Dita kur SHBA i shpëtoi katastrofës bërthamore...

21 Shtator 2013, 12:08Politika TEMA

Një bombë bërthamore prej 4 megaton ishte shumë pranë shpërthimit mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1961.

Këtë e konfirmon një dokument amerikan i deklasifikuar së fundmi.

Sipas BBC, bombat ishin në bordin e një avioni B-52, që bëri një rrotullim të pakontrolluar dhe të dy bombat ranë, ndërkohë që njëra nisi procesin e shpërthimit.

Qeveria amerikane e kishte pranuar aksidentin më parë, por kurrë nuk u bë publik fakti se sa afër shpërthimit ishte bomba.

Dokumenti i siguruar nga gazetari Eric Schlosser, sipas Aktit të Lirisë së Informimit, sjell detajet.

Schlosser i tha BBC-së se një shpërthim i tillë do të ndryshonte rrjedhën e historisë.

Aeroplani po bënte një fluturim rutinë kur nisi që të krisej mbi Karolinën e Veriut më 23 janar 1961.

Ndërkohë që avioni po çahej, dy bombat u lëshuan mbi Goldsboro.

Njëra ra në tokë e pashpërthyer.

Por e dyta nisi procesin e shpërthimit, duke supozuar se ishte lëshuar mbi një shënjestër armike.

Vetëm defekti në një çelës të tensionit të ulët e shpëtoi Amerikën nga katastrofa, tregon Schlosser.

Bomba ishte rreth 260 herë më e fuqishme se bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki.

Aksidenti ndodhi në kulmin e Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA, një vit përpara krizës së raketave në Kubë.

Ka pasur spekulime në lidhje me këtë ngjarje që kur u publikua një libër në vitin 19671 nga ish- shkencëtari qeveritar, dr.Ralph Lapp.

Dokumenti i publikuar së fundmi është përgatitur nga shkencëtari i qeverisë, Parker Jones, që ka qenë përgjegjës për mekanizmat e sigurisë të bombave bërthamore.

“Vetëm një çelës i voltazhit të ulët i teknologjisë dinamo qëndroi mes Shteteve të Bashkuara dhe katastrofës,” shkruante Parker.

Deri më tani nuk ka pasur koment zyrtar për këtë dokument të sapopublikuar./ep

18 komente në “Dita kur SHBA i shpëtoi katastrofës bërthamore…”

  1. ardiani says:

    Po cna qenka kjo siguri amerikane ki bombat u transportokan ne rruge ajrore e jo tokesore? Siguria e larte amerikane ku tjetei hyn e vret 12 marinsa ne baze ushtarake. E duan te pushtojne sirine e afganistanin kta.na jane bwre si ato filmat me rambo e cuck norris.

    1. juve4ever says:

      ik ore spurdhjak do flasesh per Ameriken t, Amerika te gje e ke lare bythen ti apo jo sot, ka teknollogji,,

      1. Uarda says:

        Amerika di trapin!…

  2. SHEME SHAPKA2 says:

    Per deri sa nuk ka plasur do te thote qe te gjitha te tjerat jane hamendesime…

  3. antikomunisti says:

    Herën tjetër nuk do ketë çelës…..

  4. Ramon says:

    Ata qe i prodhuan nje dite do hane kokat e tyre.

    1. juve4ever says:

      ik more spurdhjak ke goje ti flet per Ameriken,,,

  5. Une Vete says:

    Mua me ben shume pershtypje qe ky fakt qenka botuar qe ne vitin 19671.

  6. mergim tari says:

    Jane shkrime per te terhequr vemendjen e KLLASES PUNETORE nga problemet e perditshme, nga SHTYPJA DHE SHFRYTEZIMI KAPITALLIST.

    Ti kthehemi realitetit.
    Kjo eshte si ai muhabeti qe amerikanet thone se kane vajtur ne HENE.

  7. askushi says:

    Ore nuk duhet te kete bomba fare, se dhe ai qe ika jeton me frike ne zemer. Por bota sundohet nga te pasurit, ata bile dhe gjuhen do ta ndryshonin vetem per te percmuar popullin

  8. xha temja says:

    Ata shpetuan!bomba ra te ne!

  9. ARUSHA says:

    KETO JANE PRALLA SE NE I KEMI PERJETU ATO VITE DHE NUK KA QENE PUNA KESHTU

  10. e verteta says:

    DO TE VIJ NJE DITE QE DO TE PERDOREN SE KOT NUK JAN PRODHUAR

  11. Pensionisti nga Kurveleshi says:

    Degjoni xha Baton! Nuk eshte genjeshter.Edhe sot fluturojne avione a lundrojne nendetese e anije me bomba berthamore ne bord.E nuk eshte as rasti i pare. Ne ate luften berthamore qe pergatitej vet dy superuqite, mes te tjerash, u ruheshin edhe dy faktoreve rastesore qe mund te sherbenin si shkak per shperthimin e nje lufte shfarrosese:gabimeve teknike dhe gabimeve njerezore. Fatmiresisht pati vetem raste pa pasoja, sikurse eshte edhe ky. Po mos harroni o njerez se ato arme shfarrosese masive dhe te tjera jane ende ne duar te njerzve… Mos e pacim per pjese!

  12. malcor says:

    bomba me e rrezikshme mbetet edhe sot qe prallisim, faktori HUMAN

  13. Billy says:

    Nuk eshte ngjarje e vertete. Avionet paisen me bomben berthamore vetem me urdher te presidentit. Ai ka valixhen me kodin e leshimit te bombave berthamore. Avionet B-52 dhe B-1, gjate stervitjeve, fluturojne duke mbajur ne bord prototipe te bombave, qe ne rast aksidenti cdo gje eshte e kontrolluar.

    1. diku neper bote says:

      Jo billi ne vitet e 60 gjate luftes se ftohte avionet amerikan B52 per shkake te gadishmeris luftarake kane qene ne fluturim per 24 ore te pajisur me arsenal te vertet berthamor.E aksidenti i preshkruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje