Vizita e parë për qeverinë Rama vjen nga Italia, në tetor vjen kryediplomatja Bonino

21 Shtator 2013, 09:19Politika TEMA

Roma zyrtare duket se do të “thyejë” akullin diplomatik me Shqipërinë duke dhënë një sinjal të fuqishëm se po kthehen zhvillimet e para vitit 2005.

Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, do të jetë personaliteti më i lartë europian që do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, raporton Shqip.

Kjo vizitë është konfirmuar dje nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila njofton në lidhje me takimin e shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe ambasadorit të Italisë  në Tiranë.

Në njoftimin e MPJ-së theksohet se “ministri Bushati dhe ambasadori Gaiani diskutuan mbi vizitën në tetor të ministres së Jashtme italiane, znj. Emma Bonino, si homologia e parë që do të vizitojë Tiranën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Dy bashkëbiseduesit theksuan dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në rang kombëtar dhe lokal mes dy vendeve”.

1 komente në “Vizita e parë për qeverinë Rama vjen nga Italia, në tetor vjen kryediplomatja Bonino”

  1. mos thoni marrina says:

    S’kuptoj ne roli i mediave duhet te jete ai i zyrave te shtypit te qeverise apo opozites. jo gjithmone perfytyrimi qe keto mundohem te japin per te tashmen apo te shkuaren perkon me realitetin.
    s’duket sikur ka pasur marredhenie te ngrira midis dy vendeve po te shohesh listen e takimeve e te shfletosh marredheniet midis dy vendeve:
    http://www.ambtirana.esteri.it/Ambasciata_Tirana/Menu/I_rapporti_bilaterali/Cooperazione_politica/Incontri/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje