Sajmir Tahiri urdhëron përjashtimin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos nga Garda

20 Shtator 2013, 18:33Politika TEMA

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri urdhëroi përjashtimin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos nga Garda.

“Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës, Agim Llupon. Urdhri i Ministrit të Brendshëm është mbështetur në “Kushtetutën e Shqipërisë”, ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinës”.

Me të njëjtën bazë ligjore, Ministri i Brendshëm i ka propozuar Kryeministrit të Republikës lirimin para kohe nga detyra dhe përjashtimin nga strukturat të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2011.

Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./ep

26 komente në “Sajmir Tahiri urdhëron përjashtimin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos nga Garda”

  1. enea says:

    Nuk e kuptoj cfare burrash jane keta: Mjafton te hapin gojen e te thone te verteten.

    1. Oketo says:

      O Saimir, urgjentisht shkarko nga detyra Drejtorin e Policise Burgaj se perndryshe do te ta pine lengun ! Cfare pret akoma qe e mban ne detyre kur nuk pranoi zv/drejtorin qe emerove ti si minister i rendit !!!!
      Cdo minister fillon detyren duke emeruar drejtoret jo zevendesit e tyre !!!

  2. SALI TALEBAN BERISHA says:

    LIROJINI DHE FUTINI PLUMBIN KETYRE JASHTEQITJEVE TE BERISHES

    1. N Shabani says:

      Po u liruan ata nuk e moret vesh ju? U quajt I kryer denimi per kohen qe ndejten Brenda dhe me arrest shtepie. Mos kini merak se do ti marre Bujar Nishani ne Presidence.

  3. misionari says:

    Sa Ndrea e Llupo te tjere ka Garda e Sali Berishes. Garda duhet te shkrihet dhe te ngrihet me konkurs nga e para.

  4. Shqiptari says:

    Hajt per hajer o Ndue Llesh Berisha… Ishallah po e kap sapunin qe ta shofesh kur behet prifti gomar..

  5. Argi says:

    LERI KETO TI DO TE MBULOSHE ATE INJORIMIN QE TE BERI BURGAJ. JEP SHPJEGIM NE NUK VOTUAM PER BURGAJN ,O TI NE POLICI O BURGAJ ,LERI KETO NUK I HA POPULLI KETO O TAHIR

  6. henri says:

    Mire ja u bere.

  7. emigranti says:

    z MINISTER I BRENDSHEM KETA KRIMINELE QE JU PO LIRONI DUHEN FUTUR NE BUR NJE ORE E ME PARE KETA BUSHTRA QE VRANE 4 persona me 21 janar nuk duhen lene me kete denim qesharak,,,,se perndryshe do humbisni beisimin ne popull po nuk futet ne burg SALI BERISHEN LULZIM BASHEN dhe jashteqitjet e tyre.

  8. fieraku4u says:

    VETEM KAQ, KETA DUHET KALBUR NE BURG….E MOS TE SHIKOJN ME DRITEN E DIELLIT.

  9. shiaksi says:

    keta te poshtrit e kan vendin ne burk,edhe nje her shqiptaret ,u zhgenjyen ,nga gjykata e cila eshte e korruptuar ,shpresojm se mbi kete,do te ket nji riformatim

  10. . says:

    PER KETA KRIMINELE NUK FLITET ME PER PUNE, POR RI-GJYKIM DHE BURG.

  11. ILIRET says:

    Mire Ndrea Prendi, po ai laluci Agim Llupo, si u be vegel e malokerise dhe vazhdon ti mbroje ata. Zakonisht myzeqaret jane te zgjuar dhe nuk bien kollaj viktima.
    Por ky Llupo qenka specie e trashe…

  12. ARUSHA says:

    KETA JANE VRASES SERIALE NUK KANE SI TA HAPIN GOJEN SE KANE LINDUR VRASES

  13. pelo says:

    Zoti rama, si qytetar vlonjat te bej thirrje te shkarkosh 1 here e sa me pare kete minister te paafte e aspak profasional, I cili qe diten e pare u be shok me klanin e hysni burgaj!!! Ka kane kaluar 24 ore e nuk thote publukisht pse burgaj nuk ndoqi urdhrat e tij x zevendes drejtorin e tiranes.turp!!! Do te na mbush mendjen me 2 legena qe shkarkoi sot.turp!!!

    1. Hektori says:

      Sa per informacion ti zoteri ben hyseni ka qene masha e saliut. Me firmen e ben hysenit dhe te ahmet prencit u krye gjithe fshesa e saliut ne polici ne vitin 2005-2007. Ishte gabim i madh propozimi i keti haleje ne postin e zv drejtorit te tiranes. Te pakten me anullimin e ketij vendimi u vu drejtesi ne vend.

  14. nastroja says:

    PSE KAQ ANTAGONIZMA PER TE NJEJTEN CESHTJE?

    Ilir Meta shpall “PERSONA HONOURABLE” Lulzim Bashen, ministrin vrastar qe urdheroi te qellohej me plumba prej verteti mbi protestuesit e te 21 janarit, nderkohe qe Saimir Tahihir i shpall “PERSONA NON GRATA” vartesit e tij. Ku qendron llogjika e ketyre urdherave ANTAGONISTE?

  15. bbb says:

    Tahiri i shkarkon nga detrye te premten, kurse sipas gjasave te henen presidenti Nishani do ti dekoroje Ndrean dhe Llupon me titullin e larte “Ilir Meta” dhe me urdhrin e larte “Kokelari i Demokracise’

  16. Andrea says:

    Por Ata kane qe nga dita qe jane arrestuar, ne baze te kushtetutes dhe kodit te Gardes menjehere te perjashtuar, pra eshte paaftesi te paraqitesh nje urdher per te cilin veprimi ka qene kryer me pare ligjerisht. Ne rast se ligji nuk eshte zbatuar, atehere urdheri duhet te bjere mbi personat pergjegjes qe nuk kane zbatuar ligjet dhe kodet e punes.

  17. xha temja says:

    kush ka vrare do te vritet.

  18. maji says:

    ….. akoma ne garde jan keta tipa ?

  19. mergim tari says:

    Z. Tahiri,
    Duhet t’ju kujtoj qe jeni betuar se nese nuk do te vini para drejtesise ata qe vrane dhe urdheruan 21 janarin, do te largoheni edhe si deputet.
    Tani keni mundesi edhe sepse jeni Minister i Brendeshem.

    Ne radhe te dyte. A ju kujtohet cfare ka bere HYSNI BURGAJ ne 21 JANAR.
    HYSNI BURGAJ NUK KA ZBATUAR VEPRIMIN E PROKURORISE PER TE CUAR NE PROKURORI 6 DREJTUESIT E GARDES.

    BURGAJ KA SHKATERRUAR HETIMIN ME VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET E TIJ. NUK E KUPTOJ SE CFARE JU SHTYN QE EDHE KJO FIGURE TE MOS PERJASHTOHET NGA RADHET E POLICISE. UNE E KUPTOJ QE PERJASHTIMI BEHET PASI KRYEN NJE VEPER PENALE. POR FILLIMIHS AI DUHET TE ZEVENDESOHET PASI PERBEN RREZIK JO VETEM PER POLICINE POR EDHE PER JU, PER QEVERINE, PER NE TE GJITHE.

  20. Fatmir Daci says:

    PER21 JANARIN..FAJTORE P SOC KRYESISHT KRYE ORGANIZATORI EDVIN RAMA

  21. Alice Cooper says:

    kete syrin e nxire te Ndreas nuk ekuptova dot, po te ish goditje me gur nga distanca,do te duhej te ishte plage me qepje,duket si goditje me grusht nga afer ,apo e ka bere me boje

  22. LORA says:

    Nuk me duhet asfare “shkarkimi” i llupos dhe prendit;me duhet prangosja, gjykimi dhe denimi pa meshire i kryekrimineleve te kulles se ngujimit kryeministror,qe urdheruan masakren e 21 janarit.
    Zoti Tahiri dhe e tere qeverisja jane perballe nje milion votuesve te tyre,per permbushjen e ketij prioriteti mbi prioritetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje