Deputeti i dorëhequr, Vasil Bici, emërohet drejtor i Sportit tek Bashkia e Tiranës

21 Shtator 2013, 20:12Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Do mbahet mend si deputeti që hoqi dorë nga mandati pa pasur një motiv të qartë.

Në fakt, askush nuk ka mësuar realisht se përse Vasil Bici, ish- sportisti i njohur, hoqi dorë nga mandati i deputetit i qarkut të Lezhës.

Fitorja e sigurt e këtij mandati duket se ishte “mallkim” për Bicin.

Pas shpalljes së fitores, Bici nuk u shfaq kurrë në publik, ndërkohë që pak ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, u përfol tërheqja e tij nga mandati i deputetit.

Ardhja e Mëhill Fufit, kandidatit të PD-së, ishte çështje procedurash.

Zyrtarisht vetëm pak ditë më parë u mësua se Bici kishte refuzuar betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë gjë e bëri të ditur kryetari i komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, Armando Subashi, i cili tha se “Vasil Bici ka dorëzuar një kërkesë pranë komisionit ku nuk pranon që të bëjë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye, do të jetë kryetari i seancës ai i cili do të marrë një vendim për këtë çështje”.

Pas kësaj deklarate, Mëhill Fufi, kandidati i radhës së Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Reagimi zyrtar i Subashit ishte i vetmi sqarim mbi dorëheqjen nga mandati i Vasil Bicit.

Ish- sportisti kurrë nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, ndërkohë që fill pas zgjedhjeve u përfol se ishte larguar nga Shqipëria.

 

Drejtor sportesh tek Bashkia

Me një karrierë të suksesshme dhe një profil pozitiv, Vasil Bici ia doli të ishte fitues në zgjedhjet parlamentare në një zonë problematike si Laçi.

Për të kandiduar në këto zgjedhje, Bicit iu desh të hiqte dorë nga pozicioni i drejtorit të sportit në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Por pasi nuk pranoi të betohej në Parlament, zyrtarisht Vasil Bici ishte i papunë.

Burime të besueshme thanë për TemA se ish- sportisti i është kthyer administratës.

Bashkia e Tiranës, apo institucione që drejtohen nga të përzgjedhurit e Partisë Demokratike, janë shndërruar në streha punësimi për njerëzit që i kanë shërbyer kësaj force politike.  Kështu, Vasil Bici është emëruar drejtor i Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Tiranës.

 

Fufi deputet

Mëhill Fufi ka qenë ndër të vetmit që ka vlerësuar aktin qytetar të dorëheqjes nga mandati të Vasil Bicit.

Madje deputeti Fufi, menjëherë pas marrjes së mandatit, ka hedhur dritë për arsyet e largimit të Bicit, që sipas tij ishin personale.

“Dorëheqjen e Bicit e vlerësoj si një akt qytetar, që mund ta ketë bërë për arsyet e tij personale”.

Si deputet i ri i opozitës, Fufi ka deklaruar se “nuk mund të them se do t’i mbajmë të gjitha premtimet, pasi jemi në opozitë, por do të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze banorët e qarkut të Lezhës”.

Mëhill Fufit iu desh të bëjë jo pak sakrifica për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Dorëheqja e Vasil Bicit nuk ishte “kurbani” i vetëm për shpalljen e tij deputet.

Mëhill Fufi mbeti i plagosur gjatë ditës së zgjedhjeve në qytetin e Laçit, në një përballje me armë.

Në këtë ngjarje mbeti i vdekur një simpatizant i LSI-së, Gjon Gjoni, dhe u plagosën tre persona, mes tyre deputeti i ri, Mëhill Fufi, vëllai i tij, Kastriot Fufi dhe një kushëri i tyre.

17 komente në “Deputeti i dorëhequr, Vasil Bici, emërohet drejtor i Sportit tek Bashkia e Tiranës”

  1. Argita_B says:

    Si ka mundesi qe e duan kaq shume Shiperine dhe popullin e tyre sa jane gati te bejne kaq sakrifica apo nese duhet te japin dhe jeten te behen deputete vetem qe te permirsojne jeten e popullit shqiptar, sa fat qe kemi qe jemi te perfaqsuar nga njerez te tille….

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Perseri paska mbetur i “heshtur”,i tille ka qene edhe kur mundi te depertoi si futbollist i ekipit te “Shkendise”,ne hegjemonin e djemeve tiranas.
    Ndoshta nuk gaboi,kujtime qe i takojne dekadave te shkuara,jetes studentore,ne IKF.

  3. Kol Tivari says:

    Vasil Bici ,ish futbollist e trajner,e humbi reputacionin ne kohen e qeverisjes se korruptuar te Sali Kurve Berishes. Nje klysh kurve e bythlepires Aleksander Frangaj,njeri pa karakter e b,,,q,,,ire nga Shen Kolli i rekrutoi
    keta servile e degjenerata,si Bici, Frroqe Cupi, Armand Shkerdhaku e shume te tjera monstra. Sali Kurves i duhen ne parlament deputete gangsa si Mpill Fufja,per te treguar forcen ne Parlament. Dorheqja e ketij Vasil Kurves,asht ba me urdher te Sali Plehut. Nje “Trim” si Mpilli i duhet ne salle. Hetuesia te hetoje vrasjen e Gj Gjonit,sepse ky Pfufi duhet prangosur per vrasje.

    1. Rai says:

      Po ti or Kole Tivari, mos je gja biri i kurvit, qe i ruhet sperma ne epruvete, qe te klonojne legena si ti e shume e shume te tjere.

  4. Kola says:

    Vjen era “mish dhie” ne kete emnim te Bicit.Siç duket kjo levizje asht ba me urdhen te Berishes dhe Bashes.Pse?Tash ka per ti dale” tymi” ma vone.kujdes!

  5. Miri says:

    Pa shikoni cfare e ka Aleksander Frangajn qe ta kuptoni

  6. Oemor says:

    Deri kur do te plotesohet organika e bashkise se Tiranes dhe e presidences se po na dalin shume vende te “lira” pune qe paguhen nga taksapaguesit shqiptar, rraca e keqe dhe e felliqur nuk zen akoma mend .

  7. Treviso says:

    Kjo pune duket se eshte me hile…..(seshte e veshtire te kuptohet) behet deputet nje person ne vend qe duhet te jete ne burg!!!Valle me kshu njerezish do beje perpara shqiperia ?nje vrases …… nje analfaber……nje gangster…… Behet deputet?

  8. Lezhjani says:

    Turp per PD qe fut Fufin ne parlament, Kane vrare nje njeri te pafajshem. Sali Berisha te qifsha fisin edhe Ty ne bythe………….b

  9. Lucianoooo says:

    Kusheririt I pare i Sandrit ,asht ba me urdher te kriminelit Sali Rame Berisha ,do ti bajme nje vrasje spektakolare kriminelit Sali me lulushin Vdekje Fashizmit ‘

  10. ardjani says:

    ne qiarkun e Lezhez … a ke “Pirol”,”Pirolt” e mi te vjeter!!
    Keta jane te gjithe zagar Pazari qe shoqeria i hjedh vete ne kohen e duhur nga koshi i plehrave.
    eshte i shprehje andej nga neve: “Ja kane ba “bete” te shkretit Pal Shkarretit ”
    Megjithate, eshte ma mir per ate njeri qe eshte terhequr, sepse keta njerez qe nuk kan “Potere”, thoshte Andreoti: “i consumon poterja” – keshtu qe, mund te jetoje, i shkreti Pal Shkarreti.

    1. beni kurbin says:

      o ardian ca fol cazzate skuptohet ca po thua

  11. Duhet nxjerre nje ligj per keto kurvat qe mashtrojne popullin me marjen e votes si njerez te mire e te zgjuar
    Dhe nga ana tjeter bejne pazare me kriminela per shitjen e mandatit
    Ca eshte me e keqja e lejon ligji ktu ska ku te vej me por akoma me keq sdonte te punonte si deputet I lezhes por donte te punonte si drejtor I sportit
    Pra ne shqiperi ska fund e keqja lulezon ne cdo cep

  12. Bazarhesap says:

    Kaur drejtus I klubit Tirona,katastrof e vertete!!!

  13. beni kurbin says:

    ore e kane kerzenuar u terhiqu o do te vrasim…fufet vetem forzen respektojne…por edhe ktyre do ju vij fundi…..ilir meta duhet te baje cmos te arrestoje mhill fufin me vellain e kushen e vete se kane vrare ne bashkpunim te shkretin simpatizantin e lsi gjon gjonin e dine te gjithe…..kapeni e arrestojini se asht turp turp qe ai kriminel te jete deputet…… Ilir meta sduhet ta pranoje kte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje