet të jetë në lartësinë e mandatit që ka marrë dhe qeveria që unë kam kompozuar në bashkëpunim me aleatin tonë strategjik është një qeveri e kompozuar si një skuadër për t’iu përgjigjur pritshmërisë së parë të publikut dhe fakti që pritshmëria nuk u zhgënjye, por u rrit kur u paraqit skuadra qeverisëse, është prova më e mirë.

Sokol Balla – Në fillim të bisedës më kujtuat takimin me zonjën që ju përgatiste kafetë në kohën kur ishit Ministër i Kulturës në kohën e qeverisë Nano dhe në mos gaboj edhe në atë Majko. Një bashkëpunëtor i juaji më kujtoi kohën kur ju keni qenë kryetar bashkie dhe kur zoti Nano ju linte, ndoshta dhe qëllimisht, ndoshta edhe jo, që të prisnit gjatë para kësaj zyre. Cfarë ndjesie keni sot ndaj zotit Nano që besoj duhet të jetë gëzuar si personi që ju dha mundësinë që sot kulmon në këtë mënyrë, por nga ana tjetër edhe shumë histori të tjera?

Kryeministri Edi Rama – Nuk është këtu, nuk na dëgjon, por e vërteta është që nuk më ka lënë asnjëherë të pres gjatë në atë kohë. Kemi patur një marrëdhënie shumë të mirë që buronte nga një marrëdhënie e krijuar jashtë oborrit të PS dhe nga një këndvështrim për njëri-tjetrin në distancë. Kur u njohëm nga pranë pastaj u bë e pamundur që të kishim të njëjtin raport, ai për arsyet e tij dhe unë për të miat. Unë të miat i kam thënë dhe përtej tyre nuk kam asgjë tjetër. Kam keqardhje për anën njerëzore dhe gjithmonë kam menduar që si ka mundësi që një person me aq shumë histori në politikë, të mos e vendosë vetë daljen. Por nga ana tjetër është një cështje që…

Sokol Balla – I jeni mirënjohës atij, qoftë edhe minimalisht, që jeni ulur sot në këtë karrike?

Kryeministri Edi Rama – Unë kam një këndvështrim disi ndryshe për këtë temën e mirënjohjes kur vjen puna tek politika. Unë nuk mendoj, të themi që Sajmir Tahiri duhet të më jetë mua mirënjohës në formën që asnjëherë që të mos i shkojë mendja të mendojë ndryshe nga unë, apo edhe të dalë kundër meje nëse arsyet pse ai ka ardhur të punojë me mua dhe pse ne kemi një raport pune kaq të mirë, e përmend atë sepse ai ka qenë i pari që ka ardhur me mua nga jashtë në PS, sepse besoj që sa do të jetë ai mirënjohës ndaj meje, duhet t’i jem edhe unë mirënjohës atij që ai pranoi të punojë me mua. Unë kështu e shoh. Nuk shoh një mundësi në këtë fushë për ta trajtuar mirënjohjen në këtë fushë si një mirënjohje ndaj një bamirësi apo ndaj dikujt që të ka hapur derën e jetës, ndërkohë që besoj që në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë ne jemi zëdhënës të një besimi që nuk e përcaktojmë ne në sytë e të tjerëve.

Sokol Balla – Ju vetë pohoni që shumica dërrmuese e ministrave të rinj janë njerëz që i përkasin erës tuaj dhe normalisht cdokush punon me njerëz që ndjehet më komod, apo njerëz të cilët beson apo tek të cilët investon.

Kryeministri Edi Rama – Unë mund t’ju them pa asnjë diplomaci që njeriu me të cilin unë jam ndjerë më komod në PS, është Gramoz Ruçi dhe e them këtë, do ta them gjithmonë sepse aq sa jemi të ndryshëm, aq jemi komplementarë me njëri-tjetrin, aq sa jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për cdo gjë, aq mund të kemi arsye për të mos menduar njësoj në thuajse të gjitha gjërat. Komoditeti i të punuarit nuk lidhet me njerëzit që kanë ardhur pas meje në PS, apo që unë i kam gjetur. Unë jam komod thuajse me të gjithë, nuk kam asnjë problem të kësaj natyre dhe me ata që i ka gjetur etj etj.

Sokol Balla – Do doja të flisnim në këtë pjesë të fundit lidhur me atë cka njerëzit presin prej kësaj qeverie. Dëgjova një nga deputetët e opozitës, që në fakt me të drejtë thoshte që zoti Rama duhet të vijë e të thotë që do të bëjë 1,2,3 gjëra. Duket që edhe në axhendën që paraqitet gjatë fushatës, edhe në program keni vendosur shumë prioritete, duke vlerësuar ndoshta pesë prej tyre si më kryesorët. Por realisht cili do të jetë aksioni i parë i qeverisë? Që ju do të drejtoni. 

Kryeministri Edi Rama –
 Do të jetë një ballafaqim frontal me problemet. Nëse ju doni 3 cështje që unë i kam prioritete të forta të miat edhe si Kryeministër, së pari rimarrja e kontrollit të territorit në kuptimin e sigurisë të individit dhe pronës, së dyti dhënia e të drejtës për të gëzuar pronën qoftë bujqërve në fshat, qoftë të ardhurve që kanë ndërtuar shtëpi rreth qyteteve për një jetë më të mirë në zonat informale dhe qoftë të atyre që kanë 20 vjet zvarriten dhe nuk marrin dot një pronë që mund të marrnin se ka raste sa të duash që nuk e marrin dot për arsye se është objektivisht e pamundur dhe duhet ndjekur një politikë kompensimi dhe e treta heqjen nga axhenda e fushatës së ardhshme elektorale pas 4 vitesh e ujit si një cështje ku të gjithë përplasen se kush do ta sjellë ujin, qoftë në arë, qoftë në rubinet.

Sokol Balla – Në një farë mënyrë shoh të gjitha prioritetet që keni përmendur edhe në librin tuaj në 2011 kur flisni për urbanizimin e Shqipërisë si një nga mënyrat për shpëtimin e saj. Megjithatë cështja e pronave është shumë e koklavitur. Ndërkombëtarët thonë që ka disa ligje për cështjen e pronave që i kundërvihen njëri-tjetrit. Nëse mund të na thoni me 2-3 fjali, si realisht mendoni se do ta zgjidhni këtë problem?

Kryeministri Edi Rama – Po të zgjidhej me 2-3 fjali të thjeshta kjo do ishte zgjidhur, besoj unë, por duhet të ulemi edhe me të tjerë. Shpresoj zoti Shehi, që është një promotor i kahershëm i idesë së një zgjidhjeje racionale përtej retorikave elektorale dhe të tjerë do të jenë të interesuar që ta bëjnë këtë me ne dhe të tjerë, ndërkohë që ne pavarësisht se kush do të na bashkohet do të bëjmë legalizimet falas për ata që kanë ndërtuar shtëpi në zonat informale dhe do të shkojmë përpara me përfundimin e procesit të stërzgjatur 20 vjet të ligjit 7501 për t’i dhënë certifikatën e tokës atyre që jetojnë me tokën dhe që tokën s’e kanë ende të tyre.

Sokol Balla – Kam dëgjuar që lidhur me këtë problem do të ketë edhe një ristrukturim institucional. Këtu ka disa institucione që merren me cështjen e pronave, kemi ALUIZNI, hipotekat, Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pra informacioni që ne kemi flitet për krijimin e një institucioni të ri.

Kryeministri Edi Rama – S’është institucion i ri. Është në program, por sigurisht do të ketë një proces për të arritur deri këtu, një Agjenci Kombëtare të Pronave, ndërkohë që edhe rrugës për të arritur deri këtu do të jemi shumë radikalë në politikat që do të ndërmarrim në politikat sa i përket trajtimit të pronës, legalizimeve, qoftë sa i përket trajtimit të qytetarëve në zyrat e hipotekave.

Sokol Balla – Megjithatë, në programin tuaj ka disa ide thelbësore përsa i përket mënyrës se si do të drejtohet ky vend në fusha të caktuara dhe këtu po përmend Byronë Kombëtare të Hetimit apo Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Në një demokraci tjetër jashtë, debati do të fokusohej në këto tre institucione për të cilat nuk është bërë debat aq sa duhet dhe duket se ka paqartësi, jo mungesë transparence por paqartësi. Janë krijuar për mirë, por që realisht mund të krijojnë probleme, si psh Byroja Kombëtare e Hetimit, që mund të krijojë një debat lidhur me kushtetueshmërinë e saj…

Kryeministri Edi Rama
 – Është tërësisht një tym që del nga oxhaku i propagandës kundërshtare. Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë e varur nga Kryeministri, kjo është një sajesë që bazohet mbi keqkuptimin ose nevojën për keqinformim. Do të jetë pjesë e strukturave që varen nga Ministria e Brendshme dhe do të bashkojë të gjitha strukturat që sot ekzistojnë për që janë komplet të pakoordinuara me njëra-tjetrën dhe që merren me inteligjencën në kuptimin e punëve të brendshme, jo në kuptimin e shërbimit sekret shqiptar.

Sokol Balla – Një pyetje sa i përket raporteve ndërkombëtare, keni një axhendë të ngarkuar, keni qenë në Prishtinë, Bruksel së shpejti në Nju Jork drejt OKB-së. Ka bërë përshtypje dhe ka ngjallur debat fakti që Shqipëria zgjedh, pra qeveria e re, zgjedh partner strategjik, përvec atyre aktualë, Turqinë. Pse kjo zgjedhje? Pse Turqia? Pse jo psh Kina?

Kryeministri Edi Rama – Ne flasim për rajonin tonë dhe të tre partnerët strategjikë, Italia, Greqia dhe Turqia janë fuqi me ndikim në rajon për arsye të pozicioneve që kanë në raport me botën në tërësi, me institucione të caktuara. Turqia është anëtare e NATO-s, të mos harrojmë, Italia dhe Greqia janë anëtare të BE-së dhe ndërkohë nuk shoh si mund të mos jetë Turqia si partnere strategjike e Shqipërisë, kur këtë hap e ka hedhur vetë Greqia me të apo kur edhe Italia e konsideron Turqinë partnere strategjike, ndërkohë që brenda këtij trekëndëshi ne fusim në vizionin tonë të politikës së jashtme edhe Kosovën të njehsuar me Shqipërinë si pikë e barazlarguar dhe konvergjente me këta tre.

Sokol Balla – Partneritet do të thotë të marrësh dhe të japësh. Cila është kostoja që ne i paguajmë partneriteti me Turqinë?

Kryeministri Edi Rama – Absolutisht asnjë kosto.

Sokol Balla – Zoti Rama ju jeni ulur në karriken e zotit Berisha…

Kryeministri Edi Rama – Më kujtohet historia e karrikes, por karrikia është një vend për t’u ulur, nuk është vetë pushteti, pushteti është gjetkë.

Sokol Balla – Keni ndonjë ndjenjë revanshi ndaj tij si kundërshtar direkt politik?

Kryeministri Edi Rama – Jam i bindur që edhe ai kur është ulur këtu, pasi është cuar që këtu dhe ka dalë kundërshtari historik i tij, nuk ka patur ndjenjë revanshi ndaj paraardhësit të vet. Ndjenja e revanshit ndaj paraardhësit nuk ekziston.

Sokol Balla – megjithatë ndjenja e ndryshimit të zyrës, kur e pashë, unë s’kisha qenë ndonjëherë në zyrën e Kryeministrit dhe shpresoj të mos futem më, shpresoj që intervistat e tjera t’i bëjmë në studio e Top Story, besoj kjo zyrë shumë shpejt do të ndryshojë?

Kryeministri Edi Rama – Është e sigurtë. Sic ka ndryshuar zyra e qeverisë, e cila ishte e papranueshme estetikisht, por edhe pamja e kushteve, ndërkohë që është një godinë me një të shkuar të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore dhe kjo pjesë e godinës është e konceptuar dhe e ndërtuar mbi bazën e projektit të konceptuar nga një arkitekt shumë i rëndësishëm për Italinë. Ka shumë për të bërë për ta kthyer në identitet, por besoj që kemi ide të qarta si do të bëjmë.

Sokol Balla – Ndonjë ide mund të na e thoni?

Kryeministri Edi Rama – Do t’ju ftoj kur të përfundojë me më pak shpenzime se cdo të duheshin për ta mbajtur kështu sic është.

Sokol Balla – Ju dëgjova në parlament atë ditë kur folët për programin dhe incidenti që u krijua në momentin që ju i kujtuat opozitës që ndonjëherë cfarë bëhet në det, ndonjëherë kripa të sjell në gjellë dhe në fakti që sot opozita gjendet përballë një aktualiteti që ajo kishte sulmuar aq shumë, pra që kryetari i saj ndodhet jashtë parlamentit dhe Kryetar Bashkie. Përtej sarkazmës, duhet të kishte një moment reflektimi pasi o jeni ju që e kuptoni pozitën e zotit Basha o s’është askush tjetër.

Kryeministri Edi Rama –
 Unë e kuptoj absolutisht dhe për këtë arsye e respektoj, por nga ana tjetër, me ndryshim shumë të madh, unë nuk isha, por flitej thuajse vetëm për mua, ndërkohë që në dy ditë diskutime emri i tij nuk u zu asnjëherë në gojë, jo vetëm nga ne, që nuk bëjmë ata që ata bëjnë, por nuk u zu në gojë as nga ata që e kishin problem.

Sokol Balla – Mendoni për mundësin e ringritjes së një komunikimi normal me të si kundërshtari i juaj direkt. Të gjithë e dinë pengun e madh të krijuar mes jush për shkak të situatës së zgjedhjeve në Tiranë në 2011… 

Kryeministri Edi Rama – Kjo nuk është një zgjedhje e imja. Nuk jemi ne që zgjedhim kundërshtarin. Problemi me PD-në sot është që ne nuk e dimë saktësisht akoma se kush është njeriu real me të cilin duhet ndërtuar partneriteti. Për mua s’ka dallim, qoftë Sali Berisha, qoftë Lulzim Basha, qoftë Paloka, për mua nuk ka problem, rëndësi ka që ne të ndërtojmë një partneritet kundërshtues sepse nuk është e rëndësishme a jemi a s’jemi dakort. Jemi lindur për të mos qenë dakort si forca politike sepse jemi të ndryshme edhe pse mund të kemi pika të përbashkëta. E rëndësishme është cfarë cilësie ka bashkëjetesa jonë dhe cilësia e bashkëjetesës varet nga mënyra se si njerëzit trajtojnë mosdakordësinë sepse kur janë dakor të gjithë janë në rregull.

Sokol Balla – Në fund një pyetje që lidhet me përjetimin tuaj personal, cilin persn që nuk e kishit këtu do të donit që ta kishit në këto momente pranë?

Kryeministri Edi Rama 
– Nuk është këtu, por e kam pranë, është Linda.

29 komente në “INTERVISTA/ Rama: 21 Janari është një peng i madh, që më nxit për një qeverisje të drejtë”

  1. Xhoker says:

    Perse cfaqeni te tille ju zoterinj te Temas? Edi rama nuk eshte UFO dhe na qenka e domosdoshme ti veme para emrit funksionin qe kryen! Ai eshte nje qytetar si gjith te tjeret dhe funksioni nuk ka perse ti rri varur si tabele kudo qe ndodhet. Ne se u dashka perse nuk thoni edhe Gazetar S. Balla? Mendoje se ferkimet e shpatullave i bejne shefat te vaket dhe inaktiv…

  2. Mili says:

    Bravo Zoti Kryeminister. Epoka e gurit iku boll se e lodhen ,percane vrane dhe shkateruan nje popull te tere .Si ka mundesi qe shume pak njerez arrijne te shikojne se si eshte shkatruar nje popull, Shpresojme qe qeveria e majte te arrije te kthejetimonin ne rrugen e drejte .

  3. ALpini says:

    Do ta kemi me te lehte te merremi me Edi Ramen tani qe eshte ne pushtet.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse cfare doni dhe kujtoni ju gazetare te te gjithe gazetave qe me lajme BOMBASTIKE dhe SENSACIONE ,qe ne te vertete realisht as MACEN (( FELINET jane GJITARET me aparatin degjomor me te perkryer ne bote ,bile disa here me te sofistikuar edhe se vete qenia HUMANOIDE)),nuk e zgjojne nga gjumi .
    Po pse .cfare duhet qe ti heqi me shume kopetence EDI RAMA ,TOGERIT te JAROSLLAV HASHEKUT se sa ta lere qe te mos jete as HONORIFIK ?
    Pse EDI RAMA eshte SALI BERISHA qe vjen nga GESHTENJAT e VUCIDOLIT ,dhe te filloje qe te zgjedh pushkararet me BELCIQE qe te vras KUNDERSHTARET ((me fal ARINJTE qe i hane ngastrat me KALLAMBOQ).
    Jo , ne se LUFTA eshte vazhdimi i POLITIKES me MJETEte tjera ,pse te mos themi ne te njejten gje per POLITIKEN qe eshte shpikur pikerisht per te SHMANGUR dhe EZAURUAR LUFTEN .
    EDI RAMA eshte i qarte ne ato qe thote ,por po u them nje gje :
    Ai eshte nga BESIMI ,nga BABA ,KATOLIK ,nga NENA ,ORTODOKS ((por jo GREK sic ka qejf qe te jete edhe e therret ,pjesa me ANTISHQIPTARE e KOSOVES ,qe per fat te keq nuk jane ne MINORANCE ,por ne MAZHORANCE )).
    Thashe kane qejf qe ta identifikojne me GREKUN sepse me sa duket akoma nuk u paskan ikur VALET e EKONOMSKOM PROPOGANDIJ PROGRAM .
    Kjo ka qene politika ne VERI e SERBIT qe JUGUN e SHQIPERISE nga SHKUMBINI e poshte e identifikonin me EPIRIN GREK dhe KOHA QE PO KALON PO NA TREGON SE KJO PROPOGANDE ESHTE AKOMA duke LULEZUAR ne ato treva ,kurse GREKU te gjithe Shqiptaret prej MITROVICE e deri ne SHKUMBIN i quan SERBE .
    Kjo propogande GREKE dhe SERBE ne SHQIPERINE SHTETERORE nuk ka me shume se 5 % IDHTARE ,kurse nuk jam ne gjndje qe te jap shifra per pjesen jashte kufijve SHTETERORE.
    Pra e bera kete TIRADE te gjate per te treguar SE EDI RAMA e ka veshtire qe te marr vendimin ,por kur ai e mer vendimin ,NUK ka BIR kurve ,SIC EDHE AI THOTE QE T’A KTHEJ MBAS nga rruga dhe VENDIMI qe ai ka marre.
    Nuk kemi me nevoje per DASIRA KOMBETARE ,sepse keshtu sic jemi ,prej MITROVICE deri ne ARTE ,jemi ,pak ,shume pak qe te ndahemi dhe te jetojme ne lufte me njeri tjetrin .
    Duam paqe ,qetesi ,stabilitet ,PROSPERITET .

    1. Gjen NARSES says:

      Edi Rama katolik?!
      ndoshta po ta thoje kinez edhe nuk do te kundershtoja.
      Edvin-emer qe e gjen ke disa besime fetare.
      Kristaq(me letra babai i Edvinit)emer tipik ordhodoks,pershtja nga Krisht,pershtatet Kristo,Kristofor.
      Vlash(me letra babai i Kristos{Kristaqit}),emer qe perdoret gjeresisht nga ordhodoksia me shume ne zonen e myzeqese e Beratit.
      *****************************************************************
      Edvin emer qe gjendet edhe ne njerez me besim katolik.
      Kristaq emer qe nuk gjindet ne asnje njeri me besim katolik.
      Vlash emer qe nuk gjindet ne asnje njeri me besim katolik.
      *******************************************************************
      Amet Zogu ishte i besimit musliman nqs i referohesh Kastriot Myftarit.

  5. ALpini says:

    Kabineti eshte ne mbledhjen e pare duke miratuar kodin etik ne nenin 29 te te cilit NDALON antaret e Keshillit te Ministrave te marrin dhurata.
    E gjeni dot marken dhe vleren e dhurates qe Rama apo ndonje antar tjeter qeverie po ua tund shqiptareve para syve?!!
    Edi Rama eshte i paturpeshem se ashtu e duan socialistet liderin e tyre:
    http://oi43.tinypic.com/14tbmde.jpg

  6. ALDI says:

    Kryeministri i Shqiptareve

    1. Sara Litja says:

      Edi Rama,

      ne kemi shume besim tek ty, ti je i vetmi qe i jep shprese populli Shqiptar, ti je i vetmi qe do te ndryshoje kete vend sepse 1.000.000 qytetare te Republikes se Shqiperise te besuan ty qeverisjen e vendit dhe me siguri ti do ti japesh vendin tone dhe qytetareve ate qe meritojne.

      Me ne fund me ty ne pushtet do te kemi nje Kryeminister te denje per te qeverisur vendin dhe jo nje Kryeminister qe mendon per interesat e tij personale.

      Me shume se asnjehere ne jemi prane teje sepse ti ke nevoje nga secili nga ne sepse #rilindja fillon nga secili nga ne dhe ne jemi te gjithe te gatshem qe te ndihmojme ty per te vazhduar punen tende ne #rilindjen e shqiperise.

      Te uroj vetem suksese dhe mos harro asnjehere qe ne jemi me ty

      1. Rudina says:

        Eshte per tu dhjere.

  7. bbb says:

    S.Balla: Në fakt desha të pyesja për 21 janarin, sa jemi këtu. E di që intervistat zakonisht të tilla duhet të nisnin ndryshe, por është një peng i madh 21 janari, besoj.

    Kryeministri Edi Rama: Është një peng shumë i madh dhe është një arsye shumë e fortë për të mos përsëritur gjygjin…me ardhjen e Like Floririt ne krye te parlamentit, tani skemi cte bejme me 21 janarin…skam sesi te dal kundra Ilirit se ai te ben gjemen…iken me Saliun…te skuara te harrura do thoja une…

  8. N Shabani says:

    Eshte nje peng i madh vetem kaq kishe per te thene? Po ata qe vdiqen? Apo pune e madhe ju e moret pushtetin tani te vdekurit me te vdekurit dhe te gjallet me te gjallet. Po ata qe i vrane dhe fshine provat do rrine pa ndeshkuar sikur nuk ka ndodhur asgje? Po premtimet qe bere per 21 janarin qe do vije drejtesi gjoja ci bere, ku i cove? Po me Agim Bendon e mbertheckave te Ylli Pangos qe denoj Top Channalin do luftoni korrupsionin ju zoti Rama? Keshtu i patem fjalet ne? Apo premtimet ishin per fushate elektorale, pune e madhe kush vdiq vetem shiko ti gjesh trup roja Saliut qe ta ruash se mos e gjen gje dhe na le pushken varur na ben piken e qederit. Mbushuni edhe ju sic u mbushen ata te tjeret dhe popullit ja beni mu ne ……… se ashtu e do ai.

    1. Gjen NARSES says:

      Nuk thote dot me shume se e deklaroj se nuk do kete me divorc me Ilir Meten

  9. misionari says:

    Teori, teori, llafe, llafe… Me 21 janar 2014 urdheruesi i masakres se 21 janarit 2011 duhet te ulet ne bangon e te akuzuarve. Per Nishanin duhet nje Impeachmet (venie ne dyshim te rolit te tij, ka dhen plot fakte.)

  10. Guri says:

    Zoti Rama,

    Duhet te dish se ne rast se nuk zgjith vrasjet e 21 janarit dmth ne rast se nuk gjendet fajtoret kryesore qe urdheruan per vrasjet mandati yt do te jete i deshtuar dhe shqiptaret nuk do te japin me shanc (mandat) tjeter te qeverisesh.
    Une jam i sigurt se ti nuk do te jesh ne gjendje ti shkosh deri ne fund ketij procesi. Keshtu qe e gezofsh vetem kete mandat.Vetem po te besh mrekullira mund te te falin shqiptaret por edhe kjo eshte e pamundur per derisa ke ne qeveri ate qe u be shkak per 21 janarit, Ilir Meten.

  11. henri says:

    Nuk di se cfare te them. Ky djale eshte fat i madh per Shqiperine. Duhet ta ruajme si ujet e paket. Marrte nga ditet e mija inschallah.

  12. Pelasgian says:

    edhe pse ste kam votu pres shume nga ti si shumica e shqiptarve qe te votuan sepse ke premtu shume , sidomos per 21 janarin ! Vendimet e gjyqkarve ishin SKANDALOZE !!! DUAM DREJTSI, JEPE TI I PARI SHEMBULLIN QE NE SHQIPERI NUK KA ME TE PAPREKSHEM , QE EDHE QEVERITARET DO PERFUNDOJNE NE BURG NQS KAN BERE KRIME SI NE RASTIN E SALI BERISHES !

    I ke te gjitha mundesite , je ti kreu i shtetit tani . Mos i zhgenje 1 miljon votues qe presin drejtsi !

  13. jimmi says:

    po 21 janarin ti e bere i nxorre ne demostrate kunder korrupsjonitfshataret e maloket te gjithe koke palaret edhe ti vete u mcefe si struci edhe krimineli berisha i vrau kushe eshte fajtori ilija Meta hajduti ti edvini organizatore i demostrates edhe vrasesi maloku berisha ju duheni qe te perfundoni ne burge te perjetshem edhe koke palaret ju votuane kjo eshte morali i nje qytetari katunarit apo maloku te albanistanit koke palare do te ngeleni me keto mente qe keni

  14. Arben says:

    Shume bukur,ka shume ngjashmeri me aartikullin e Ylli Popes Ne kerkim te kohes se humbur,i shkruar shume vite me pare.Me ne fund Shqiperia po behet me Kryeminister te Shqiptareve.

  15. genc says:

    Cfare prisnit juve ore?
    Kur vete numuri 2 i qeverise Rama dhe i shtetit shqiptar i ka quajtuar viktimat kokpalare,vagabonde dhe spiune dhe u ka thene dhjetra epitete.
    Vete amerikanet ja u kane thene,qe te hetohet 21 janari duhet bere nga fillimi deri ne fund,te futen ne burg organizatoret,provokuesit dhe vrasesit.
    Ne fund nese ndodh kjo do te mbetemi pa Rame,Mete,Berishe,Bashe,etj se te tere duhet te jene ne burg me afate te ndryshme.
    Kush do ta beje kete?

  16. gam gam says:

    Per te gjithe ata qe jane ndjekes te politikes se dites dhe natyrisht te premtimeve te Rames nuk ka sesi te harrohen premtimet e tij per shume ceshtje. Nje prej tyre per 21 janarin vrasje politike te cilen ai premtoi se do ta zbardhte. Ne intervisten e mbremshme Edi Rama u terhoq nga zbardhja e kesaj ceshtje, Edi Rama u terhoq nga SHQUP, Edi Rama u terhoq nga qendrimi konsekuent i presindetit te republikes i cili dje mori si keshilltar ne kabinetin e tij me parate tona dy beniamine te sales duke treguar se mbetet foleja ne pushtet e militanteve te pd, Edi Rama u terhoq nga premtimi per taksen progresive, Edi Rama nen frymen e “gandizmit” harroi qe klika qe sapo shporrem duhet vene perpara drejtesise sepse jo se kane vjedhur dhe plackitur Shqiperine por kane vrare njerez te pafajshem dhe ne nje shtet normal per te cilin na premtoi edvini venia perpara drejtesise se krimineleve qofte edhe me pushtet eshte abc-ja e shtetit. Shume shpejt do te shohim shume “terheje” te tjera te edvinit qe na erdhi si mesia dhe sic duket do te shkoje ne origjine si salia.

  17. Sidorela says:

    Vetem kaq qenka masakra e 21 janarit per kryeministrin e ri: “.. nje arsye per teqeverisur drejt” ? Jo nje masaker vrasesit e te ciles (dhe vrasesi kryesor dihet…) duhen gjykuar e denuar? Me kete stil qeverisjeje “as mish, as peshk” te Rames, brenda dy vjetesh Berisha rikthehet ne pushtet. Me vjen keq qe punova aq shume ne zgjedhjet e fundit ne mbeshtetje te Rames…

  18. maska says:

    CFARE FSHIHET PAS MASKES TE BOSIT TE RI EDI RAMA?

    Ne plan te pare duket nje DJALE i mire megjithese ne te kaluaren e tij rinore dhe familjare ka lene mjaft per te dyshuar. Po te kujtojme kohen kur morri ne duar fatin e Tiranes pas baterdise se Saliut dhe Brojkes duke pastruar Lanen nga halet e PD-se mund te themi se Edi Rama eshte nje BOS energjik ne nivel vendor. Por kur hyp ne kullen e Vodafonit dhe shikon Tiranen qe eshte transformuar si Kandahari i Afganistanit pa patur asnje lufte shkatrimtare mund te themi se Edi Rama eshte njekohesisht BOSI qe pelqen dhe joshet nga LEKAT e rushfetit. Nga ana tjeter po te degjosh fjalimet elektorale me premtime bombastike te Edi Rames ky BOS me shpirt artisti duket ne aparence si ENGJELLI shpetimtar i derguar nga Zoti ne qiell qe do shpetoje shqyptaret nga mjerimi dhe ne kete platforme mund te krahahasohet me BOSIN Enver Hoxha qe do te ushqente shqyptaret me LUGE FLORIRI ne vitin 1945, por krahasimi vlen dhe me BOSIN tjeter komunist Sali Berisha qe do te ushqente badiava dhe falas shqyptaret me CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos ne vitin 1991 dhe me PIRAMIDAT E BODES ne vittin 1996. Por kur sheh dhe degjon tani se fundmi deklarat e tij ne TOP STORY tek Sokol Balla BOSI Edi Rama te duket mjaft i PENDUAR per te gjitha c’ka thene dhe ka premtuar dhe i eshte nenshtruar totalisht PRAGMATIZMIT te Ilir Netes dhe nderkombetareve qe fshihen pas tij per te bindur shqyptaret qe te fshijne nga kujtesa te kaluaren e tyre te hidhur. Kur shikon si gazeta TEMA fshin dhe censuron shkrimet e komentuesve te “padesherueshem” bindesh qe Edi Rama me te vertete ka shume fytyra pas maskes se tij.

    1. jimmi says:

      Maska . .me pelqeu shume komenti juaje se ju jetoni aty ne albanistanin famekeqe edhe kure lexoje komentet tuaja ketu nxjerre konkluzjonin se per cfare behet fjale ky vende sdo te behet asnjehere shqiptare nje shtete plehre kriminele hajdute …………………..perse ju albanezet nuke jemi si zvicra ma jepni kete pergjigje . , . .zogu maloku hoxha krimineli .sali maloku .krimineli .hajduti ilire meta kryetari hajdutavet apo edvina zhgarravina hajduti me ilija meten , .po e ngre kete dopion e rakise per shendetin timese per ju albanistanet ka kushe mendone

    2. shkodrani-londer says:

      Maska, Shume i drejte skepticizmi yt. Ashtu sic mund te jem ehde une skeptik ne ato premtimet elektorale te Edi Rames.

      Shqiptaret presin shume, Shqiptaret presin qe pas 2 viteve ta shohin veten duke ngrene me luge floriri (po marr nga fjalet tuaja)

      Dhe nje nder keto shqiptare mund te jesh edhe ti.

      As mos e kalo neper mend se Edi Rama eshte krishti vete qe u ul ne toke per te shpetuar te krishtere e muslimane. Ai eshte shume larg nga ai.

      As mos mendo se Edi Rama po vjen ne pushtet me duar te pastra nga korrupsioni, pasi puna e 20%… ku ka tym duhet te kete edhe zjarr…..

      POR, Edi Rama nuk po vjen ne pushtet me duar te gjakosura.
      A mund ti gjakosen gjate pushtetit te tij. Edhe mund ti gjakosen por personalisht nuk e besoj, Eshte dicka per tu pare.

      Ajo qe shteti shqiptar duhet te prese nga Edi Rama eshte – qe te ngrihet ne kembe SHTETI.

      NE NUK KEMI SHTET.

      Sikur aq te beje Edi Rama, te ngreje shtetin ne kembe, kjo vetvetiu ndihmon ne permiresimin e jeteses se njerezve.

      Nuk te kap stresi kur shkon te kerkosh nje certifikate familjare ne bashki se te perdhos maloku i pashkolle, pa kulture, pa minimumin e edukates… (nuk po permend anen korruptive qe te duhet te paguash edhe leket)

      Nuk te kap me stresi kur shkon ne spital, dhe te thote mjeku pa piken e turpit – po spaguave skam cte bej – te le te vdesesh.

      Nuk te kap stresi kur thjesht mendon te shkosh ne spital (spital ne i thencin – s eme shume stalle lopesh eshte sesa spital)

      Nuk te kap stresi se ne te drejten tende duhet te paguash gjyqtaret per te dhene te drejten tende.. (ketu nuk po flasim per grabitesit/vrasesit)

      Nuk te kap stresi kur shikon ate qe dje vrau nje person te dale neser i pafajshem e te kesh frike te ecesh rrugeve se mund te vije radha ty per te pasur fatin e keq.

      Sikur kaq te beje Edi Rama, ato qe kane 2 pare mend do e kuptojne se ka bere shume per te na sjelle ne piken zero. pasi ne jemi nen zero.

      Se per te menduar, se do hape 300,000 vende pune? edhe mund te sjelle investime ne Shqiperi por ato vende duhet ta dish se vetem ai me 4 klase shkolle, mendon se do ta arrije.

      Nese ben keto reforma dhe nderton shtetin, gjykatat, administraten, spitalet. ka bere mjaft.

      Sesa do te beje koha do e tregoje.

      Mund te mos beje asgje, por sot nuk mund ta kritikojme.

      Nje skeptik si puna yte edhe une por optimist

  19. maska says:

    FSHATI I EDIT QE DUKET S’DO KALLAUZ.

    Keshtu eshte me “fshatin” e Edi Rames, qe u jep te gjitheve te drejte me fjalimet e tij te llafoqylit qe flet SHUME dhe s’thote ASGJE. Njesoj si nastradini kur e pyesnin: “Po ti more nastradin u jep te drejte te gjitheve? dhe nastradini pergjigjej: “Edhe ju keni te drejte.” Keshtu pergjigjet edhe Edi Rama qe po kerkon indulgjenca per premtimet e tij ekstravagante elektorale. Ne fillim deklaroi po tek ky Sokol Balla i pudrosur dhe i servilosur qe “Nuk ma merr mendja te hakmerrem”, tani shton per 21 janarin se “Eshte nje peng i madh” duke injoruar totalisht Remzi Hoxhen, Kosta Trebicken, Gerdecin dhe rrugen Durres-Kukes dhe shume likuidime personash me kuseri mafioze te fondeve publike dhe pronave private nga familja Berisha dhe banda gjakatare e tij. Po te leme menjeane premtimet per ZERIMET enveriste te taksave dhe tatimeve bashke me TVSH-ne, po te harrojme per taksen famoze PROGRESIVE si ilaci cudiberes qe do te sheronte ekonomine e falimetuar shqyptare, per shendetesi falas dhe shume bamiresi te tjera alla socialsito-enveriste ketu lind pyetja krejt llogjike: Pse shqyptaret duhet t’i besojne Edi Rames qe e votuan per te luftuar korrupsionin ne radhe te pare dhe RILINDJEN e Drejtesise, kur ai demonstron ashiqare ne media nje tolerance te pakuptueshme dhe mungesen e vullnetit te BOSIT per NDESHKIMIN e krimineleve me pushtet duke kerkuar indulgjenca si nastradini qe i jepte te gjitheve te drejte. Prandaj eshte nastradini eshte ai qe i pergjigjet Edi Rames:

    FSHATI I EDIT QE DUKET S’DO KALLAUZ.

  20. MARIA MADDALENA ÇOBANOVIÇI says:

    Perpara se te flase Z. Rama per tre perparesite e qeverise se tij, duhet ne radhe te pare te pranoje qe elementet e zgjedhur per te qeverisur lene shume per te desheruar. E them kete duke u nisur nga disa fakte tashme te njohura nga i gjithe opinion public shqiptar.
    I pari qe nisi rruget e kerkimit te ndihmes te huajve, ne radhe te pare amerikaneve ishte “kaubojsi” Tahiri. Me pas pame Kodhelin te firmoste nje kontrate per pergatitje te personelisht ushtarak shqiptar ne New Jersey. Jo me larg se dje nje kerkese te tille per ndihme amerikaneve ja drejtoi edhe Bushati.
    Me siguri, duke shkuar perpara me kete ritem gjithe ministrat e rinj do kerkojne ndihme per te drejtuar amerikaneve.
    Me vjen natyrshem idea ta quaj kete qeveri si paralitike me domosdoshmerine e perdorimit te patericave, me fjale te tjera qeveri “zombie”.
    Te lumte Z. kryeminister i ministrave te zombuar.

  21. O ZOT says:

    He more cope legeni fute Salen ne burg tani po ta mbajti suma per ato 4 fshataret qe ngordhen per breket e tua e mos pellit skizofrenite tuaja…he more kuqalashet e temes se mero ziut sikur nuk po ju vjen zeri apo jua futi edhe kesaj here blloku i likes i perziere me ngjalat e trasha qe aq shume i pelqejne palloshit tuaj te gjate….yt rrace e ndyre fshataresh te lindur ilegal nga kryetare koperativash. Botojeni komentin ju zgjebaraket e meros se nuk ju largon mero ziu nga puna. Edhe sikur te ndodhe ajo ju puneson koco kokedhimi…

  22. Shkodr says:

    O ZOT,

    Ore po ketij nuk i jane bere akoma 1 jave e plote ne detyre mo.

    Cprisni ta fuse saliun ne burg.

    Nuk eshte prokuror, apo gjykates ky.

    Ky mund te bashkepunoje me prokurorin e te beje padite, por gjykatat qe jane ne doren e saliut nepermjet Nishanit, do e nxjerrin te pafajshem, ose do thone ka pire 3 kafe me shume ne dite sesa lejohet…..

    Saliu duhet lere rehat per momentin,

    Gjeja e pare duhet te jete reformat e gjykatave, te ndertoje gjykatat, pasi te kemi gjykata te pavarura e te forta atere mund te qohet Saliu ne burg.

    Une mendoj se do e beje brenda 4 vjecarit te pare.

    Mendoj se saliu do perfundoje ne burg nga vitet 2015-2016.

    Por nuk mund te dale neper TV te deklaroje, doe fus ne burg, do e vras, do ja bej ftyren si kepuca, do ja heq dhemballet nje nga nje.

    PRISNI.

    1. @shkodr says:

      Andej nga fundi ja ke fut kot o shkodr pri puke. Pa na thuaj njehere kur e ke degjuar ti kryeministrin te thote qe do i bej kete, e do i bej ate?

      A e ke degjuar ate fjalen e urte qe thote: “Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje