Lulzim Basha do trajtohet si ministër gjatë vizitave jashtë vendit

20 Shtator 2013, 15:12Politika TEMA

Lulzim Basha, kryetar i opozitës shqiptare, gjatë vizitave jashtë vendit do të trajtohet i barabartë me ministrat e kabinetit Rama.

Këtë e vërteton një memo e iniciuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dërguar të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare.

Në këtë memo, e para e hartuar nga Bushati si ministër i Punëve të Jashtme, kopje e të cilës disponohet nga Top Channel, thuhet: “Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme, udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë”.

Memoja është dërguar mesditën e datës 19 shtator 2013 dhe mban firmën e drejtorit të protokollit të shtetit Ermal Dredha.

Ndërsa paraditen e të premtes i është dërguar një letër kryetarit të opozitës Basha, ku vihet në dijeni për këtë urdhër të ministrit Bushati.

Që kjo memo të jetë e zbatueshme, i kërkohet zotit Lulzim Basha t’i vërë në dispozicion të protokollit të shtetit itinerarin e lëvizjeve zyrtare si mënyrë për mbarëvajtjen e vizitave.

Ky veprim i ministrit Bushati vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një trajtim krejt ndryshe të opozitës së re shqiptare nga ajo që opozita e shkuar mori nga Qeveria Berisha.

22 komente në “Lulzim Basha do trajtohet si ministër gjatë vizitave jashtë vendit”

  1. Sportisti pa trajnim says:

    Basketbollisti kur filloi sportin as materiale nuk i dha njeri (tutat blu, kanatjeren, breket dhe atletet) e jo me trajtim.

    Tani qe u be “magazinier klubi” kerkon bile t’i jape “trajtim” dhe lojtareve kundershtare.

    Filloi sumperdredhja.

  2. +10 says:

    …kujdes me shprehjet, Lulushka meriton trajtim si i pandehur.

  3. Faik says:

    Ha ha ha Basha do trajtohet si qeveritar. Normal, si shoku i Ilir Metes…I TAKON!

  4. shqiptari says:

    Ore ne ju’a dhame votat qe ti denoni apo t’i trajtoni si pashallare?? se spo marrim vesh gje

  5. Kacamilli says:

    Shume dakort me zotin Bushati, E komplimentoj per menyren se si e shikon ai trajtimin e shefit te opozites, por duhet ti kujtoj ministrit qe z.Basha duhet qe fillimisht te trajtojet si i barabarte me gjithe qytetaret e tjere perpara ligjit. Eshte nje person qe me funksionet e tij si minister i Berishes ka vjedhur, ka vrare dhe ka tradhetuar atdheun. Beri rrugen e kombit, u akuzua per vjedhje galopante… SHPETOI, Shiti detin duke tradhetuar kushtetuten dhe gjithe shqiptaret… SHPETOI, Vrau kater te pafajshem ne mes te bulevardit… SHPETOI. E pra zoti Bushati kemi tre vepra me tre firma te te njejtit person te cilin perpara se ta trajtoni si te vecante, duhet ta trajtoni fillimisht si te barabarte. Populli, Ne, Ju votuam per Kete Qellim, Nese nuk e beni… HAPNI KRAHUN

    1. Korabi says:

      Ne fillm kulacin,po qe se e ka ngrene vetem,kerbacin.

  6. Bravo QEVERIA says:

    Bravo qeveria …. askush te mos lejohet te beje si te doje duke shpenzuar parat e popullit.

  7. safeti says:

    Ka lezet na perfaqson denjsisht ne bot jo si ato pabuksat ministra bushati tahiri rritur me buk uj shqer i vin Lulit deri ke vendi qe ka qef klajda.

    1. alby says:

      po ti SAFET-bucja ,buken me qeverine qe kurre nuk ka pasur nje te tille.PerparaEdi ne te mire te Shqiperise e jo te Sahilisevaj e sheqer vetem per vitin e ri e haje.nga vjen ti mo dreq.mjaft mor hengren po gezoni per

    2. Korabi says:

      O Safet,s’te ka lezet
      bashke me Lulin u bet gazep
      vodhet euro,vrate shqiptarin
      dhe tashti po tallni k***

      Mos e merrni per dobsi
      po ju them se gabonI
      vendi juaj ne DREJTESI
      prandaj gjakun mos harroni

      ne se sot po e trajtojme
      Lulin tuaj si minister
      kur hetimet te vazhdojne
      s’do te kete me mister

      Ai eshte spiun serbie
      kte e dine shume kosovar
      dhe shqpitaret prej Shqiprie
      me ate nofke ”kollovar”

  8. nastroja says:

    RROFTE E KJOFTE REPUBLIKA E VRASTARIT DHE KUSARIT!

    Kjo do te thote se ministrat e Edi Rames kur te vrasin njerez te pafajshem ne bulevard si ne 21 janar dhe kur te vjedhin si te papare fonde publike si ne rrugen Durres-Kukes do te trajtohen si pushtetare te nderuar te Republikes se VRASTARIT dhe KUSARIT.

  9. Kapterri says:

    Se pari Basha duhet te trajtohet si mund ta parashikoje rregulorja ose si kryetar i bashkise ose si krytar i opozites. Nuk mendoj se po te trajtohet si minister do te jete me i respektuar. Persa kohe ne ambasadat do te jene ende te emeruarit e PD-se, nuk ka nevoje tu dergohet qarkore. Ato do ja shtrojne tapetin e kuq Bashes, se kane detyrime ndaj Sales.

    Ne rast se dilplomacia e Rames fillon me keto lloj qarkoresh, do t´ju marre m….i shalet shume shpejt.

  10. Beso says:

    Ore tranguj!
    Kjo tregon qe Edi ka klas!!
    Ai do respektohet si kryetar opozte , sa te jete i tille. Kur te veje tek 313 , do respektohet pasardhesi.

  11. Berati-Gjermani says:

    Ky rregull eshte jo personalisht per Bashen por si shef i opozites.eshte me se normale.Kush mendon te kunderten normal qe nuk ka haber nga rregullat elementare…!Ky eshte nje hap mjaft i matur dhe i pjekur.

  12. tironci says:

    kush eshte kryetari i opozites e gjetet

    1. Bang says:

      Olldelja e pra, kush tjeter

  13. Viza says:

    Une jam dakort, po veshin do ja shkulim pak ama, po beri ndonje gabim kuptohet…

  14. Perendoi Regjimi Shpellar .............. says:

    -Nuk do fluturosh dhe bredhesh me me parat e popullit … vetem me parat e tua te “pista” te rruges Durres-Kukes dhe Vrasjeve te 21 Janarit.
    -Burg, burg, burg, burg, burg ………………

  15. epson says:

    keshtu ka qen trajtuar edhe edi rama jasht shqiperis ce nga 2007 e pas pra esht nje standart i ven nga qeveria e saliut edhe kjo ska pse te prishet

  16. puf lala says:

    futeni ne burg atehere trajtojeni si vrases

  17. Po per mua c'fare di ... ? says:

    -Nuk do fluturosh dhe bredhesh me si Xhixhile Xhosefini me parat e popullit … vetem me parat e tua te “pista” te rruges Durres-Kukes dhe Vrasjeve te 21 Janarit.
    -Burg, burg, burg, burg, burg ………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje